Mendime
Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martinaj)
E shtune, 28.04.2018, 05:51 PM
Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martinaj)
(2 Maj 1999)
Nga Prof. Hilmi Saraçi
(Këto ditë, pikërisht me 2 Maj 1999, mbushen 19 vjet nga masakra serbe e Studimës (Martinaj). Kjo masakër ishte njëra ndër masakrat serbe ma të mdha në Kosovë ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Duke përkujtuar këtë masakër, këtë tragjedi të popullit tonë (2 Maj 1999) do të shohim fatin tragjik të banorve në këtë hapsirë kohore ku brenda një nate u vranë dhe u masakruan 116 pleq, burra, të rinjë,të reja fëmijë, gra , pleq e plaka, të sëmurë- të pafajshëm nga dora kriminele serbe, vetëm pse ishin shqiptarë. Prandaj me rastin e këtij përvjetori të hidhët dhe tragjik , si gjithëherë, e konsiderova të udhës që ta ribotoj edhe kësaj radhe këtë fragment nga Libri (im) “Masakrat serbe në komunën e Vushtrrisë (1998-1999)” me qellim që të përkujtohet gjithmonë dhe të mos harrohet kurr...)
Në
rrethimin e hekurt të armikut serbe
Lodhja, frika dhe trishtimi kishin përthekuar tërë qenien e banorëve. Memzi
lëshonin zërin e shterur. Pritnin çdo moment se çka do të ndodhë me ta. Armiku
serbo-çetnik kishte arritur dhe kishte përthekuar turmën e madhe të banorëve.
Policia dhe paramilitarët kishin ardhur nga disa drejtime dhe pritnin momentin
e fillimit të vrasjeve dhe të masakrimeve të banorëve të grumbulluar…
Si të mos rrëqethet trupi i njeriut? Kur vijnë lajmet se serbo-çetnikët, jo
vetëm Melenicën, që e kishin djegur dhe shkatërruar pas luftës me UÇK-në, por
kishin djegur dhe shkatërruar edhe shumë fshatra të Shalës dhe kishin vrarë,
kishin masakruar, kishin përzënë banorët nga shtëpitë e tyre, nga vendlindja e
tyre. Lufta e ashpër në Melenicë dhe tërheqja e UÇK-së popullatën e arratisur
nga vatrat e tyre e kishte frikuar për së tepërmi. Paramilitarët çetnikë dhe
ushtarët serbë do të vijnë shpejt, do të na vrasin të gjithëve – thonin pa nda
njerëzit. Prandaj, detyrohen të marrin rrugën tjetër, të mësyjnë në drejtim të
Studimes së Epërme në fillim, e më vonë në drejtim të Vushtrrisë, më shpjegon
Bel Gërgjaliu. Në këtë rast ishin tubuar dhe bisedonin shumë njerëz nga kjo
turmë e madhe. Si të veprojnë? Sa është e mençur të qëndrojnë nëpër male, nëpër
këto kreshta që ishin shkallmuar dhe varfëruar? Si të lëshohen për në qytet, në
Vushtrri? Të dorëzohen ?!…
Ishte data 1.5. 1999, tregon bashkëbiseduesi im, Bel Gërxhaliu, që edhe ai me
masën e gjërë kishte mësyrë dhe kishte ardhur në Studime të Epërme – ishte
kthyer nga Sllakofci (Gryka). Në këtë fshat veç kishin vërshuar grupe të tjera
të banorëve nga të gjitha anët: nga Artakolli, Drenica, Llapi, Shala etj., të
cilët kishin marrë rrugën e arratisë dhe përpiqeshin të gjejnë shpëtim, si të
gjithë bashkëkombasit e tjerë…
Ishte mbrëmje. Natyra kishte filluar ta ndërrojë, ta ndryshojë pamjen e vet.
Terri kishte lëshuar krahët dhe kishte përthekuar këtë hapësirë. Ishte data
2.5.1999. Çdo gjë duket e errët. E zymët. Edhe natyra. Edhe njerëzit ishin
errësuar, ishin kacavjerrë në fytyrë, ishin molisur: në trup, në shpirt, në
mëndje – memzi qëndronin në këmbë. Lodhja, frika dhe trishtimi kishin
përthekuar tërë qenien e tyre. Memzi lëshonin zërin e shterrur. Pritnin çdo
moment se çka do të ndodhë me ta. Disa të dalluar nga turma që u shkonte fjala
edhe më herët në qytet dhe rrethinë, kishin propozuar që turma e njerëzve të
lëshohet për Vushtrri me një flamur të bardhë…Këtë iniciativë nuk e kishin
pëlqyer disa burra të pranishëm, por mëgjithatë kishin vepruar ashtu siç kishin
propozuar “disa të dalluar”…
Armiku serbo-çetnik veç kishte arritur dhe kishte përthekuar dhe shtrënguar
këtë turmë të madhe të banorëve, këtë hapësirë… Policia serbo-çetnike kishte
ardhur edhe nga drejtimi i Gojëbules. Më parë kishte djegur dhe shkatërruar
fshatrat Sllakofc, Ceceli, Skoçnë, Kurullovë, Tërllabuq… Ishte nisur dhe kishte
rrethuar fshatin Studime e Epërme, ku ishin të përqendruar turma e madhe e
banorëve, duke përthekuar me rrethojë të hekurt të gjithë banorët e grumbulluar
në këtë hapësirë. (UÇK-ja nuk ishte e pranishme. Kishin shkuar në pozicione të
tjera. Sigurisht në mesin e kësaj turme të madhe ishte e pamençur të zhvillojnë
aksionet e tyre luftarake).Dikur policia serbo-çetnike hynë në turmën e
njerëzve dhe fillon aksionin e tyre…
Rrjeshtimi
në kolonë, drejt vdekjes
Me automatik të drejtuar
në turmën e banorëve duarthatë çirreshin, britnin, shanin- ulurinin si bishat e
çartura dhe urdhëronin që të radhiten në kolonë, të mësyjnë drejt qytetit të
Vushtrrisë. Turma e madhe e banorëve kishin përthekuar natyrën e mbushur me
errësirën e vdekjes… Memzi lëshonin zërin e shterur. Pritnin në çdo moment se
çka do të ndodhë me fatin e tyre…
Me automatik të drejtuar në turmën e banorëve çirreshin, bërtitnin, shanin –
ulurinin si bishat e çartura dhe urdhëronin që të radhiten në kolonë, të
mësyjnë drejt qytetit të Vushtrrisë. Qerret me kuaj, traktorët, njerëzit,
vargisen në kolonë për në Studime të Poshtme, në drejtim të qytetit –
Vushtrrisë. Forcat policore serbe më parë vrasin disa kuaj, praptojnë disa
traktorë në përrua, i qëllojnë me plumba gomat e tyre. Turma e madhe e banorëve
(ishin më tepër se pesëdhjetë mijë) që kishin ardhur nga të gjitha pjesët e
kësaj hapësire dhe kishin përthekuar natyrën e mbushur me errësirën e
vdekjes…Nuk dinë çka do të ndodhë me ta në këto çaste. Ishin të humbur dhe të shkatërruar…
Banorët gjithnjë vërshonin si lumi i gjatë, i pafund. Sa tmerr ishte për të
parë këtë lumë, këtë det të madh njerëzish! Dëgjohen: klithma, britma, vaji dhe
zëri i fëmijëve, lutjet, gjëma e të sëmurëve që memzi kishin zënë një vend në
qerren me kuaj, në traktorin me goma të shpuara nga plumbat. Këmbë duke ecur si
të vdekur në kolonë…
Por, si të shkojnë? Si të qëndrojnë?...
