E diele, 22.12.2024, 11:06 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Helmimi i gjeneratës tjetër!

E merkure, 08.08.2018, 06:33 PM


Grerëza e vjetër dhe helmimi i gjeneratës tjetër!

Nga Dedë Preqi

Përshkak të politikës së njëjtë dhe të pa tjetërsueshme, që lidhet me idelogjinë e miteve të vjetra dhe të qelbura serbe, që në këto therrime dhe rrethana frymëzohet akoma dhe gjejnë mbështetjen edhe gjenerat e sotme politike në Serbi.

Zhvillimet e marrëdhënieve me palën shqiptare, do të ishin të një karakteri që nuk përcaktojnë dhe definojnë konkretizimin pozitiv të kësaj çështje, kur nuk vijnë në pyetje përcaktimet parimore, fqinjësore dhe njerëzore, që do të hynte në rend edhe kërkimfalja e Serbisë, ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.

Sepse burimin dhe dhe rrjedhën e këtyre çasjeve e ka helmuar e kaluara e saj dhe nuk do klorizohet kurrë në vijën e këtij bashkëveprimi, pa e gjetur SIRUMIN  e nevojshëm, për ta shëruar këtë sëmundje të vjetër, diagnozën e së cilës do ta kishte në dorë vetë Evropa, apo një forcë e fuqishme ndërkombëtare, që do ia dredhonte “bligën”.

Poashtu, nuk mund të pohohet edhe bashkëpunimi si dhe marrrëdhëniet e ndërsjella në mes këtyre dy vendeve, nëse çështja e zgjidhjes së nyjës së këtij problemi, nuk përvijohet nga serioziteti i BE-së, duke marrë parasysh vërejtjet dhe diciplinimin e palës serbe, si palë akuzuese e të bëmave dhe gjenocidit që shkakëtoj ndaj popullatës shqiptare.

Përshtypja ”paqësore”, të cilën pala serbe po e prezenton si model në vete para botës, nuk do e mohon askush se po i afrohet karakterit të një lufte tjetër të mundshme, ku trazirat në mes këtyre dy popujve janë të atij niveli, si dhe nga porosia që vie nga  udhëqja  shtetërore e Serbisë, duke dhënë urdhëra  popullatës serbe në veriun e Kosovës, kur duhet të demostrojnë, apo të mos demostrojnë në këtë vend.

Serbia dhe shteti i saj është plot me krime të lloj-llojshme, që rrjedhojën e kanë nga popullata e vendit dhe burimi i llojit të tillë është autokton që ka zënë rrënjë me kohën dhe politikën aktuale, pastaj ky vend ka edhe plot obligime të tjera ndaj popullatës së vet, të cilët kanë vërejtje dhe kritika të panumërta, që do të rrezulltojnë me parime të mangëta dhe prosperitetin e kësaj popullate.

Ndërsa, sot politika shtetërore e këtij vendi në krye me Vuçiqin dhe bagazhin e tij udhëheqës, mirren me çështjen e perënduar të Kosovës, dhe popullatën serbe të veriute të këtij vendi e ka bërë vegël të politikave ditore,  e cila do të ishte në dëm të ardhmërisë së këtij populli, duke mbetur as andej dhe as këndej...

Politika e kryetarit  Aleksandër Vuçiq dhe e shtetit të Serbisë, po sillet në vend, e cila fare pak ndryshon nga politika e Millosheviqit, vetëm edhe do t’ia kalonte të parit me disa tipare poltike, nga se Millosheviqi e kishte model fjalimin dhe agresivitetin para masës, duke dhënë urdhëra dhe kërcënime ndaj popullatës jo serbe, veqanarisht asaj shqiptare.

Ndërsa ky i dyti është zë vogël, por agresivitetin ndaj shqiptarëve e mbanë përbrenda dhe e përballon që të shpërthejë. I pari e kishte princip të vlojë menjëherë me agresivitet, të dytit i vlojnë djersët bashkë me nervozitetin, i cili me mjeshtëri i përvetëson kundërshtarët e jashtëm, por edhe kundërshtarët e vet politik të brendshëm.

Por, ajo që është karakteristike në mes këtyre udhëheqësve, Millosheviqi, popullin e vet e futëte menjëherë në front, duke e mobilizuar me fjalime, me urrjetje dhe me armatime, ndërsa Vuçiqi, popullin e vet e ruan dhe mbronë në një farë mënyre, por edhe ky përmes mjeshtrive të tij dinake i ndez fitilat, përmes presioneve psikologjike, duke i nxitur dhe mobilizuar popullatën, që të jenë të gatshëm të dalin në front, në shenjë hakmarrje ndaj shqiptarëve, duke i përdorë edhe si vegla politike për të dominuar në udhëheqjen e shtetit serb.

Si do që të jetë politika e Serbisë, ndaj politikave dhe marrëdhënieve me Kosovën, do të ndryshonte sipas modelit dhe të ardhmës Evropiane, sikur mos ta ushqente dhe helmonte politika e Putinit, e cila po ia rritë dozën e kryeneqësisë dhe lojalitetit me BE-në, me qëllim të destabilizimit dhe favorëve të saj për ti futur hundët në këtë pjesë të Ballkanit perëndimor, duke prekur Malin  e Zi, Maqedoninë, si edhe Kosovën.

Në Serbi, akoma nuk ka guximtar, real apo udhëheqës të drejtë, që do të dilte në përkrahje të të drejtave të shqiptarëve, apo të pranonte krimin dhe të kërkonte falje për gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë, sepse i kaplon frika e “shtrigave” që do t’ua përpinte jetën, edhe pse e dinë se janë fajtorë të shumë krimëve.

Kjo Serbi është e vetëdijshme që do i helmojnë edhe gjeneratat e reja, duke ua trashëguar format më të ulëta të shoqërisë njerëzore, sidomos gjelozinë dhe urrejtëjen ndaj popujve jo serb, veqanarisht ndaj shqiptarëve, si bazë e të ardhmës dhe zhvillimit të tyre në demokracinë bashkëkohore, duke synuar edhe në familjen evropiane.

Kosova e ka vështirë ta tejkalon edhe këtë sfidë me politikën e Serbisë, jo për shkakun e drejtpërdrejtë të shtetit serb, por për shkakun e politikave të gabuara dhe pasive të kosovarëve, të cilët nuk janë serioz në politikën e shtetit dhe udhëheqjen me popullin e vet.

Këtu hasim në politikaj lojal, në njerëz të dyshimtë dhe të korruptuar, në njerëz me akuza të rënda për krime gjatë luftës dhe pas luftës, të cilëve u shtohet mandati në udhëheqje qeveritare dhe të cilëve nuk mundet asnjë gjykatë t’ua ndërprejë rrugën e tyre.

Kosova dhe shteti i saj, ka nevojë për një transformim të plotë në kuadrin e saj ekzekutiv dhe udhëheqës, që do të thotë, komandantët dhe krahu i luftës të pushojë në këtë vend, përndryshe do të mbetëmi në mëshirën e atyre që po i akuzojmë...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora