E shtune, 21.12.2024, 05:00 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Në Bërliq

E marte, 20.03.2018, 07:22 PM


Neki Lulaj

 

NË BËRLIQ

 

Në zemrën  e fshatit  është mulliri antik stërgjyshor

I braktisur me  myshk  therra  e kaçanë  i mbuluar

Ky hambar i fshatit dikur ishte kryefjalë në fjalor

Çerdhe e shumë të mirave na ishte histori e kaluar

 

Është i vjetër sa edhe vetë fshati, sa guri e sa pragu

Aty silleshin dy mokra pa ndalë nga agimi  në agim

Edhe vera kur e sillte begatinë  te uji i sokakut

Atë e ushqente Oma me ujë burimi si akullimë

 

Tani e kujtojmë me nostalgji si Ciklopin e përrallave

Trarët i janë kalbur e çatia është kërrusur,  shtrembëruar

Dërmitë qetësia sikur harrohen  në qiparisët  e varreve

Bukurinë ja shtojnë tre heroit e kombit qe u anatemuan

 

Mendetari  zbatuesi i Kushtetutës se Kaçanikut

Sali Qekaj me vellëzërit luftëtarë Ekrem Lulaj e Nysret Sahlën

Që shkëlqejnë si dritat e Neonit në kaltërsi

E Bukurin qendrës se Bërliqit  ja shtojnë ushtarët e Farkut

 

Muret e gurit janë shurdhuar, pyesin oborrin e bëjnë çudi

Kah ikën duhanxhinjtë llafatarët, hokatarët e vjetër në fshat

Edhe bërdilat e arkës i harruan kokrrat e misrit me trishtim

Gurët e mokrës janë topitur kërkojnë një mullis  thinjëbardhë,… 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora