E enjte, 14.11.2024, 06:39 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Keze (Kozeta) Zylo: Sot me 11 Shtator, ne nje ore mesimi ne New York

E enjte, 11.09.2008, 07:33 PM


Keze (Kozeta) Zylo
Sot me 11 Shtator, ne nje ore mesimi ne New York

Nga Keze (Kozeta) Zylo

Ne cdo 11 Shtator Amerika perkujton me dhimbje tragjedine me tronditese qe ndodhi ne zemer te botes, ne Manhattan, te shkaktuar nga terroristet boterore.
E pikerisht sot ne te githa shkollat amerikane, studentet nderuan me nje minute heshtje mijera amerikane, qe humben jeten tragjikisht, me 11 shtator, 2001.
Ndersa Keshilltari i shkolles lajmeroi studentet me qender zeri te mbanin nje minute heshtje per viktimat, Profesorja e Sociologjise i keshilloi studentet se si do te mbanin nje minute heshtje:  ajo i sqaroi ata se ne jemi ne shkolle publike amerikane, dhe secili do t’i nderoj viktimat ne menyren e vet, ja psh vazhdoi ajo: Ju mund te luteni, si kristian, katolik, ortodoks, mysliman, hebre, ose sic e mendoni menyren per t’u lidhur me ta, me shpirtrat e tyre…pasi ne shkollat publike nuk jane vetem te nje besimi, por jane institucione per te mesuar se bashku, pavaresisht nga besimet ose pikepamjet, e rendesishme eshte qe ne te zbatojme kushtetuten.
E ndersa nderoja dhe une se bashku me klasen dhe perkujtoja ne menyren time viktimat e 11 Shtatorit, nuk kishja se si te mos emocionohesha se tepermi, per mundesine se si njerezit gjejne menyrat dhe format per t’u bashkuar se bashku, pavaresisht nga besimet, ngjyrat, postet, kombet…
Mirepo kjo ndodh vetem ne vendet me demokratike te botes, ne vendet qe zbatojne  nje kushtetute te ndertuar me shekuj, e ne kete rast eshte pikerisht Amerika, ku ka pranuar ne zemren e saj, miliona njerez nga e gjithe bota, e ndermjet tyre qysh dy shekuj me pare, dhe nga Shqiperia!
Gjeja qe do me ngelet me shume ne kujtese ne kete ore perkujtimore ishin disa thenie nga
Grenville Kleiser (1868-1953) i cili ka qene nje shkrimtar teper i njohur per inspirimin dhe mendimet pozitive qe jepte nepermjet mesazheve ne librat e tij.
Kur studentja e talentuar Teresa lexonte theniet e tij, si psh:
Neqoftese une bej gjera te mira sot,  dhe ju sherbej ne jete, apo ju ndihmoj,
Me tregoni se si do t’i realizoni keto?
Fjalia: e fundit “Me tregoni se si do t’i realizoni keto? shoqerohesh si refren nga e gjithe klasa.
Thenien e dyte: Ne qofte se une sjell ne rruge te drejte nje njeri qe ka gabuar dhe e ndihmoj ate te hyje ne rruge te mbare, e lexoi vajza me origjine familjare nga Jordania me emrin Alla.  Kurse klasa vazhdoi refrenin: Me tregoni se si do t’i realizoni keto?
Studenti i trete me emrin Christofer lexoi: Nese une mund te ndihmoj njerezit me derpresion dhe te perhape me shume lumturi…Klasa vazhdonte refrenin pas thenieve te Kleiser!
Thenien e katert dhe te fundit e lexoi Muhameti, nje djale zeshkan, i qete, simpatik.
Ai vazhdoi: Ne qofte se une ushqej nje zemer te uritur, lajmeroj per nje fillim te mire dhe dhuroj nje pjese fisnike:  e keshtu pas thenieve brilante, klasa peseriste refrenin, per ta diskutuar me vone se bashku se si gjenden menyrat per te realizuar gjera me vlere ne jete, gjera qe t’i sherbejne njerezimit.
Pasi u mbaruan keto thenie se lexuari qe te mbushnin shpirtin me jete, mendoja se bota do te ishte shume here me ndryshe, dhe refreni i perseritur nuk do te kishte nevoje per te treguar rrugen, pasi ate do ta shihnim konkretisht ne jete dhe ne boten qe na rrethon.
Studentet u larguan nga klasa te afektuar pozitivisht, me emocione te marra nga nje shkrimtar, qe ngeli i pavdekshem me theniet, inspirimin dhe mesazhin e Paqes.
Sidoqofte njerezit, kane te gjitha mundesite per t’i treguar njeri-tjetrit dashurine, fisnikerine dhe vellazerine, qe tragjedia e 11 Shtatorit mos te perseritet me!
Amen!

New York,
11 Shtator, 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora