Mendime
Afrim Caka: Shqiptarët në udhëkryqin e madh
E hene, 29.01.2018, 09:00 PM
SHQIPTARËT SOT NDODHËN NË UDHËKRYQIN E MADH HISTORIK, PËRBALLË PUSHTIMIT TË EGËR SERBË DHE NGA EGËRSIA ISLAMIT POLITIKË
Nga Afrim Caka
Serbia sot armatoset deri në dhëmbë me airoplanë, tanke e rraketa nga PUTINI. Ndërsa shqiptarët sot luten me bythë përpjetë dhe armatosen me xhami, mejtepe e hoxhallarë nga ERDOGANI.
Në këto genjeshtra, në këtë luftë maskash hoxhallarësh e imamësh, kombi shqiptar humbë çdo ditë imazhin e saj në Botë. Jo rrallëherë në historinë ky lloj hoxhallarësh zagarësh e antikombëtar, në vendë që t’i vinjnë në ndihmë kombit që i “përkasin” ktheshin kundër tij dhe kundër Skënderbeut… Dukej sikur fati kishte ruajtur për shqiptarët një befasi të keqe: një shekull pas ikjes së osmanëve, testamenti turk i lënë përgjysmë po kryhej më në fund: gjuha shqipe, ILIRIDA me SLLAVE E TURQ e maxhup, e kthyer në gjendjen e një idiome tribush afrikane, duhet të rrënohej, duhet të çnjërroset.
Dikush mund të thotë, natyrisht, se të gjithë e dimë, e ndiejmë, e shohim se kështu nuk bën, mirpo ja, kaq janë mundësit tona, kurse, nga ana tjetër, mund të shtojë me të drejtë ky oponent fetar, politikë e korruptiv, askush ose pothuajse askush nga politikanët nuk po tregon se çka dhe si më tutje??? Dihet kusht i domosdoshëm për shërimin e (tradhtisë) sëmundjes është diagnoza e saktë e saj. Pastaj vjen terapia, që është shumë herë një process i gjatë shërimi dhe i mundimshëm. Receta a formula e gatshme për daljen nga kriza mendore, kuptohet, nuk ka dhe kjo, tekefundit, nuk është punë e një apo disa individëve, që kanë qëndrim kritik ndaj kursit politik të PDK,ës dhe LDK,ës .
Armiqve tanë u duhet treguar vendi që të sigurohet e nesërmja. Por, që të sigurohet e nesërmja, është e domosdoshme të forcohet e tashmja. Kjo histori përfundon kështu: i ligu e tradhtari fshihet nën petkun e shtetit, ndërsa shteti është i detyruar të vesh rrobat e të ligut. Një nismë dhe shembuj jo veç për t’u zënë në ngoje, po edhe për t’a vënë gishtin kokës. Interesi kombëtar nuk bënë të bjerë viktim e automatizimit territorial të shqiptarëve (një presidenti apo lideri partiak).
Për popullin, baza e jo moralit jepet nga teologjia si një shprehje vullnetit të “Zotit” për t’i tharë shqiptarët nga trutë. Nga ana tjetër, shikojmë filozofët teolog - me pak përjashtime - që përpiqën me kujdes që këtë lloj themeli (kanceri teologjik) që mos ta përjashtojnë plotësisht. Në të vërtetë, vetëm për ta shmangur atë, preferojmë më mirë të gjejnë shpëtim nga argumentet e sofizmit. Prej nga vjenë kjo kontradiktë antikombëtare???
Me siguri nuk mund të përfytyrohet asnjë bazë më e sigurtë për Etikën morale e kombëtare sesa bazën teologjike të islamit politikë: meqenëse, dikush do të ishte aq guximtar sa të kundërshtonte vullnetin e të gjithë popullit për bashkim kombëtar? Sigurisht askush, përveq islamofilve shqiptar, nëse ky vullnet hyjnor do të ishte shpallur në një mënyrë autentike, zyrtare (nëse mund të shprehemi kështu), nëpërmjet së cilës nuk mund të mbetej vendi për dyshim.
Unë them se bindjet themelore (jo) kombëtare e filozofike të shqiptarëve të ditur të Dardanisë kanë pësuar një shndërrim në rrjedhën e viteve të fundit pas luftës - gjë të cilën shumë e pranojnë veçse me ngurrim - dhe shëndrrimi është diçka që nuk mund të mohohet. Kjo gjë ka ndodhur për shumë arsye. Së pari, nëpër xhami, mejtepe e shtëpi, pikrisht nga ndikimi politikë dhe më pas nëpërmjet ndikimit jo bashkohor të filozofisë islame nëpër xhami e mejtepe mbi kulturën dhe historinë shqiptare. Lindja kombëtare për atdhe e kupton shumë më mirë se fryma e hoxhallarëve e cila duhet të pësonë disfatë të rëndë në trojetë shqiptare, por megjithatë vazhdojnë të ngulmojë se materjalizmi po e shkatrron frymën hyjnore kombëtare.
Besimi tek shqiptarët nuk duhet të jetë njëri nga ato opcione fetare, që janë më vend në klimën intelektuale të ditëve tona. Zakonisht, besimi asocionohet me kombin, kulturën, historinë dhe jo me Zotin dhe doktrinat e egërsisë fetare dhe përceptohet si diçka që është e papajtueshme me mendimin racional, kulturor dhe shkencor. Kjo e fundit është bërë zakon të lidhet me sferën e fakteve, me këtë sferë të ndarë nga islami politikë, që qëndron brenda fakteve historike e kulturore. Janë të shumtë ata që mendojnë se një ndarje e tillë në mes fesë dhe kombit është e themeltë. Nëse besimi fetar s’mund të pajtohet me mendimin racional, ai duhet flakur tej si mbeturinë anakronike e stadeve pararendesë e kulturës mesjetare dhe duhet zëvendësuar me shkencën, që ka të bëjë me fakte dhe teori të kapëshme për konceptimin dhe verifikimin intelektual e kulturor.
Qëndrimi i sotëm ndaj besimit është krijuar si rezulltat i një luftë të gjatë pesëshekullore me autoritetin e kultit të xhamive dhe pretendimit të saj për të kontrulluar çdo mendim ndryshe. Kështu, skepticizmi kundrejt besimit ndaj kombit u lidh me përparimin e vërtetë të arsyes. Mirpo ky rol konstruktiv u lidh me përparimin e vërtetë të arsyes. Ky rol konstruktiv i skepticizmit bashkohor ka edhe anën e kundërt, e cila lihej jashtë vëndjes. Atëherë lufta kundër besimit ishte luftë për çlirimin nga prangat frymore të hoxhallarëve, ajo ishte dhe do të jetë luftë kundër besimit irracional, shprehja e besimit mbi fenomenet që nuk shihen e nuk preken në arsyen e shqiptarit dhe në aftësin e tij të kuptuarit për ta vendosur rendin shoqëror e kulturor mbi parimet e fesë, lirisë e jo të sjellurit si beduinë në objekteve të kultit.
Kështu që mos vallë luftrat shekullore ndaj besimeve anadollake kanë qenë të kota, kurse arritjet e arsyes - jorrezulltative??? Mos ne duhet të t’i kthehemi islamit të vjetëruar e të çoroditur për kulturën tonë apo ta dënojmë vetën të bëjmë një jetë skllavi? Mos vallë objekti i besimit duhet të jetë patjetër besimi te hoxhallarët dhe te doktrina e tyre fetare? A thua me të vërtetë besimi lidhet aq ngushtë me të, saqë ne duhet patjetër të ndajmë fatin me KOMBIN e jo me tempujtë e errësirës. Rezulltati i kësaj përpjekjeje do të jetë ajo që kanë arritur të gjitha kombet normal. Dardania duhet me kenë shteti i shqiptarëve dhe jo i makarenjëve, i të huajve dhe i tradhtarëve hoxhallarë që ne i kemi kaq të shumtë dhe që shiten për lek e për një mirënjohje të të huajve. Prandaj, vetëdijësimi dhe bashkimi janë e vetmja rrugë që ne si kombë. Dhe sot më shumë se kurrë duhet të drejtohemi nga interesi kombëtar shqiptar, si komb, në ndërtimin e shtetit shqiptar me të gjitha territoret shqiptare etnike...