E premte, 27.12.2024, 04:33 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Urojmë dhe kujtojmë

E diele, 01.04.2018, 08:49 AM


Nga Fritz RADOVANI:

1 PRILL 2018  Shqiptarve në Botë Ju urojmë:

Per shumë mot Pashkët!

25  PRILL 1993: PAPA  GJON  PALI  II,

PERBALLË  GJERGJ  KASTRIOTIT SKENDERBEUT    TIRANË, KA THANË:

“AJO QË KA NGJA NË SHQIPNI TË DASHTUN VLLAZEN E MOTRA, NUK ASHT PA KURRË NË HISTORINË E NJERZIMIT…”

M U E J    P R I L L    2 0 1 8:  K u j t o j m ë ...

?1 PRILL 2018 PER SHUMË MOT PASHKËT !

?2 Prill 1991: Masakra e terroristit Ramiz Alia në Shkoder.

Vritet Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka e Bujar Bishanaku dhe, u plagosen 89 demostrues studentë të shkollës mesme “Jordan Misja”, qytetarë dhe pjesmarrës në atë protestë paqsore... Deri sot askush nuk u dënue per këte veper kriminale!..

***

?25 Prill 1893 Asht le At Serafin Koda O.F.M., i mbytun nga kriminelët me 11 Maji 1947.

4 Prill 1904 Shugurohet meshtar At Mati Prennushi O.F.M. U pushkatue në 1948.

5 Prill 1920 Asht le Don Ejëll Kovaçi, pushkatue me 10 Nandor 1958. Nuk pranoi Statutin e qeverisë komuniste të Tiranës, dhe u torturue në mënyrë shnjerzore nga sigurimi.

23 Prill 1925 Asht le Don Lazer Jubani, vdiq i helmatisun tradhtisht me 29 Korrik 1982... Ishte nder Klerikët ma të përgatitun në fushen e historisë dhe letersisë shqipe.

17 Prill 1935 Asht le Don Mikel Beltoja. E shkyen bishat e sigurimit me 10 Shkurt 1974.

?27 Prill 1946 Don Injac Gjoka dënohet me 10 vjet burg e punë të randë të detyrueme...

18 Prill 1947: Gazeta “Bashkimi” njofton se Gjykata e Garnizonit të Tiranës dënoi një grup klerikësh si “armiq të Popullit.” Në këte grup u dënue: Don Shtjefen Kurti 20 vjetë. At Pjeter Mëshkalla 15 vjet. Rrok Oboti 8 vjetë dhe Imz. Irene Banushi 5 vjetë.

?3 Prill 1948 pushkatohet Imzot Gjergj Volaj (1905), Ipeshkvi Shqiptar ma i ri i Pultit.

U pushkatue 43 vjeç. Pak kush asht torturue nga sigurimi komunist si Ky Ipeshkëv...

25 Prill 1948 Arrestohet per herë të dytë Don Mark Shllaku, prift  i Obotit. Don Lazer Dedi, dhe dënohet 15 vjetë burg... Lirohen per me firmue “Statutin e Kishës së 1951”...

30 Prill 1948 Vdes në tortura Don Dedë Plani, nder Martirët e Pathyeshem në hetuesi...

14 Prill 1950 Vdes në tortura At Gasper Suma O.F.M., nuk dishmon per shokët e vet.

4 Prill 1954 At Karlo Serreqi (1911) vdes i masakruem nga kriminelët në burgun Burrel.

?27 Prill 1959 Dënohet me vdekje Don Dedë Malaj se nuk firmoi “Statutin e qeverisë...”

Ndersa, At Konrrad Gjolaj dënohet me 20 vjet burg e punë të detyrueshme. Me Këta dy Klerikë u dënuen edhe vllaznit Lazer e Gjon Simon Parubaj, Gjeto Luc Budashi...

***

?3 PRILL 1967 Në Komitetin Ekzekutiv të Shkodres i komunikohet Klerikëve Katolik që i ndalohen të gjitha llojet e sherbimeve fetare, dhe se do të lëshojnë qelat.

?5 Prill 1967 At Pjeter Mëshkalla S.J., i shkruen leter kryeministrit Mehmet Shehu.

7 Prill 1967 arrestohet Kleriuku i Parë Katolik Don Mark Hasi me “Revolucionin 1967”.

?29 Prill 1967 në Institutin Pedagogjik të Shkodres...Arrestohet At Pjeter Mëshkalla per letren që i ka dergue kryeministrit terrorist Mehmet Shehu. Në mbledhje ka thanë:

“Populli Shqiptar asht Popull besimtarë dhe nuk asht vullneti i Tij me prishë ate që ka ndertue ai vetë me ndergjegjen e tij. Kurrë nuk asht Populli shkatrrues i Kishës dhe i Xhamisë, kurrë nuk nxjerrë jashtë Populli priftin e hoxhen nga katundi. Ky veprim që bani ju sot asht vetem turp para Zotit e para Popullit, asht turpi i juej para gjithë vendeve t’ Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu, bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombtar GjERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT, mbrojtësit të Krishtenimit... Vetem këte mendoni se çka ka me thanë Europa per ju?...”

?1 Prill 1969 Don Marin Shkurti (1933) e kthyen jugosllavët me e pushkatue “shqiptarët”.

Nga familja Shkurti u arrestuen: 1. Don Marin Kolë Shkurti, 2. Ndrekë Kolë Shkurti,         3. Jakë Kolë Shkurti, 4. Gasper Kolë Shkurti, Lazer Ndrekë Shkurti, 6. Prenda Kolë Shkurti, 7. Leze Simon Shkurti, 8. Liza Jakë Shkurti, 9. Ruke Lazer Shkurti. (Dosja 2312)

?29 Prill 1976 Imz. Errnesto Çoba asht dënue 25 vjet burg dhe e kanë mbytë në sigurimin e shtetit në Tiranë me 8 Janar 1980, Dosja 3359... U dënue dhe vdiq.., pa e pa njeri!

?4 Prill 1986 Vdiq Don Lec Sahatçija (1906), i masakruem në burgun e Tiranës...

?25 PRILL 1993 PAPA GJON PALI II vjen në Shqipni...

(Pjesë nga Fjala e Papës në Sheshin Skenderbeu Tiranë, 25 vjet para vitit 2018...)

?Të dashtun Vllazën e Motra!

Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej.

Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar...

Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë.

Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste. Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë, vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare?

A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?

Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’ u garantohët puna e, ajo që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për t’ a konsolidue demokracinë tuej të ré.

Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore. “Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia... ”

?Dhe unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohë até që ka ngja në Shqipni...

Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Evropjan!..

Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe! »



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora