Kulturë
Mustafë Rugova: Kurrë ma dielli s'ka me u'nxanë
E merkure, 07.02.2018, 06:41 PM
Kurrë ma dielli s'ka me u'nxanë
Nga Mustafë Rugova
Haj medet çka na ka gjete
Do re t'zeza fort jane shkepe
Tym e mjegull mbi Prishtine
A thue jena gjallë a dekë!
Flasin gjinja neper carrshi
Flasin keq e ç'ka nuk thone
Asht' ka vjen Balozi i Zi
Me na e ç'ba Ai lirine tone
Jo qe besa kurre per jete
S'ka me pa ma ate perralle
Gjergj Elez Alia nuk ka vdeke
...Bajloz Ziu e ka perballe
Dert mos kini vllaznillakë
Per keto re e per kete tym
Nje fllad ere e zhdaravitë
Hapet qella e lshon ndriçim
Ooo aman mos ndjellni zi
(Pse havaja sot asht vrant)
Veç tuj tru e tuj shkarravite
Edhe retë po i bani lamsh!
Pasha toke e pasha hane
Pasha yjet qe jane ne qiell
Kurre ma dielli ska me u nxane
N'toke Dardane veç do shendrite!
-Per ZSh-në, nga Hollanda, fillim-shkurti 2018-