E premte, 27.12.2024, 04:08 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Plotsoni portretin!

E diele, 11.03.2018, 06:32 PM


Nga Fritz RADOVANI:

PLOTSONI  PORTRETIN !

VILHELME  VRANARI  HAXHIRAJ

Ndoshta… Pak vende në Botë kanë një koleksion të plotë pa asnjë mangësi të Atyne NANAVE me zemer të plasun si Atdheu i im Shqipnia !

Kur bombet binin mbi Tiranen e vitit 1943, me 13 Tetor... ora 13.13, NANA ime me pat marrë ngrykë dhe më shterngonte per parzem... Pranë kokës sime Asaj një skeqe e një bombes i pat gervishtë dhe gjakosë krahun... Vdekja e Babës i mbylli të gjitha plagët...

Viti i zymtë i 1944 e mbuloi gjithë Shqipninë me velin e zi si NANEN time...

Kujtoj shumë NANA që asnjëherë nuk mujten me u veshë me fustan me ngjyra...

Kur NANA më bisedonte per disa nga Ata NANA, më fliste per Familjet e Tyne fisnike, shumë të nderueme, bamirëse dhe me një kulturë Europjane të trashigueme nder breza.

Emnat e Nderuem t’ Atyne NANAVE të paharrueshme edhe sot ndriçojnë nga Qielli...

Per Zemrat e bardha si zambakët t’ Atyne NANAVE, që shperthenin me aromen e vet si t’ ishin Gratë ma të lumtuna të Rruzullit toksor kur mjerimi dhe vujtja i kishte kaperthye, asht e vështirë me u folë “atyne”’ që nuk njohin fare fjalën burgosje apo interrnim...

Pak kush i njeh këto fjalë si Zonja per të cilen fillova me shkrue...

Vilhelme Vranari Haxhiraj duket tek foto nalt sikur po qeshë !

– Jo, jo, Ajo vertetë asht tue qeshë, madje, tue qeshë me gjithë zemer...

Por, per me dijtë të verteten e gzimit të Saj... Duhet plotsue Portreti i Kësaj Zonje!

Ka shkrue prej moshës gjashtë vjeçare... Atëherë kur i arrestuen Baben... Po, po, se i ka të gjitha Veprat e shkrueme me gjakun e paster të zemres së plasun qyshë bebe e vogel !

Vilhelme Vranari sot asht NANË... Po, foto naltë vazhdon me kenë jo e plotë...

Vilhelme Vranari Haxhiraj duhet plotsue... E ky plotsim bahet vetem nga kerkesa dhe kambngulja e të gjithve Atyne që e njohin Emnin dhe Veprat e Saj, Vilhelme Vranari asht Shqiptaria e vetme që sot Meriton Nderimin me ÇMIMIN NOBEL !

Ju lutem mos hezitoni! Jepni mendimin Tuej modest !

Në se e doni Shqipninë, në Vitin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, bashkohuni me mue!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora