E shtune, 21.12.2024, 02:26 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Jola Dibrani: Në Strugë, Ohër dhe Pogradec

E premte, 16.03.2018, 02:43 PM


Ekskursion Turistik  në Strugë,  Ohër dhe Pogradec

Shkruan Jola Doçi-Dibrani

Të festosh është normale, por të organizosh udhëtime është një medalje në vete. Edhe bordi drejtues i “Spitalit Ushtarak Universitar i Traumës nga Tirana”, në krye me stafin e tij drejtues, Dr.Arben Zeneli, shefi i urgjencës, Dr.Gjevalin Bushi si dhe shefi i kirurgjisë Dr.Skender Buci organizuan ekskursion turistik.

Iniciativës së tyre për ta festuar “Ditën  e Mësuesit” dhe “Ditën  e 8 Marsit” iu bashkuam të gjitha profilet nga ne,  si mjek e deri të mirëmbajtësit e spitalit. Për hir të opinionit,  po që nuk i komplimentojmë, besoj do u mbesim borxh  me qe  është një institucion  me i  specializuar dhe më i afti për sa i përket traumave me madhore qe ka shteti ynë. Dhe për hire të vërtetës duhen përshëndetur për punën qe bëjnë me përkushtim natë e ditë, orar e pa orare në shërbim të popullit në te katër anët e Shqipërisë, madje edhe nga Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia qe  ia mësyjnë kësaj qendre universitare!Pikësynim i yni ishte për ta bere një ekskursion dy ditor,  ku më mirë së në Strugën e bukur,  qytet piktoresk. Po ashtu Liqeni i Stugës bashkon edhe dy qytete tjera  të bukura Ohrin dhe Pogradecin si dy degë lisi të veshura me plot  perla bukurish  natyrore njëri në “Maqedoni  tjetri në Shqipëri”?...

-Të rikujtojmë një fjalë popullore se bukurive të asaj ane iu ka ndërruar shtrati , por pritet qe të kthehet lumi në shtratin e vet pas 100 vitesh“, nga ndarjet dhe pazarllëqet e fuqive të huaja qe i krijuan Shqipërisë!!!

-Rruga dhe vargmalet qe i kaluam  me një atmosferë kënge , humori dhe relaksimi nga  bukuritë natyrore na u prish në pikën kufitare  të “Qafë Thanës”.Aty  ishte rrëmujë me pritje nga varg  makinash  dhe mjete tjera  transportuese në hyrje dhe dalje nga Shqiperia për Maqedoni?.Mu kujtua se kam pas rastin ti shkeli shumë shtete të Evropës, por nuk ka as në administratë, as në  rrugë me prit radhën nga rrëmuja e pa rregullsive. Më iku mendja me shumë pyetje, kureshtje, enigma, të vërteta e të pa vërteta nga një e kaluar historike qe po i përcjell popujt e Ballkanit edhe në shekullin e 21-të.!!! Kontrolli ishte i rrepte  sikur i frikësohen realitetit te zhbërjes së Maqedonisë që e ka mbërthyer “Kolapsi i formimit të rrejshëm mbi shpatullat e popullit shqiptar”?. Shikoja me shumë kureshtje valvimin e flamurit maqedonas dhe flamujve të shumë shteteve,  pos  flamurit shqiptar që mungonte!?.. Në vazhdim mu kujtuan informacionet për këto zona qe ofrojnë shumë mundësi për turizëm,  ku mbizotërojnë përgjithësisht peizazhet panoramike, po ashtu na doli , u  përballëm  me Strugën e bukur , me Strugën e  “Festivaleve të Poezisë dhe kulturës”, prandaj  nuk gabuam  qe këtë herë kemi zgjedhur pikërisht këtë zonë t’ja shijojmë vlerat e saj  turistike.

Arkitektura dhe kultet fetare i përngjanin  atyre  shqiptare,  jo sllave siç i kane përvetësuar sllavo-maqedonasit etj?!...

Pas një  shëtitje pak orësh ne Strugë  u përballëm me shumë qytetar qe i pyesnim për diçka  në gjuhen shqipe,  edhe pse na kuptonin, përgjigjeshin  shumë sakte,  por në gjuhen maqedonishte,  jo shqip!.

-Me të vazhduar rrugën për në Ohër gjithashtu arkitektura dhe kultet fetare i përngjanin  atyre  shqiptare,  jo sllave siç i kane përvetësuar sllavo-maqedonasit etj?!...

Edhe Ohri  si qytet na shoqëronte me bukuritë e veta deri të Kalaja dhe  pika tjera turistike.

-Ishte shume tronditëse, as një mbishkrim nuk  ishte akoma në gjuhën shqipe edhe se atje ne Struge janë mbi 80%  popullata shqiptare?. Për çdo ditë  partitë politike shqiptare dalin me lloj, lloj  deklaratash se jemi në procesin e barazimit me maqedonasit...Çuditërisht i shtrova një pyetje një qytetari te rëndomtë me ktheje përgjigje në një shqipe, por në dialektin gegë...Të them të drejtën u gëzova dhe i thashë zotëri  të falënderoj, që dikush mori guximin të me përgjigjet në gjuhen e të parëve tanë...-Ai me tha “S’jam  shqiptar zonjë, unë jam (Turqali), por e flas gjuhën shqipe...

Kjo me habiti...”Turqali”...e ka mendjen të turqit sigurisht?-Gegërishten time të bukur,  këtë gjuhë të engjëjve, ai e fliste në mënyrë prefekte.

-Më vrau në shpirt të shprehurit e tij...Mu kujtuan fjalë e Krishtit, kur i tha judës”Se para orës tre do me mohosh 3 here”...- Përse o popull shqiptar që jetoni në trojet tuaja të mbrojtura me  gjakun e arbrit, keni frikë të deklaroheni se kush jeni  dhe të “Jeni zotë të vetvetes dhe brezave që vijnë”...

-Nga doni tu vij liria...nga fryma e shenjtë, mos harroni...(tre gjëra të pamohueshme,  “jeni në shtëpinë e tokën tuaj, jeni shqiptarë, jeni pasardhësit e pellazgëve dhe të pa mposhturit  “Skënderbeut”...Ai kur erdhi në trojet e tij u shpreh (lirinë nuk u a solla unë,  por e gjeta në mes jush)!.Përfunduam këtë vizitë  turistike me një zemër të thyer filluam të kthehemi për Shqipëri. Për drekë ndamë kohën për në Qytetin e Pogradecit. Edhe aty ishte një ditë e bukur që rrezet e diellit nga ujit  e pastër të liqenit  ndriçonte drejt në sytë tanë nga një kolorite shumë ngjyrësh. I përngjante një dite të bukur pranvere para kohe. Mbaruam edhe këtë ekskursion me mbresa  të shumta dhe porosi që çdo shqiptar ti vizitoj   bukuritë e veta se vërtet në (shqiptarët duhet të krenohemi qe na takojnë neve dhe qe na i dhuroj zoti  këto perla , bukuri dhe vende të shenjta).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora