E enjte, 14.11.2024, 06:34 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Viti i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

E diele, 04.02.2018, 12:22 PM


Nga Fritz RADOVANI

2018 VITI I GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT “550 VJET: 17 JANAR 1468”

M U E J    SHKURT 2 0 1 8:  K u j t o j m ë ...

?4 – 11 Shkurt 1945: Zhvillohet Konferenca e Jaltës, per të cilen z. Henry Kissinger në librin “Diplomacia” fq. 443 shkruen: “Dy vitet e para pas luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste”. Kjo ishte e ashtuquejtuna nga vetë komunistët “Republika Popullore e Shqipërisë”, e shpallun me 11 Janar 1946 nga Asamblea Kushtetuese, deri në  vitin 1976 me Kushtetuten e re kur Shqipnia shpallet “ateiste”.

?Presidenti i Madh Amerikan Ronald Reagan, e quejti “Përandoria e së keqes” krejt atë pjesë të Europës fatzezë që vazhdonte që në 1944 – 45, me kenë nën robni e dhunen e pamëshirshme të diktaturës komuniste staliniste, ku bante pjesë edhe Shqipnia e udhëhequn nga E. Hoxha!

?Në disa qendra të ndjekjes në Veri torturohen grupe të dyshimta dhe çdo ditë të premte heret në mengjes me urdhen të komandantit terrorist Enver Hoxha,  pushkatohen pa gjyq nga 20 vetë vetem me friksue Malet.

?4 Shkurt 1945 vdes Imz. Luigj Bumçi kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencen e Parisit në 1920, ideator i bashkimit të Gjinokastres dhe Korçës me Shqipni.

?4 Shkurt 1945 vritet pabesisht At Leonard Targaj.

?5 Shkurt 1920 asht le Don Dedë Maçaj, pushkatue n’ushtri 28 vjeç(1947)

?7 Shkurt 1886 asht le At Bernard Llupi. Pushkatue në Prizren 1946.

?10 Shkurt 1974 shkyhet gjymtyrësh në sigurim Don Mikel Beltoja.

?20 Shkurt 1946 pushkatohen regjentët At A.Harapi, L.Nosi, M. Bushati.

?26 Shkurt 1911 asht le At Karlo Serreqi, që vdiq në burg në 1954.

?6 Shkurt 1967: Terroristi Enver Hoxha në fjalimin e vet programatik shpallë “Revolucionin Ideologjik e Kultural të 1967” të tipit kinez, me të cilin Shqipnia shpejt shpallet “Shteti i Parë ateist në Botë”...

?Me 15 Shkurt 1967 Kishat dhe Xhamijat mbulohen me “Fletë Rrufe”...

?Në Shkoder vjen terroristi Ramiz Alia, i cili me anadollakët Xhemal Dini, Musa Kraja dhe Jup Kastrati (Kryetar i Komisionit Pergjedhjes së Leteraturës Fetare Kishtare), si dhe Sadik Rama dhe Angjelin Kumrija, janë organizatorët e të gjitha krimeve të Sigurimit të Shtetit që tashti varej direkt nga komiteti i PPSh së rrethit Shkoder. Lidhja e tyne ishte direkte me Byronë Politike. Veprimet i aprovonte krimineli E.Hoxha.

Menjëherë fillojnë arrestimet me Klerikët Katolik Shqiptar: Don Mark Hasi, At Pjeter Mëshkalla, At Gegë Lumaj... Dhe, pa kalue pak ditë fillojnë veprimet e Gjenocidit në Shqipni me pushkatime, interrnime dhe zhdukje njerzish. “Lufta e kllasave” drejton shtetin diktatorial!

?Shqipnia me “Kushtetuten e Re” shpallet “Shteti i vetem ateist në Botë”!

Të gjithë ata vrasës që kryene këta krime vazhdojnë me kenë “Heronjë të Popullit”, po të cilit “Popull” nuk po e percaktoj... Percaktimi sot i perket

Akademisë “antishkencore” të Tiranës, dhe “Kuvendit Popullor”...

***

?Me 20 Shkurt 1991 monumenti i diktatorit Enver Hoxha terhiqet zvarrë nder rruget e kryeqytetit Tirana...

?Me 2 Shkurt 2018, Shqipnia renditet në vendet...

1945 “PËRANDORIA E SË KEQES” ME DISA MILJON SKLLAVË



(Vota: 12 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora