Mendime
Nue Oroshi: Projekti i papërfunduar i Gjergj Kastriotit
E hene, 30.07.2018, 05:28 PM
Fjala e mbajtur nga Mr.sc.Nue Oroshi në sesionin Shkencor të mbajtur në Lezhë më temën ’’Gjergj Kastrioti -Skënderbeu Heroi Kombëtar i Shqiptareve’’ më, 28 Korrik 2018.
Të nderuar pjesëmarrës ;
Të nderuar studiues dhe studiuese nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora e madhe atdhetare;
I nderuar kryetar i Bashkisë së Lezhës Heroike, zotëri Franë Frrokaj;
Ne shqiptarët kudo që gjindemi jetojmë dhe veprojnë nëpër të gjitha Trojet Arbërore Këtë vit kemi një festë të madhe kombëtare pra,kemi 550 vjetorin e heroit tonë më të madhë shqiptarë gjatë gjithë historisë sonë. Kemi kalimin në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, politikanit, luftëtarit, strategut dhe burrshtetasit të shtetit shqiptarë . Toka arbërore është një tokë ku në qiellin, dheun, detin dhe ajrin e saj janë të gërshetuara kryqëzimet histroike në mes të perëndimit dhe lindjës dhe këto kryqëzime historike ka shumë shekuj që janë duke bërë luftë me njëra- tjetrën se kah duhet të shkoj orjentimi i shqiptarëve në shekujt e ardhshëm.
Këto kryqëzime historike në mes perëndimit dhe lindjës edhe sot e kanë një luftë të pashpallur me njëra -tjetrën, ku në një anë kemi konceptin e orjentimit kastriotas apo konceptin perëndimorë të orjentimit të shqiptarëve kurse nga ana tjetër e kemi konceptin lindorë i cili shpeshherë me veprimet e nëntokës së saj është duke i dëmtuar deri në palcën ashtërore Trojet e Arbrit. Në këtë fjalë të hapjes së këtij seisoni shkencor nuk do të flasë për historinë e heroit tonë Gjergj Kastriotit sepse këtë do ta thoni ju të ndëruar gjatë prezentimit të studimeve që do t’i bëni, por lufta kombëtare që ka bërë Gjergji i Kastriotëve është pranuar nga të gjitha shtetët perëndimore dhe në këtë periudhë kohore (1443 -1468) ka qenë edhe udhërrefyese për shumë shtete të Evropës mesjetare se si duhet luftuarë për pengimin e dominimit të aziatizmit në tokat shqiptare.
Betejat e fituara të Gjergj Kastriotit kundër dy sulltanëve më të medhenj të kësaj perandorie pikërisht kur kjo perandori ishte në fazën më të madhe të lulzimit tregon qartë se Gjergj Kastrioti kishte një strategji që rrallë ndonjë prijës mesjetarë e kishte.
Lufta Kastriotase ishte dhe mbeti një luftë shembull se si vdiset për moslenjen e atdheut në robëri, se si është e mundeshme të bashkohën prijësit shqiptarë në një flamur të përbashkët, dhe këtë verpim uniteti nuk e kishte arritur asnjëherë asnjë prijës i Principatave shqiptare me herët. Kastriotizmi si koncept kombëtarë dhe politikë është mbetur i gjallë dhe vazhdon të jetoj edhe me tutje në Trojet e Arbrit për kundër faktit se gjashtë shekuj robëri aziatike dhe karpatiane e kanë bërë të vetën dhe mos të habitemi edhe në këtë 550 vjetor kur degjojmë zëra apo krrokama shpirt shiturish apo tregtarë flamujsh që nderrojnë lekurën ,gjuhën dhe kombin sa herë t’iu afrohet një grushtë monedhash.
Të nderuar të pranishëm,
Sot, Shoqta ’’Trojet e Arbrit ’’ mbanë sesionin e 15 të rregulltë shkencorë pikërishtë në Lezhën heroike dhe të 17 sesion shkencorë ku ka mbajtur edhe 8 akademi shkencore duke botuar deri me tani 16 vepra enciklopedike të historisë shqiptare me 10055 faqe material shkencorë, ku me punimet e tyre gjatë këtyre 14 viteve kanë botuar mbi 300 studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.Por të flitet për 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe të mos mirrët asnjë iniciativë konkrete nuk është e ndershme për fisnikërinë e Gjeneratës tonë që do të na ndien për ligësi gjeneratat e reja që do të vijnë pasë nesh.
Prandaj sot në emër të 150 intelektualëve të Shoqatës ’’Trojet e Arbrit’’ kam dy propozime. Pasi që Prizreni njihet historikisht si qytet ku ka qenë qendra e zotërimeve të Kastrioteve dhe ponjashtu njihet edhe fakti historik që Gjergj Kastrioti -Skënderbeu pasi që ishte kthyer përfundimisht për t’i sherbyer atdheut nga Beteja qe ishte zhvilluar në afërsi të Nishit në mes të Perandorisë Osmane dhe Janosh Huniadit ,Gjergj Kastrioti me besnikët e tij luftëtaret shqiptarë kishte kaluar nëpër Fushën e Kosovës dhe disa ditë kishte qëndruar në Kalanë e Prizrenit pastaj kishte kaluar në Dibër dhe ku përfundimisht ishte kthyer në Krujë.
Propozimi i parë është që në Kalanë e Prizrenit të ndërtohet Muzeu Kombëtarë me emrin ” Gjergj Kastrioti- Skënderbeu’’.Kurse propozimi i dytë është që në pjesën e qytetit të Prizrenit, duke filluar nga Shadërvani e deri tek porta e Kalasë së Prizrenit aty ku është vendi me i përshtatshëm që ta sheh të arsyeshme Këshilli Organizues që do të formohet mënjëherë pas përfundimit të këtij sesioni shkencor të vendosët Lapidari i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
Këtë e ndihmon edhe më shumë fakti se tri qendrat shqiptare: Tirana,Prishtina dhe Shkupi e kanë Gjergj Kastriotin Skënderbeun në qytetet e tyre por kanë mbetur të shkapërderdhura nga njera- tjetra në mungesë të një lapidari të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren.
Bartëse e këtij projekti kombëtar do të jetë Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë ’’Trojet e Arbrit ’’ dhe menjëherë pas përfundimit të këtij sesioni shkencor do ta fillojmë konkretizimin e realizimit të këtij projekti kombëtarë.
Të nderuar pjesëmarrës, zonja dhe zotërinjë;
Në fund të këtij sesioni shkencor ku janë të mbledhur studiueusit shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare i uroj punë të mbarë. Kombi nuk ndërtohet vetëm duke punuar dy orë në vit por ndërtohet duke punuarë cdo ditë e nga shumë.
Uroj që projekti i papërfunduar i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut për një Arbëri Etnike të realizohet shumë shpejtë dhe ky projekt realizohet vetëm atëherë kur ne shqiptarët kudo ku jemi ta çlirojmë vetvetën nga mendimet e gabuara të së kaluarës, por të krijojmë mendimin dhe veprimin intelektualë shqiptarë ku me një projekt të përbashkët kombëtarë pa dallim feje, krahine apo ideje ta bëjmë Arberinë Etnike në një shtet të përbashket ku i thuhet bukës -buk e ujit- ujë.
Na u priftë e mbara!