Po shkojmë në gojë të ujkut – thonin disa pleq që kishin përvojë të hidhur me
shkaun, sepse siç po shihet, asnjë të gjallë nuk do të na lëshojnë. Shkau ka
vendosur të na çfarosë – komentonin disa të tjerë… Secili priste se çka do të
ngjajë. Forcat policore-ushtarake dhe paramilitare veç kishin zënë shteqet,
këndet e rrugëve, kishin bërë planin e tyre çnjerëzor dhe kriminel dhe prisnin
banorët që rreshtoheshin në kolonë, të lodhur, të uritur, të frikësuar, në gojë
të tyre…
Hapësira
e mbuluar me errësirën e vdekjes
Retë e zeza kishin
shtrënguar hapësirën, qiellin mbi fshat. Filloi të pikojë shiu, që nëpër këtë errësirë
nuk dallohej a janë pika shiu, apo pika lotësh që rrokulliseshin në fytyrat e
njerëzve, fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve, plakave, të sëmurëve… Ky shi
ishte i ftohtë, akull si vdekja që të ngrin trupin… Tani vdekja kishte filluar
të trokiste në kraharorin e tyre…
Mbrëmje. Në të dy anët e fshatit Studime e Poshtme (Martiraj ) lëshohet terri i
zi, terri i vdekjes. Ngadalë vinte duke përthekuar tërë hapësirën: luginën dhe
përroin që rënkonte, gjëmonte së bashku me rrënkimin, gjëmën e njerëzve. Retë e
zeza kishin shtrënguar hapësirën, qiellin mbi fshat. Filloi të pikojë shiu, që
nëpër këtë terr nuk dallohej: a janë pika shiu apo pika lotësh që
rrokulliseshin në fytyrat e njerëzve, fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve,
plakave, të sëmurëve… Ky shi ishte i ftohtë, akull. Ishte si vdekja që të
ngrinë trupin. Ajo (vdekja) trokiste, tingëllonte zëshëm në këtë hapësirë, në
këto momente, në zemrat e njerëzve…
Edhe bashkëbiseduesi im, Bel Gërxhaliu, me traktor, me familje ishte nisur në
këtë drejtim: Studime e Poshtme – Vushtrri dhe vazhdon rrëfimin e tij tmerues
për masakrën që ishte bërë në fshatin e tij – Studime e Poshtme (Martiraj), ku
nga dora kriminale serbo-çetnike vriten dhe masakrohen: fëmijë, të rinj, burra,
gra, plaka, pleq të sëmurë, të cilët me qerre kuajsh, traktorë (treqind deri
katërqind traktorë të cilët armiku i djeg, i shkatërron në fund) kishin marrë
rrugën dhe lëshoheshin për Vushtrri. Në krah të tyre paralel me turmën e
banorëve, policia serboetnike qëndronte dhe urdhëronte që të mos e lakojnë, që
të mos e lëshojnë kolonën. Me drita – bateri, afrohen te secili dhe shikojnë
fytyrat e tyre që ishin zbehur, kishin humbur gjakun, dukeshin si fytyra të
vdekura. Ishin strukur në traktor, në qerre kuajsh. Ecnin në kolonë. Nxinin në
thua. Rrëzoheshin, memzi ngriteshin dhe vazhdonin rrugën e vdekjes… Forcat
policore serbe, paramilitarët lokalë serbë, çirreshin si bishat duke urdhëruar
që të ecin sa më shpejt për Vushtrri… Bashkëbiseduesi im – Bel Gërxhaliu,
kishte zbritur nga traktori familjen: gruan, fëmijët dhe vajzën e rritur,
Gëzimën, që të shkojnë më shpejt në kolonë për Vushtrri. Kishte mënduar se më
mirë është të ecin në kolonë, këmbë, bashkë me turmën e njerëzve, ndoshta do të
shpëtojnë më lehtë, kishte menduar Beli, duke mbetur me dy bashkudhëtarë nga
Breznica, që kishin hypur në traktorin e tij gjatë udhëtimit.
Fillimi
i vrasjeve dhe masakrimeve
Përroi i fshatit, si gjarpri, me zikzaket e veta kishte lëkundur shtratin me
dhunë, me dhunë e kishte lëkundur dhe ngarkuar tmerri: njerëzit kishin hyrë për
t’u fshehur. Ishin plagosur, ishin të sakatosur… Kishte të vrarë e të masakruar
që kishin zënë rrjedhën e ujit, rrjedhën e përroit. Kishin hyrë në brendinë e
përroit dhe përpiqeshin të shpëtojnë: në mes të drunjve të rrëzuar dhe gurëve
të thepisur - kishin vdekur herët për së gjalli…
Mirëpo, derisa ishte në traktor, së bashku me dy bashkudhëtarët e tij, i
afrohen serbo-çetnikët, paramilitarët lokalë dhe pyesin: kush ishin, nga ishin?
Mos janë UÇK, dhe fillon maltretimi. Vërsulen, shajnë, i rrahin dhe në fund i
vrasin, i qëllojnë në kokë bashkudhëtarët e tij, i lënë të vdekur afër
traktorit. Pastaj serbo-çetnikët urdhërojnë që t’i shkelin me traktor. Këta
vrasës, si duket, thotë Beli, ishin paramilitarë çetnikë lokalë nga Gojbula.
Ata edhe njihnin mirë njerëzit dhe terrenin. Më vonë i drejtohen edhe Belit: i
kërkojnë deviza (i a marrin 3300 DM) e më vonë e rrahin e shajnë, e maltretojnë
dhe në fund e qëllojnë me plumba pas shpinës dhe e lënë për të vdekur… Mirëpo
për çudi mbetet gjallë, u qëndron plagëve dhe nëpër terr, i përgjakur niset
teposhtë fshatit Studime e Poshtme, duke u përpjekur të gjejnë shpëtim. Gjaku i
shkonte si shokëz e kuqe pas. Memzi lëvizte hapat e përgjakur. Rrugës, për fat
të mirë, kishte takuar familjen, gruan me fëmijët dhe vajzën Gëzimen, e cila e
tmerruar kur sheh baban e plagosur me gjak, gati të vdekur, i bie të fikët…
Mirëpo dikur e kap për krahësh dhe e dërgon në shtëpinë e Xhemail
Gërxhaliut…Dr. Faik Bllata i kishte lidhur varret e Belit dhe e kishte shpëtuar
nga vdekja… Faik Bllata kishte ndihmuar edhe të plagosur të tjerë gjatë luftës
dhe masakres me kujdes, profesionalizëm dhe me trimëri, duke kryer kështu
obligimin e humanitar dhe patriotik në ditët më të vështira…
Gëzime Gërxhaliu tregon se duke ecur në kolonë kishte dëgjuar policinë
serboçetnike që thonin se kanë vrarë, deri në këto çaste 50 veta dhe se urdhëri
ishte të vazhdojnë me vrasje edhe më tutje… Në të katër anët dëgjohen krismat.
Ishte terr. Skëterrë. Natë e tmerrshme. Krahët e zezë të natës kishin mbuluar
në tërësi fshatin Studime e Poshtme (Martiraj). Nëpër terr njerëzit lëvizin si
hijet e vdekjes. Vallë, a do të ketë ndonjë rrugë, ndonjë shpresë, për të
shpëtuar nga kjo barbari e kriminelëve serbo-çetnikë?... Përroi i fshatit, si gjarpri,
me zikzaket e veta, kishte lëkundur shtratin, me dhunë, me dhunë e kishte
lëkundur dhe ngarkuar tmerri: njerëzit kishin hyrë për t’u fshehur. Ishin të
plagosur, ishin të sakatosur…kishte të vrarë e të masakruar që kishin zënë
rrjedhën e ujit, rrjedhën e përroit. Kishin hyrë në mbrendinë e përroit dhe
përpiqeshin të shpëtojnë: në mes të drunjve të rrëzuar dhe gurëve të thepisur –
kishin vdekur, herët, për së gjalli… Njerëzit edhe nuk dinë si të veprojnë.
Kudo klithma dhe britma për të shpëtuar nga dora e zezë serboçetnike, që në
këtë natë të kobshme kishte marrë turr si bisha e çartur duke vrarë dhe duke
masakruar banorët duarthatë, të pambrojtur e të pafajshëm…
Pamjet
dhe rrëfimet tronditëse
Ahmet Gërxhaliu
përpëlitej në këtë kazan të vdekjes me familjen: me të birin Haki Gërxhaliun
dhe me nipin, Xhevdet Gërxhaliun. Serbët çetnikë gjurmonin, shanin, pshtynin… E
hetojnë paramilitarët lokalë Hakiun, ekonomist i diplomuar, që në mesin ku
punonte, në “Ekstra” gëzonte respekt dhe autoritet. E ndajnë nga familja, nga
fëmijët dhe e qëllojnë në kokë, në trup, kudo- e plandosin për vdekje…
Më lart në një kaçubë, në afërsi të përroit dëgjohet një britmë që të therr në
zemër, që të trondit shpirtin. Ishte kjo Mehreme Bunjaku, gruaja e Izet Bunjakut.
Ishte e plagosur, kërkonte ndihmë. Kërkonte pak ujë…e kishte kallur etja prej
dhembjes. Por kurrkush nuk kishhte mundësi, nuk kishte guxim t’i afrojë ndihmën
e kërkuar… Si t’i ndihmohet dhe si t’i afrohet ndihmë, kur forcat policore
serbe ishin pranë, kudo dhe gjuanin dhe vrisnin pa u ndalë… Dikur vonë kishte
shpëtuar çuditërisht nga plagët e marra, me vuajtje e mundime të mëdha- tregon
Beli. Hasan Gërxhaliu me të shoqen Hatiqen dhe me tre djemtë ishte në kolonë.
Serbo-çetnikët i ndalojnë furishëm, i kontrollojnë dhe para syve të tyre i
vrasin dy djemtë: Kadriun dhe Sejdiun, tregon Beli. Kadri Gërxhaliu ishte
inxhinier i diplomuar i bujqësisë, ndërsa Sejdi Gërxhaliu ishte stomatolog.
Ishin vëllezër të dashur, të vyeshëm dhe punëtorë të mirë. Kishin respekt në
mesin ku jetonin dhe punonin. Nëna Hatiqja memzi e kishte shpëtuar djalin,
Bajramin, të cilin e kishte mbuluar me tesha dhe me trupin e vet… Memzi flet, i
dridhet tërë trupi… Edhe Ahmet Gërxhaliu përpëlitej në këtë kazan të vdekjes me
familjen: me të birin Haki Gerxhaliun dhe me nipin Xhevdet Gerxhaliun.
Serbo-çetnikët gjurmonin, shanin, pshtynin… E hetojnë paramilitarët lokalë
Hakiun, ekonomist i diplomuar, që në mesin ku punonte, në “Ekstra” gëzonte
respekt dhe autoritet – ishte ndër më të mirët. E ndajnë nga familja, nga
fëmijët. E qëllojnë në kokë, në trup, kudo – e plondosin për vdekje. Xhevdeti
kur sheh vëllain e vrarë, përpiqet të shpëtojë. Kërcen prej traktorit, mirëpo
serbo-çetnikët e vrasin duke u përpjekur për të shpëtuar… Shaban H. Gërxhaliu
me djalin, gruan dhe vajzën, gjithashtu kishte pasur fatin e zi dhe kishte
qëlluar në këtë turmë të njerëzve, në këtë rrugë të tmerrit dhe të vdekjes.
Përpiqej, si të tjerët, të shpëtojë. Policia serbo-çetnike, paramilitarët
lokalë i nxjerrin nga kolona babë e bir: Shabanin, 54-vjeçar dhe Nuhiun,
25-vjeçar. (Sa vështirë ishte për të parë këtë skenë, kur nëna, Metija, e
kishte përthekuar djalin, Nuhiun dhe nuk e lëshonte, e shtrëngonte, i luste
serbo-çetnikët që të mos ia vrasin Nuhiun – birin e saj të dashur). Nuhiu
kishte kryer Fakultetin e Bujqësisë dhe priste që një ditë ta ushtrojë këtë
profesion që e donte dhe e adhuronte. Babai i tij shpeshherë fliste për të
birin që e kishte kryer fakultetin. Policia serbo-çetnike, paramilitarët
lokalë: Aca Kompiroviq (Bukosh), Vojko Periq (Gojbulë) Lubinko Miladinoviq
(Miraqë), Vuçina Janiçijeviq (Bajskë, kryepolic i stacionit të policisë në
Vushtrri ), i vrasin babë e bir përnjëherë. I qëllojnë në kokë dhe i lënë të
vdekur. Babë e bir kishin mbetur njëri pranë tjetrit, të përqafuar- rrëfen
gruaja e Shabanit, Metija, e cila nga tmerri kishte mbetur një kohë mbi trupin
e tyre dhe tani duke treguar lotët i shkonin si shiu fytyrës… Ejup Gërxhaliu
kishte mbetur i shtangur, kur pas një kontrolli në traktorin e tij i zbresin
vëllain Zenë Gërxhaliun dhe djalin Fatmir Gërxhaliun, të cilët i rrahin, i
torturojnë e në fund i vrasin. Zenën e kishte vrarë Zoran Periçi (djali i
Dragishës)- tregon Ejup Gërxhaliu. Në këtë moment e vrasin edhe Shaban
Krasniqin nga Svaraqaku, baballak i Fatmirit, i cili bashkë me dhëndrin dhe
miqtë ishte në traktor dhe përpiqej të shpëtojë…
Me
sytë e mi e pashë kur një plakë e masakruan me thika, e pren në fyt, - tregon i mbijetuari i masakrës, Zeqir Gërxhaliu
Imer
Gërxhaliu kishte mbetur gjallë një kohë të gjatë. Dikur pas shumë vuajtjeve dhe
mundimeve kishte vdekur. Kishte gjashtë fëmijë që kanë mbetur pa babanë e tyre.
Ishte natë, nuk e njihja askend. Më zbriten prej traktorit e ma morën vëllain
dhe e pushkatuan paramilitarët dhe policët lokalë. Me sytë e mi e pashë kur një
plakë e masakruan me thika dhe e pren në fyt,- tregon i mbijetuari i masakres
në Martiraj, Zeqir Gërxhaliu…
Sa e dhembshme ishte edhe vrasja e Nexhip Gërxhaliut, 23-vjeçar, të cilin e
kishte qëlluar policia në befasi, pas shpine. (Kishte mëshehur fytyrën që të
mos diktohet, ishte bërë tevdil). Ndërsa babanë e tij, Hajrullah Gërxhaliun,
pasi kishte pëshpëritur diçka, e kishin plagosur për vdekje. (Hajrullahi kishte
mbetur tërë natën i plagosur… kishte vdekur pas një muaji në shtëpinë e Vesel
Pasomës. Avdyl Gërxhaliun, 39-vjeçar, babë i pesë fëmijëve, e vrasin para
nënës, para gruas, para fëmijëve. E kotë ishte lutja e nënës, e gruas dhe vaji
i fëmijëve që të mos e vrasin. Ata (serboçetnikët) më parë e kishin tërhequr
nga kolona dhe kishin pyetur: kush ishte, nga ishte? Mos është luftëtar i
UÇK-së, tregon Beli dhe e kishin qëlluar në kokë, e pastaj e kishin rrotulluar
në përrua. Skënder Gërxhaliu, ekonomist i diplomuar, ishte i varfër, memzi mbante
familjen, duke punuar në treg, sepse e kishin larguar herët nga puna. Në këtë
ditë të kobshme – tregon gruaja e tij, Habibja, mësuese, edhe ajo me të shoqin
dhe fëmijët ishin në këtë kolonë të vdekjes. I afrohet serbo-çetniku, si duket,
ishte Periqi, paramilitar lokal nga Gojbula, që e njihte Skenderin dhe i
drejtohet Skënderit: a po më njeh kush jam?... E vret para fëmijëve, para
gruas. Gruaja pisket, i hedhet përmbi. Mundohet t’i ndihmojë dhe alivanoset nga
dhembja dhe tmerri – tregon Habibja, e lotët i shkojnë teposhtë, faqeve si
shiu…Pas dy-tre minutash e vrasin edhe vëllain e Skënderit, Imer Gërxhaliun.
Imeri kishte mbetur gjallë një kohë të gjatë. Dikur pas vuajtjeve të mëdha
kishte vdekur. Kishte gjashtë fëmijë që kanë mbetur pa babanë e tyre. Ishte një
masakër e rendë, ishte natë, nuk e njihja askend. Më zbriten nga traktori e ma
morën vëllain dhe e pushkatuan para meje policë, paramilitarë, me njolla në
fytyrë. Me sytë e mi e pashë kur një plak e masakruan me thika, e pren në fyt”-
tregon i mbijetuari i masakrës, në Martiraj, Zeqir Gërxhaliu…
Jetish Xhafa, pas 48 orëve me plumb në kokë, shpëton pas intervenimit kirurgjik
të Dr. Shukri Gërxhaliut
Jetish Xhafën e ndajnë kriminelët serbë, e qëllojnë me plumba automatiku në
kokë dhe e lënë për të vdekur. Babai i tij, Mirani, kishte ndërhyrë për ta
mbrojtur djalin, mirëpo kriminelët e vrasin dhe e shtrijnë të vdekur… Jetishi
me plumb në kokë kishte qëndruar 48 orë. Kur e kishin konstatuar se është i
gjallë, e kishin dërguar në spitalin fushor në Sllakovc (Grykë) dhe kishte
shpëtuar nga vdekja…
Zeqir Konjuhi nga Gllavotini me të birin Rexhepin dhe me nipin Afrimin ishin në
këtë skëterrë, në këtë rrugë të vdekjes. I afrohen serbo-çetnikët traktorit të
tyre. I shohin Rexhepin dhe Afrimin, dy të rinj, ishin të maskuar dhe të
mbuluar me tesha, për të mos u diktuar. I zbresin prej traktorit. Më parë i
rrahin, i maltretojnë, e më vonë i vrasin. Zeqiri përpiqet të flasë diçka,
mirëpo serbo-çetnikët e qëllojnë edhe atë në bark, e lënë për të vdekur. Për
çudi Zeqiri kishte mbetur gjallë… E kishin nxjerrë më vonë të mbuluar, nën
trupin e të birit, Rexhepit dhe të nipit, Afrimit. Në këto çaste, pas traktorit
të Zeqirit, vinin djemtë e motrës: Ali Rashica dhe Deli Rashica. E ndalojnë
edhe traktorin e tyre dhe i vrasin. Policia serbo-çetnike urdhëron që traktorët
të kalojnë mbi trupin e tyre… Musa Abazi nga Cecelia, me vendbanim në Vushtrri
– profesor i edukatës fizike, edhe pse ishte i sëmurë, nuk kishte pranuar të
lëshojë vendin dhe të shkojë jashtë, siç kishin shkuar gruaja e tij dhe
fëmijët. Kishte mbetur vetëm… Këtë ditë të kobshme, duke ecur në kolonë
serbo-çetnikët lokalë e kishin njohur profesorin dhe e kishin ndalur, e kishin maltretuar, e kishin rrahur
e në fund e kishin vrarë. Musa Abazi ishte profesor i dashur dhe i respektuar
te nxënësit dhe të kolegët e tij, ku punoi dhe ku tërë jetën e shkriu në lëmin
e edukimit dhe të arsimit. Ishte aktivist i dalluar për kulturë dhe sport në
komunën e Vushtrrisë. Jetish Xhava nga Sfaraçaku (Manza) ishte gjithashtu në kolonë
me familje. Kriminelët serbë e ndajnë dhe e qëllojnë me pluma automatiku në
kokë dhe e lënë për të vdekur. Baba i tij, Mirani, kishte ndërhyrë dhe ishte
përpjekur për ta mbrojtur, mirëpo serbo-çetnikët e vrasin dhe e lënë të vdekur.
Jetishi kishte qëndrua i plagosur afër 48 orë, deri sa e kishin konstatua se
ende është i gjallë dhe e kishin dërgua në spitalin fushor të UÇK-së në
Sllakofc, ku mjeket në krye me dr. Shukri Gërxhaliun i kishin nxjerrë plumbin
nga koka dhe e kishin shpëtua nga vdekja…
Dëshmia e Dr. Shukri Gërxhaliut
Dr. Shukri Gërxhaliu
është njëri ndër mjekët më të njohur gjatë luftës çlirimtare në këtë hapësirë.
Ai më tërë qenien e tij ishte gjithmonë prezent pranë të sëmurëve dhe të
plagosurve, duke ndihmuar, shëruar dhe shpëtuar jetën e tyre. Gjatë masakrave
serbe në komunën e Vushtrrisë kontributi i tij si mjek ishte i madh. Ishte i
kyçur prej fillimit të luftës në radhët e UÇK-së dhe deri në mbarim mbeti me
përkushtim në radhët e saj. Dr. Gërxhaliu shpjegon shumë momente të vështira
dhe rrëqethëse të përjetuara gjatë punës dhe misionit të tij të lartë humanitar
dhe patriotik. ?shtë njëri ndër dëshmitarët e gjallë të masakrës në Studime të
Poshtme. Mirëpo fal fatit, kishte shpëtuar… Ai më mirë se shumë të tjerë që
përjetuan masakrën në Studime të Poshtme, ka njohuri të rrëfejë për ngjarjet
trishtuese dhe tragjike të popullatës shqiptare gjatë kësaj përiudhe të
masakrimeve, sepse ai gjatë kësaj periudhe të rendë kishte dhënë kontribut të
vaçantë duke shëruar dhe shpëtuar shumë të sëmurë dhe të plagosur. Për këto
ngjarje dhe përjetime trishtuese ishte ftuar dëshmitar në Hagë kundër
kriminelit, Sllobodan Millosheviq. Dëshmia e tij ishte e qartë, me argumente,
autentike për zbardhjen e ngjarjeve tragjike në fshatin e tij, Studime e
Poshtme ( Martiraj ) dhe më gjerë. Prandaj dëshmia e tij në Gjykatën e Hagës
ishte me rëndësi të vaçantë…
E vranë një ditë pasi ishte martuar
E kishin zbritur Adnanin duke e fyer dhe duke e sharë. Babai i tij,
Sherif Bunjaku, kur e sheh të birin në këto momente kritike, përpiqet ta
shpëtojë, duke i lutur serbët çetnikë që ta falin, të mos e vrasin, pasiqë
mbrëmë ishte martuar. Serbët çetnikë i kishin thënë: “Pasi qenka martuar, do ta
martojmë edhe një here” dhe e vrasin duke e qëlluar në kokë me breshëri
plumbash të automatikut…
Adnan Bunjaku nga Studimja e Epërme një ditë më parë ishte martuar. Pasi që
ishte i fejuar më parë, prindërit e vajzës ishin pajtuar dhe kishin insistuar
që të martohet, ta marrë vajzën në shtëpinë e vet, pasi që në këto ditë të
vështira, të liga, më mirë nusja të jetë pranë burrit të saj. Kështu edhe
kishin vepruar. Ishin martuar pa ndonjë tubim, pa ndonjë dasmë të rëndomtë…Në
këtë natë të kobshmë, si të gjithë banorët e tjerë edhe Adnani me të shoqen dhe
prindërit kishin marrë këtë rrugë tragjike – në drejtim të Studimes së Poshtme
– Vushtrri. Serbo-çetnikët, paramilitarët lokalë i ndalin dhe i kontrollojnë në
traktorin në të cilin gjendej edhe Adnani, tregon Qerim Beqiri nga Sllakofci. E
kishin zbritur Adnanin, duke e fyer dhe duke e sharë. Baba i tij, Sherif
Bunjaku, kur e sheh se i marrin të birin, përpiqet ta shpëtojë, duke i lutur
serbo-çetnikët që ta falin, mos ta vrasin, pasi që mbrëmë ishte martuar.
Serboç-çetnikët i kishin thënë: “Pasi qenka martuar, do ta martojmë edhe një
herë” dhe e vrasin duke e qëlluar në kokë me breshëri plumbash të automatikut
dhe e lënë të vdekur pranë traktorit, para prindërve, para gruas, që vetëm një
natë dhe atë në kohë të vështirë, në kohë të lig, kishte kaluar me burrin e
saj, Adnanin…
Bislim Ferizi, Mihrije Ferizi, Ruzhdi Ferizi, të gjithë nga Pasoma dhe Ilaz
Maksuti, mik i tyre, me traktor të Latif Pllanes – tregon Beli, kishin kaluar
rrugën e Studimes së Poshtme dhe kishin mbërri të rruga magjistrale, në hyrje
të Vushtrrisë. Ishin gëzuar shumë duke menduar se do të shpëtojnë, më në fund
nuk do të vriten nga dora e zezë serbo-çetnike. Mirëpo prej gëzimit dhe habisë,
u rrëshqet traktori në kanalin e afërt të rrugës. Përpjeken ta nxjerrin dhe të
vazhdojnë rrugën, mirëpo serbo-çetnikët që ishin në afërsi, afrohen, i shikojnë
duke u përmeqatur dhe pa bërë fjalë i vrasin të gjithë, duke i grumbulluar në
një kanal, njërin mbi tjetrin… Këtë natë të tmerrshme ishin në kolonë edhe i
riu Hamdi Shala nga Akrashtica, së bashku me vëllain Ganiun. Afrohet
serbo-çetniku Zoran Vukotiq dhe me vrazhdësi e zbret prej traktorit Hamdiun dhe
e vret. Pas dy-tre minutash Zorani vret edhe katër të tjerë. Për vrasjen e
Hamdiut dhe për katër të tjerë më shpjegon Fadil Beqiri, kryetar për mbrojtjen
e të drejtave dhe lirive të njeriut në Vushtrri. Ai (Fadili) me deklaraten e
vet të datës 25.4.2000 përveq këtij krimineli përmend edhe Lubishën nga
Sllakofci, Ilija Elezoviqin nga Nedakovci, Vuqinën nga Bajska, Periqin nga
Gojbula, Kompiroviqin nga Bukoshi, Milladinoviqin nga Miraqa…
Të vrarit dhe të masakruarit më 2 maj 1999
Këto krime, këto vrasje dhe këto masakrime mund t’i bëjnë vetëm kriminelët e
mëdhenj, siç ishin serbo-çetnikët, të cilët u vërsulen si bishat e çartura, me
metoda çnjerëzore u përpoqen ta shfarosin qenien tonë kombëtare… Këta kriminelë
ishin më tepër paramilitarë serbë lokalë që njihnin terrenin dhe shqiptarët në
këtë hapësirë…Rrëfimet për vrasjet dhe masakrimet nuk kishin të ndalur. Çdo
rrëfim kishte ngjyrën e vet tronditëse, trishtuese dhe tmerruese. Vështirë
ishte edhe për mua të dëgjoj dhe të shënoj për të gjitha këto vrasje, për të
gjitha këto masakrime, për të gjitha këto tmerre. Vështirë ishte edhe për
bashkëbiseduesit e mi, të cilët të shtangur dhe me lot në sy memzi rrëfenin për
këto vrasje dhe masakrime të papara në historinë e njerëzimit. Këto krime, këto
vrasje, këto masakrime mund t’bëjnë vetëm kriminelët e mëdhenj, siç ishin
serbo-çetnikët, të cilët u vërsulën si bishat e çartura, duke u përpjekur me
metodat më çnjerëzore ta shfarosnin qenien tonë kombëtare shqiptare.
Këtë natë të kobshme (2.5.1999) u vranë dhe u masakruan:
Fatmir E. Gërxhaliu (Studime e Poshtme
Zenë Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Kadri Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Sejdi H. Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Fahri Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Shaban H. Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Nuhi Sh. Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Haki Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Xhevdet N. Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Avdyl Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Skënder Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Imer Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Hajrullah Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Nexhip Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Bajram Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Qazim Hyseni (Vushtrri)
Hysen Hyseni (Dumnicë e Poshtme)
Xhevdet Hyseni (Vushtrri)
Enver Prronaj (Studime e Poshtme)
Zymber Prronaj (Studime e Poshtme)
Musli Gërguri (Studime e Epërme)
Deli Rashica (Studime e Poshtme)
Ali Rashica (Studime e Poshtme)
Naip Rashica (Studime e Poshtme)
Hasan Rashica (Studime e Poshtme)
Behar Rashica (Studime e Poshtme)
Muhamet Rashica (Studime e Poshtme
Eshref Rashica (Studime e Poshtme)
Fatmir Rashica (Studime e Poshtme)
Sherif Sfarça (Studime e Poshtme)
Skënder Sfarça (Studime e Poshtme)
Ramadan Haziri (Studime e Poshtme)
Hazir N. Muli (Studime e Poshtme)
Asllan N. Muli (Studime e Poshtme)
Bislim Ferizi (Pasomë)
Mihrije Ferizi (Pasomë)
Ruzhdi Ferizi (Pasomë)
Ilaz Maksuti (Pasomë)
Mehdi A. Musliu (Vushtrri)
Ragip A. Musliu (Vushtrri)
Bahri B. Hyseni Vushtrri
Ali B. Hyseni ( Vushtrri)
Rexhep Konjuhi (Gllavotin)
Afrim Konjuhi (Gllavotin)
Xhavit Musliu (Vushtrri)
Ismail Popova (Vushtrri)
Namon Gërguri (Studime e Epërme)
Enver Gërguri (Studime e Epërme)
Agim Gërxhaliu (Studime e Poshtme)
Adnan Bunjaku (Studime e Epërme)
Ramush Gërguri ( Studime e Epërme)
Rrahmon Hyseni (Kaqanoll)
Veli Xhafa (Sfaraqak)
Kadrush Musa (Bajgorë)
Xhavit Mulaku (Ceceli)
Ekrem Mulaku (Ceceli)
Hysen Bunjaku (Pestovë)
Musli Abazi (Vushtrri)
Remzi Morina (Akrashticë)
Bajram I. Mulliqi (Sfaraqak i Epërm)
Sabri Maxhuni (Maxhunaj)
Sahit Tiku (Samadrexhë)
Driton Maxhuni (Maxhunaj)
Rahmon Ademi (Begaj)
Hamdi H. Shala (Akrashticë)
Miran Xhafa (Bare)
Nazif Xhafa (Bare)
Nezir H. Beqiri (Kaqanoll)
Shaban Krasniqi (Sfaraqak i Poshtëm)
Feride Syla (Ferizaj)
Sali H. Muzaqi (Kurullovë)
Bejtë Kolla (Kollë)
Tafil Ibishi (Bajgorë)
Islam F. Musa (Ceceli)
Agim R. Hyseni (Druar)
Driton B. Xhafa (Bare)
Beqir K. Hyseni (Skromë)
Agim H. Sadiku (Vidishiq)
Ali Mërnica (Vesekovc)
Naser Zhegrova (Vushtrri)
Bahri Haxhaj (Sfaraqak)
Bajram Kurti (Bare)
Hysni Bunjaku(Pestovë)
Sali Muzaqi (Kurullovë)
Shehide Sfarqa (Studime e Poshtme)
Ramadan Aliu (Skromë)
Milazim H. Ferati (Bare)
Ramiz Baliu (Skromë)
Fetah A. Tahiri (Selac)
Besim I. Muzaqi (Kurullovë)
Fehmi Tërnava (Vushtrri)
Brahim S. Mehmeti (Gumnishtë)
Faik Vidishiqi (Vidishiq)
Murat Peci (Rahovë) 99.
Azemine Vërsheci (Sllakofc)
Remzi B. Aliu (Begaj)
Gani H. Muli (Kunovik)
Rifat H. Ferati (Bare)
Istref Xh. Ferati (Bare)
100.Qamile Fejzullahu (Bajgorë)
101.Nazife Bajrami (Dumnicë e Poshtme )
Në lapidarin e ngritur në Martiraj janë të skalitur 116 emra të martirëve të vrarë dhe të masakruar nga forcat kriminele serbe. Në këtë lapidar janë përfshirë edhe martirët të tjerë që ishin vrarë dhe masakruar pas datës 2 maj 1999
Grumbullimi i popullatës në oborrin e Kooperativës Bujqësore
Oborri
i Kooperativës Bujqësore në Vushtrri ishte i ngushtë për t’i zënë të gjithë të
grumbulluarit. Policia dhe paramilitarët serbë menjëherë kishin filluar
keqtrajtimet dhe vrasjet e disa të dalluarve. Ali Mërnicën e kishin nxjerrë nga
turma. Më parë e kishin lidhur, e më vonë te fabrika e “Ekstrës” e kishin vrarë
dhe masakruar…
Në këtë rrëmujë të vrasjeve dhe masakrimeve, popullata e tmerruar kishte
mbërrijtur, me gjysmë shpirti në oborrin e Kooperativës Bujqësore, që ishte i
ngushtë t’i përthekojë të gjithë…Në këtë grumbull të madh policia kishte
filluar maltretimet dhe keqtrajtimet ndaj disa personave që mendonin se gjatë
periudhës së luftës e më herët kishin dhënë kontribut të dalluar. Prandaj
kishte filluar nxjerrja nga ky grumbull i disa të dalluarve. Kështu në këto
momente kishin ndarë Ali Shaban Mërnicën sepse vëllezërit e tij kishin dhënë
kontribut të vaçantë gjatë mësimit nëpër shkolla shtëpi. Shtëpia shkollë e
vëllezërve (kushërirëve) të tij në veçanti e Halim Mërnicës, ishte e hapur
kurdoherë për nxënësit shqiptarë të përzën nga shkolla e tyre nga pushteti
diskriminues serb. Kështu angazhimi atdhetar i tij ishte ra në sy armikut serb.
Ali Mërnica gjithashtu e kishte vëlla Isë Mërnicën, komandant i UÇK-së, i vrarë
në ofensivën e dytë në fshatin Sumë, më 24 mars 1999, prandaj kur e kishin
hasur në këtë grumbull, e kishin ndarë barbarisht, i kishin lidhur duart prapa
dhe afër fabrikës së “Ekstrës” e kishin vrarë dhe masakruar… Ndërsa të tjerët
prej moshës 18-vjeçare i kishin dërguar në burgun e Smrekovnicës, më parë i
kishin plaçkitur, i kishin rrahur dhe pastaj i kishin deportuar me dhunë për
Shqipëri dhe Maqedoni…
Të vrarët dhe të masakruarit kishin mbetur rrugëve të fshatit, buzë përroit, në
përrua nëpër therra dhe kurkush nuk kishte guxim, nuk kishte mundësi të
kujdeset, t’i marrë, t’i largojë, t’i përgatisë për varrim – deri të nesërmen
kur bëhet identifikimi dhe varrimi i tyre nga UÇK-ja. Përkundër përcjelljes
rigoroze të policisë serbo-çetnike, shumë banorë muarën pjesë duke u ndarë prej
tyre me respekt të lartë dhe dhembje të madhe…
Më
tepër e deshën vdekjen, se çnjerëzimin
Para vdekjes vajzat kishin përshpëritur: “Më mirë të na vrasin sa më shpejt,
se sa të nae marrin fytyrën… Vdekja është më e mirë dhe më e pastër, më e
shenjtë”… Vajzat kishin përqafuar njëra-tjetrën dhe kishin vdekur…
Pas vrasjeve e masakrimeve të 2 majit 1999, popullata që ishte në Kooperativën
Bujqësore në Vushtrri shpërndahet, me dhunë depërtohet për Shqipëri dhe
Maqedoni. Ndërsa shumë burra e të rinj, pas një maltretimi të paparë, i kishin
dërguar në burgun e Smrekovnicës. Pleq, gra, plaka e fëmijë i kishin “lejuar”
të kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Edhe disa nga familja Gërxhaliu dhe Gërguri
nga Studimja (Martiraj) ishin kthyer në shtëpitë e tyre, duke menduar se pas
këtyre vrasjeve të papara kanë shpëtuar, nuk do të vriten më. Kishin filluar të
lëvizin nga pak nëpër oborr, nëpër kopsht dhe rreth përroit që gurgullonte
dhembshëm. Një ditë të kobshme kishin marrë rrugën për Studime të Epërme edhe
vajzat Gërguri dhe Krasniqi. Kishin mësyrë që për së afërmi të shikojnë ç’mund
të bëjnë? Çfarë ndihme duhet afruar banorëve të kthyer: të pastrojnë, të lajnë,
të gatuajnë, të përgatisin ushqim për banorët e kthyer që kishin mbetur në
mëshirën e kohës. Mirëpo deri sa shkonin për në fshat përpjet përroit,
pikërisht më 24.5.1999 papritmas u dalin përpara policë, paramilitarë lokalë
dhe i ndalin vajzat. Më parë i kishin fyer, i kishin sharë, i kishin provokuar
se ato po shkojnë për t’i furnizuar “terroristët”, për UÇK-në po përgatisin
bukë etj. Në fund i kishin vrarë, tregon Gëzimja, duke i lënë buzë përroit të
gjitha njëra pranë tjetrës. Ato ishin frikësuar kur i kishin parë policët serbë
afër tyre dhe nuk dinin si të gjenden, prandaj ishin afruar njëra pranë
tjetrës, ishin shtanguar dhe nuk kishin bërë zë, kishin heshtur, kishin shikuar
njëra-tjetrën para vdekjes dhe kishin pëshpëritur: “Më mirë të na vrasin sa më
shpejt, sa më parë, se të na marrin fytyrën. Vdekja është më e mirë, më e
pastër, më e shenjtë”. Vajzat kishin përqafuar njëra-tjetrën dhe kishin vdekur,
tregon Gëzime Gërxhaliu. Sa vështirë ishte për Fejzë Krasniqin nga Zhilivoda,
kur dy vajzat e tij, Raza e Nazmia, i gjen të vrara e të masakruara. Ato tërë
kohën kishin qëndruar si burrëresha gjatë luftës heroike në fshatin e tyre
rrëzë Çiçavicës, në Zhilivodë. Kishin ndihmuar luftëtarët e lirisë me respekt e
dashuri. Kishin përgatitur ushqim për familjet e zhvendosura drenicare. Baba i
tyre, Fejza, një ditë ishte frikësuar, në kohën e operacioneve të NATO-s për
vajzat, prandaj prej Qyqavicës i kishte sjellë në Studime të Epërme, te dajat e
tyre: mos vallë do të shpëtojnë pa ndonjë të ligë – kishte thënë Fejza…
Vështirë ishte edhe për prindërit dhe të afërmit e vajzave Gërguri, që me
dhembje të madhe e lot në sy qanin mbi trupin e njomë të vajzave të tyre. Ishin
këto lule të kuqe të rinisë që dora e zezë serbe i vrau dhe i masakroi. Nëna e
Shemsisë, Shukrija, duke qajtur tregon se gjatë kësaj kohe të kobshme kishte
qenë në fshat. Mirëpo kishte njohuri se vajzat kishin mësyrë për të ardhur në
fshat, kishin me vete disa çanta me ushqim… Dronte në çdo moment në më të
keqen, në më të ligën, sepse ende në këtë hapësirë qarkullonin policia serbe…
Papritmas kishte dëgjuar krismat që kishin jehuar lugut të fshatit Studime e
Poshtme. E kishte kapur frika. Kurrkund vend si gjente vetit. Ishte shtanguar
dhe dridhej…kishte ardhur lajmi se vajzat ishin vrarë dhe masakruar. Ishin këto
lule të kuqe të rinisë që dora e zezë ua shou ardhmërinë
Lutfije Sabit Gërguri (1976) Studime e Epërme (Martiraj i Epermë)s
Shemsije Isak Gërguri (1973) Studime e Epërme (Martiraj i Epërme)
Hysnije Jakup Gërguri (1978) Studime e Epërme (Martiraj i Epërme)
Imrane Musa Gërguri (1980) Studime e Epërme (Martiraj i Epërme)
Zejnepe Musa Gërguri (1984) Studime e Epërme (Martiraj i Epërme)
Lumnije Fejza Krasniqi (1974) Zhilivodë (Trimor)
Nazmije Fejzë Krasniqi (1970) Zhilivodë (Trimor)
Remzije Gërguri (1972) –
Studime e Epërme (Martiraj i Epërm)
Kur i kishin parë dhe kur i kishin marrë, të gjithë kishin mbetur të tronditur
dhe të tmerruar. Këtë ditë të kobshme edhe natyra me ngrohtësinë e saj sikur
përpiqej të marrë pjesë në këtë pikëllim. Lulet që kishin çelur në këtë stinë
të majit ishin rrëzuar për tokë. Ishte errësuar natyra. Retë e zeza kishin
mbuluar qiellin shllungë, shllungë. Shiu kishte filluar të bjerë… Njomësinë e
tyre e kishte thithur toka e zezë…
Si u
vranë 13 anëtarë të familjes së Selatin Gërxhaliut
Fëmijët kishin mbetur njëri mbi tjetrin. Gjaku e kishte mbuluar trupin e
tyre të njomë. Muberaja dhe Safeti kishin mbetur nën jorgan të vrarë. Ishin
përpjekur ta fshehin trupin e tyre të vogël. Ndërsa në qoshen e dhomës, afër
derës, ishin të masakruar Muharremi dhe Mexhidi. Dera e thyer dhe muri i dhomës
i shtëpisë ishin stërpikur me gjak. Lodrat dhe çanta me libra të fëmijëve,
shkollarëve të vegjël ishin coptuar, ishin ngjyrosur me gjakun e tyre. Nën
kraharorin e nënës Sabahudini i vogël ishte afruar, kishte kërkuar ndihmë,
mbështetje, e kishte shtrënguar me duar të vogla nënën…
Terrori serb nuk ka të ndalur. Në çdo vend, në çdo skutë përpiqet të përthekojë
hapësirën dhe të maltretojë, të shkatërrojë dhe të vrasë. Policia serbe ende
nuk di të ngopet, nuk ndalin veprën e tyre barbare dhe kriminele. Kështu, më
31.V. 1999 kriminelët serbë, një grup i tyre, në mëngjesin e hershëm të kësaj
dite të kobshme kishin filluar të lëshohen, të qarkullojnë rreth familjeve që
pas masakrës së madhe të 2 majit 1999 kishin shpëtuar, ishin kthyer në shtëpitë
e tyre. Kishin qëndruar disa ditë, disa javë me frikë e pasiguri, sepse policia
serbe vendqendrimin e tyre e kishin te magazina e “Çiçavicës” në Studime të
Poshtme, te Gërxhalitë. Ky grup policësh dhe paramilitarësh serbë kishin mësyrë
përsëri në familjet Gërxhaliu. Pasi shtëpitë e tyre nuk ishin në një rrugë të
njëjtë të hyrjes, policët serbë kishin shkuar në rrugën që shpie për në
shtëpinë e Selatin Gërxhaliut, të cilin e kërkonin. Selatini ishte në oborr
duke rregulluar dhe menduar diçka. Policia hyjnë në oborrin ku gjendej
Selatini, me vrazhdësi e marrin dhe drejtohen për në shtëpinë, ku flinin
fëmijët në dhomën e tyre. Një polic deri sa ishte në oborr, sheh afër shtëpisë,
përballë Xhemail Gërxhaliun që lidhte lopën, kujdesej për të. Polici e kishte
thirrë që të vijë. Mirëpo Xhemaili sikur nuk e kishte dëgjua dhe nuk kishte
shkuar menjëherë… Djali i Xhemailit dhe vëllezërit e tjerë që ishin në shtëpitë
e tyre, kur i hetojnë policinë serbe dhe paramilitarët çetnikë duke lëvizur dhe
duke kontrolluar shtëpinë e Selatinit, nëpërmes rrugës anësore që ishte e
mëshehur, në drejtim të përroit, e padukshme prej policisë serbe kishin ikur
dhe kishin shpëtuar, tregon Dr. Shukri Gërxhaliu, që gjithmonë ishte pranë të
plagosurve, të sëmurëve në këto kohë të liga të luftës. Mirëpo Xhemailin pas
një kohe e kishin marrë dhe e kishin bashkuar me Selatinin në shtëpinë e tij.
