E shtune, 21.12.2024, 04:12 PM (GMT)

Kulturë

Skënder Hoxha: Poemë e dhimbjes krenare

E diele, 04.02.2018, 10:23 AM


SKËNDER R. HOXHA

POEMË E DHIMBJES KRENARE

(fragmente…, në kujtim të janarëve të egër- 29 janari i vitit 1999.)

* * *

Ushtarët trima të Jabllanic’s,

Të shpërndarë nëpër vija t’Frontit                   305

Ku e kërkonte Ora e Lirisë –

Nëpër Kosovë në flakë t’barotit.

* * *

Erdhi janari i vitit të ri,

Djemtë e luftës shkonin n’Shqipëri

Për stërvitje e armatim,                                     310

Ndonjëherë edhe për shërim.

 

Njëzet e nëntë janari ‘nëntëdhjetë e nëntë,

Për Kosovën ditë e rëndë  -

Tek po shkonin trimat n’Shqipëri

Kishin rënë në një pusi.                                   315

 

E kalojnë disi atë pusi,

Djem të zgjedhur kishte aty

Komandant Agimi – “Çergashi” duke iu pri’,

N’Rogovë t’Hasit atëherë kanë mësy.

Për të qenë afër Shqipërisë                               320

Të vazhdohen punët e lirisë,

Por aty dora e tradhtisë

Hije t’zezë i la shqiptarisë.

 

Athua mos, vallë, atë natë hana

M’i zbuloi këta djem si zana?                      325

Athua mos ajo natë me shi

Më bëri hile në këta djemni?

 

U gjendën trimat të rrethuar

Nga gjakpirësit e tërbuar,

E rreptë bëhej një luftë n’moh                    330

Atë ditë janari që n’gjak u ngroh.

 

Kolaboracionistët e tradhtarët

Ua kishin kurdisur djemve pritën,

N’luftë me shkjaun dhëmb për dhëmb

Ranë si burrat e s’u koritën…                     335

 

Ranë ushtarët nëpër oborre,

Ranë edhe vendës prej Rogove,

Agim Zeneli aty ra,

E prej shkieve s’dihet sa.

Agim Zeneli e Luan Smajli                        340

T’Jabllanicës këta dy trima,

Nëpër shumë lufta u dalluan

Keq i mori n’Rogovë tradhtia.

 

Ishte Agimi luftëtar i mbarë

Komandant i Batalionit të Parë,                 345

Me Luanin të pandarë.

Luan Smajli i biri i Avdisë

Ishte student i historisë.

 

Dëshmorë t’kombit, martirë, viktima

Deri tash dha shumë Kosova,                    350

Por aty ku ka dorë tradhtia

Nuk na e falë kurrë historia.

 

* * *



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora