E hene, 30.12.2024, 05:07 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Reposhi -vëllau i Skënderbeut - Duka Ilir

E hene, 23.07.2018, 06:22 PM


Reposhi  - vëllau i Skënderbeut  -  Duka Ilir

Nga Fahri Xharra

(Mali i shenjtë i Atit (Athos) – dy foto ekskluzive)

Vendi ku është varrosur vëllai i Skënderbeut, Reposhi Duka ILIR 1431 (»???????? ?? ???' ????? ?????', ?????' ????????, 6939«(1431. ???.).

Miq të nderuar, qëllimi këtij postimi është që më në fund të binden ata  që me qëllim apo pa te, mundohen të na mbushin mendjen që Gjergj Kastrioti ishte serb. Kjo vlenë edhe për serbët  të cilët kohëve të fundit po shkruajnë me të madhe ate që disa “ studjues shqiptar “ po  e përdhunojnë të vërtetën shqiptare. Kjo vlenë edhe për hoxhallarët e shitur dhe mendje lehtë që edhe ata t`a dinë që Gjergji i biri Gjonit si dhe Reposhi, vëllai i Gjonit dhe i biri i Gjonit ishin shqiptar ( edhe më shumë  se kjo, ishin ilir )

Në burimet serbe i gjeta këto dy foto shumë me vlerë, të cilat iu mbyllin gojën qoftëlargëve shqiptar, që të dy fotot janë dokumente nga Mali i shenjt Atos, në Greqi.

Fotoja lartë : Vendi ku është varrosur vëllai i Skënderbeut, Reposhi Duka ILIR 1431 dhe e shkruar në gjuhën e vjetër sllave ( jo serbe ):” (»???????? ?? ???' ????? ?????', ?????' ????????, 6939«(1431. ???.).

Fotoja tjetër ku shihet vendimi i blerjes së tokës për ndërtimin e Pirgut shqiptar

“ Akti i dytë i Hilendarit 1426” ,  Urdhëresa e Gjon Kastriotit ( i ati i Skënderbeut )”

“Mali Athos është një tokë prej afro 400 km², ku femrat nuk mund të shkelin. Në veri të Greqisë, i shtrirë në detin Egje, e ku maja më e lartë është 2033 metra, ky vend ka afërsisht vetëm 1500 banorë. Me një ndryshim, banorët janë murgjër që jetojnë në 20 manastire të fesë ortodokse, të vendosura aty që prej shekullit X.

Kjo botë irreale, ku nuk ka nëna, teze, halla, motra, ku kalendari është ai i Jul Çezarit, ku ora ka mbetur si në kohën e Bizantit e mesnata përkon me perëndimin e diellit, ku elektriciteti funksionon në çdo manastir me gjeneratorë, e ku banorët janë vegjetarianë, i është përkushtuar tërësisht lutjes dhe devotshmërisë së zotit; andaj quhet ndryshe Mali i Shenjtë”.

Vendi administrohet nga një guvernator civil, i emëruar nga shteti grek.

“Në një bisedë me profesorin B.Bojoviç, të Shkollës së lartë të studimeve në shkencat shoqërore në Paris ( EHESS), i cili e kishte vizituar Malin Athos para disa vitesh, më tërheq në fillim një ngjarje e vogël, që do të më shërbejë më pas si nyje për vlerat historike e ikonografike që paraqet ky vend për Shqipërinë. Ai më tregon se në vaporin që merrte për të shkuar në Malin Athos, hyn në bisedë me një punonjës të rendit, kontrollues i lejeve të vizitave, i cili e pyet se « ç’do të thotë të jesh shqiptar?  Sepse të gjithë e quanin « shqiptar », për arsyen që vinte nga Greqia e Veriut, e sepse ai ishte « qimekuq », tipare që nuk përngjanin me banorët përreth. « Unë nuk e di se çfarë ka të veçantë të qenit shqiptar, ia pret ai, por një gjë është e sigurt, muzika rumune, sllave, shqiptare, është e njëjtë, e më përket ».

E pikërisht në Malin Athos, më tregon më pas profesori Bojoviç, ndodhet «Pirgu shqiptar », kulla shqiptare në manastirin e Hilandarit, të cilin ai e kishte vizituar. Mësoj që i ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, bleu në shekullin XV pirgun e Shën Gjergjit, i njohur me emrin «Pirgu shqiptar», ku Gjon Kastrioti ka jetuar me një nga djemtë e tij, Reposhin. Mësoj në të njëjtën kohë që Manastirit të Hilandarit babai i Skënderbeut i dhuroi dhe dy fshatra nga pronat e tij.”

Në paragrafin « Shteti i Gjon Kastriotit », shkruhet : «Kështu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, që gjendet në brigjet e detit Egje. Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta në rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar), dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431 ».

Pse e botova këtë shkrim , sepse i ka dy foto shumë interesante që gjenden vetëm në burimet serbe :

“ Akti i dytë i Hilendarit 1426” ,  Urdhëresa e Gjon Kastriotit ( i ati i Skënderbeut )

Republika autonome e Malit Athos vazhdon të mbetet e shkëputur nga bota. Por pasuritë etnografike të ikonografisë ortodokse peshojnë.

Në brendësinë e një forme tjetër të kërkimit shpirtëror, në qetësinë e murgjërve që vështrojnë njëri-tjetrin, shpresoj që një ditë të shkel; shpresoj të vizitoj gadishullin e thepisur e pa dyshim, « Pirgun shqiptar »

Fahri Xharra,19.07.18

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora