| E marte, 20.11.2018, 06:39 PM |
DESHIROJNË TË NA INJOROJNË TË INJORUAR DUHET TË JENË…!
Nga Reshat Nurboja
Servilizmi e nënshtrimi i pakufishëm i Kosovës ndaj faktorit ndërkombëtar po dëshmohet se është i tepert e kundër interesave të shtetit tonë, andaj ka ardhë koha kur KOSOVA duhet të filloj të ndërpres çdo bashkëpunim me ato institucione ndërkombëtare që nuk e pranojnë Kosovën si pjesë të tyre...E kjo duhet filluar me ngrirjen e çdo bashkëpunimi me INTERPOLIN…
Dikujt kjo mund të dukët si patetizëm e postim populist e patriotik të cilit i ka kaluar koha, por e kanë gabim...! Kosova duhet të i tregoj së pari vetit e pastaj edhe të tjerëve se vertet është shtet i pavarur dhe si e tillë di dhe do të veproj, përndryshe nga çdo shtet proserb do të nënçmohet, injorohet e demtohet...!
Kuptohet se me Ameriken, Britaninë e Madhe. Gjermaninë dhe Austrinë duhet të kemi raporte të veçanta si shtete tradicionalisht mike të shqiptarëve...Me të tjerat shtete, duhet të e promovojmë dhe zbatojmë maksimen: dojnë mirë,nga ne, edhe mirë do ta kenë, dojnë keq, keq do ta kenë, deshirojnë të na injorojnë të injoruar do të jenë...! Nuk jemi aq të dobët si shtet e si popull sa që të gjitha padrejtësitë e evropës duhet të i durojmë e përbijmë…Këtë Evropa e bota e di, Serbisë I është dëshmu, por për fat të keq po dukët se Kosova këtë ende nuk e ka kuptu ose nuk po don me e kuptu…!
Mos t’i harrojmë vargjet e të madhit Gjerg Fishta:
Uh! Evropë, ti kurva e motit!
Që i re mohit, besës së Zotit!
Po, á ky asht sheji i qytetnisë?
Me da token e Shqypnisë,
Për me mbajt klyshtë e Rusisë?
Këto vargje diskrete të zemërimit dhe pezmit, Fishta i kishte deklamuar si shqiptar, si pjesëtar i një kombi që po viktimizohej dhe po sakrifikohej për interesat e sllavëve dhe grekëve të Ballkanit...!