Policët serbë kishin hyrë brenda, në dhomën e fëmijëve – te fëmijët dhe në
prezencën e tyre i kishin vrarë dhe masakruar të gjithë…(Djalin e Selatinit,
Shahinin, e kishin vrarë më 28.III.1999, në ditën e Festës së Bajramit, duke u
kthyer për në shtëpi me gruan e mixhës, Sofinë, te Ura e Hekurit, te Dallkajt,
që në qytet kishin blerë diçka për Festën e Bajramit. Policia e kishte thirrë
Shahinin, i cili e kishte çantën me libra në krah. Posa afrohet, policët e
plagosin për vdekje. Jeton një orë e tridhjetë minuta, pas dhënies së ndihmës
në shtëpinë e Ganimete Mulit, e cila ishte motër medicinale…)
Te “Hambari i Gumnishtës” i vrasin për të humbur gjurmët e krimit
Selatin Gërxhaliu herët, në kohën më të vështirë kishte filluar që ta
ndihmojë UÇK-në dhe të punojë me zell dhe dashuri deri në çastet e fundit të
jetës. Ai me kalin dhe qerren e tij qarkullonte në hapësirën ku zhvillohej
lufta dhe me një guxim të rrallë depërtonte në zonat ku luftonin luftëtarët e
lirisë dhe bënte furnizimin e tyre me ushqim, armatim dhe ndihmonte të plagosurit…
Më vonë kishin marrë Selatinin Shabanin dhe Xhemailin për t’i humbur gjurmët,
për të pamundësuar identitetin e tyre kriminal, sepse këta kriminelë ishin të
njohur, paramilitarë lokalë, të cilët gjatë kësaj periudhe kohore të luftës
kishin vrarë, kishin masakruar shumë shqiptarë të pafajshëm, prandaj i dërgojnë
në kodrën e afërt, te “Hamari i Gumnishtes”. Aty i maltretojnë, i rrahin dhe në
fund i vrasin – tregon Gëzime Gërxhaliu. (Më 13 maj forcat policore dhe
paramilitare të “Hamari i Gumnishtës” kishin vrarë dhe masakruar gjashtë
shqiptarë, të cilët kishin mësyrë për ushqim në qytet. Forcat policore dhe
paramilitare serbe i kishin hetuar, prandaj i kishin rrethuar, i kishin vrarë
dhe masakruar dhe nuk kishin pasur mundësi të shpëtojnë. Këta të vrarë dhe të
masakruar ishin:
1.Jetulla Mulliqi -Sllakovc /Grykë/
2.Bedri Beqiri -
Sllakovc /Grykë/
3.Milaim Muhaxheri – Lum i Madh
4.Ramadan Zeneli - Tërllabuq
5.Besim Muhaxheri - Lum i Madh
6.Hamdi Krasniqi – Zhilivodë (Trimor)
Kush
ishte Selatin Gërxhaliu
Selatin Gërxhaliu ishte një punëtor i mirë dhe një aktivist i shquar. Herët
kishte filluar ta ndihmojë UÇK-në dhe të punojë me zell dhe dashuri deri në
çastet e fundit të jetës. Selatini në kohën më të vështirë me kalin dhe qerren
e tij qarkullonte në hapësirën ku zhvillohej lufta dhe me një guxim të rrallë
depërtonte në zonat ku luftonin luftëtarët e lirisë dhe kështu bënte furnizimin
e tyre me ushqim, armatim dhe ndihmonte të plagosurit, duke i bartur në
vendshërimet e veçanta. Kontributi i tij në këtë drejtim ishte i madh…
Kriminelët serbë herët e kishin përcjellë veprimtarinë e tij, prandaj e vrasin
dhe e masakrojnë me tërë familjen… Nëna e Gëzimes, me renë e Xhemailit,
Nexhminë dhe me Salih Gërxhaliun, shkojnë në orën 8,30 në shtëpinë e Selatinit
dhe kuptojnë vrasjen dhe masakrën e bërë.
Ishte skenë trishtuese, tregojnë Gëzimja, Nexhmija dhe Sali Gërxhaliu. Dhoma
ishte e thyer dhe e shkatërruar. Fëmijët kishin mbetur njëri mbi tjetrin. Gjaku
e kishte mbuluar trupin e tyre të njomë. Muberaja dhe Safeti kishin mbetur nën
jargon të vrarë. Ishin përpjekur ta mëshehin trupin e tyre të vogël. Ndërsa, në
qoshen e dhomës, afër derës, ishin të masakruar Muharremi dhe Mexhidi. Dera e
thyer dhe muri i dhomës, i shtëpisë, ishin stërpikur me gjak. Lodrat dhe çanta
me libra të fëmijëve, shkollarëve të vegjël ishin coptuar, ishin ngjyrosur me
gjakun tyre. Nën kraharorin e nënës, Sabahudini i vogël ishte afruar, kishte
kërkuar ndihmë, mbështetje, e kishte shtrënguar, me duar të vogla nënën… Ishte
tmerr i paparë. Familja e tërë e Selatinit ishte vrarë dhe masakruar…
Kishin
ardhur për ta “zbuluar” krimin e bërë
Rrugës i kishte diktuar UÇK-ja që gjendej aty pari. Ata e gjuajnë pizgauerin,
duke e dëmtuar e shpuar gomat e tij. Policët duke parë çka po ndodh, zbresin
prej pizgauerit dhe prej blindit e mundohen për të ikur… Në pizgauer kishin
qenë 7 policë në krye me Petroviqin, një epror i stacionit të policisë në
Vushtrri…
Pas 5 ditëve kishte ardhur policia dhe disa oficerë të ushtrisë serbe, duke u
përpjekur që të “zbulojnë” se si janë vrarë anëtarët e familjes së ngushtë
Gërxhaliu. Në këtë rast i marrin: Hyrën, Fatbardhën dhe Selvinë që të tregojnë
vendin ku janë vrarë Xhemaili, Selatini dhe Shabani… Me pizgauer dhe me një
blind nisen për në vendin te “Hamari i Gumnishtes”. Rrugës i kishte diktuar
UÇK-ja që gjendej aty pari dhe e gjuajnë pizgauerin duke e dëmtuar dhe shpuar
gomat e tij. Policët duke parë çka po ndodh zbresin prej pizgauerit dhe prej
blindit dhe mundohen për të ikur… Në pizgauer, siç tregon Gëzimja, kishin qenë
7 veta që u printe Petroviqi, një epror i policisë në Vushtrri… Pizgauerin më
vonë e kishte marrë UÇK-ja. Gratë që kishin qenë në pizgauer me policinë serbe
kishin shpëtuar. Kufomat e Xhemailit, Selatinit dhe të Shabanit i kishin bartur
(marrë) me kali: Salih Gërxhaliu, Hyra dhe Fixheria dhe kështu ishin varrosur
në orën 18 të mbrëmjes. Në këtë ditë të kobshme ishin vrarë dhe masakruar:
Xhemail Gerxhaliu (63) Studime e Poshtme
Selatin Gerxhaliu (50) Studime e Poshtme
Sala Gerxhaliu (85) Studime e Poshtme
Fexhrije Gerxhaliu (40) Studime e poshtme
Sofie Gërxhaliu (30) Studime e Poshtme
Shaban S. Gërxhaliu (16) Studime e Poshtme
Shahin Gërxhaliu (15) Studime e Poshtme
Muharrem Gerxhaliu (13) Studime e Poshtme
Mexhid Gerxhaliu (12) Studime e Poshtme
Avdurrahman Gerxhaliu (9) Studime e Poshtme
Sabahudin Gerxhaliu (5) Studime e Poshtme
Mubera Gerxhaliu (6) Studime e Poshtme
Safet Gerxhaliu (6) Studime e Poshtme
Sa e vështirë ishte
pjesëmarrja, përgatitja, përcjellja dhe varrimi i tyre.
Të gjithë të pranishmit me lot në sy dhe dhembje të madhe u ndanë prej tyre.
Ishte moment që njeriu nuk di si ta përshkruajë…