E shtune, 21.12.2024, 11:36 AM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Shqetësim poeti

E diele, 21.01.2018, 11:15 AM


NEBI DRAGOTI

 

DRAGOTI

 

Dragoti më është kopësht me lule:

me trëndafila, zymbyla e karafila,

ku rriten djem e vasha me pekule,

Dragoti më është kopësht me lule.

 

Dragoti i Dumresë, vendlindja ime,

gjithë ëndrra më joshi në fëmiri.

Me fisin tim edhe të tjera fise

mbushur është ky fshat me dlirësi.

 

Aty së pari dielli më dha rreze

dhe hëna magji, bukuri poezie

e rini gazmore e jetë pa derte,

Dumreja ime, vendlindja ime.

 

-Ky Nebi Dragoti na u bë poet,

-e thotë vendlindja, Dumreja ime,

-tani rron dhe shkruan në qytet;

notar i mirë në liqene lirike…

 

SHQETËSIM POETI

 

Ah, mbeta hipur në çati

duke zënë ca pika , ca gjerba,

që s’më lënë në qetësi,

se usta më kërkoka jeta.

 

Merrne si t’ju dojë mendja:

në daç merrne për metaforë,

se këto pika, këto gjerba

më lagin dhe kanë kohë…

 

Dhe, më mbaka gjallë shpresa,

shpresa pasuri më e madhe…

Të zë ca pika, ca gjerba

s’ qënka punë e kollajshme.

 

Gati jam me zemrën time

të zë ca pika, ca gjerba

jo për ata që rrojnë nëpër vila,

por për ata që më dhemb zemra.

 

Të mos pikojë jo asnjë çati,

asnjë i skamur mos të laget

dhe mos të qajë asnjë fëmi,

dhe asnjë prind mos të qahet…

 

Nuk më lënkan në qetësi,

nuk më lënka as shpresa:

pra, ngela hipur mbi çati

të zë ca pika, ca gjerba…

 

NEBI DRAGOTI

AFËR DIVORCIT

Tregim

Ëndrra e keqe që kish parë gjatë natës Pëllumb Ç. e kishte nisur drejt qytetit të lindjes, ku kish familjen. Plus kësaj Pëllumbin e kishin shqetësuar dhe dy mesazhe dërguar anonym. T’i besosh ëndrrës a t’u besosh dy mesazheve? I rrokulliseshin qindra mendime e pyetje në tru.- Si t’ia bëj? Të trondis jetën familjare ndërtuar me aq mund?  Ah, çupa ime e vogël si flutur, pesë vjeçare, Besa, sykaltra… Gjithçka i shtjellohej në trurin e tij, kur mbërriti tek pragu i shtëpisë. Gjithçka u nxi si një natë dimri dhjetori. U takua ftohtë me gruan, Liljanën ,që gjithë lagja gëzonte respekt për të. Qe e papritur kjo për këtë grua. Unë banoja në një lagje tjetër, ndër kohë duhet thënë se Pëllumbin e kisha shokë e kaluar shokut. Më habiti ardhja e tij , kur e mora vesh. E ndëgjonim njëri-tjetrin. Me njëri-tjetrin flisnim çiltër edhe gjëra intime. Më ftoi për një kafe me celular. Unë dija se një mistrec me karakter të ulët, një pisanjoz i kishte rënë në qafë Liljanës për ta futur në dorë e për t’i shkatërruar familjen. Kur e mora vesh këtë, e kapa dhe i fola rëndë që të largohej e të hiqte dorë nga kjo marrëzi njerëzore. E kërcënova , se ndryshe do të lajmëroja edhe policinë e lagjes. Kaq munda , kaq bëra. Më tej s’kisha më informacion, se kisha hallet e mia… Sot nuk ka njeri pa halle. Ja që Pëllumbi, ç’ka dija unë, m’i solli në mendje. “Do ta ndaj, do ta ndaj! Do t’i drejtohem gjykatës”. Vendosja e tij dukej se ishte e palëkundur. Të dy ishin grindur keq sa nuk ishin kacafytur.Besa qante me të madhe.- Mos ,babi, mos! Nuk është ashtu, babi jo, jo! Emrin Besa vajzës ia kish vënë Liljana. Për këtë e kishte frymëzuar koncepti i fjalës besnikëri, se e besës ishte edhe vetë. Liljana bënte be e rrufe, se nuk ishte e tillë, se nuk e kishte nëpërkëmbur e shkelur kurorën e jetës bashkëshortore me Pëllumbin. Moralin , nderin, e kishte gjënë më të shtrenjtë. –Hahaha,- ia plasa unë të qeshurit., pasi dija të vërtetën. – Nuk është për të qeshur,- më tha. Atëherë iu drejtova:- Më ndëgjo ,Pëllumb, më ndëgjo me kujdes, si vëlla më ndëgjo! Të besosh në ëndrra është budallallëku më i madh. Ke krijuar alibi të keqe. Unë e njoh mirë Liljanën. Ke grua për kokë të gruas që e kanë zili të gjithë.. Nuk i ka dalur asnjë fjalë rreth asaj alibisë tënde. Dhe aprioria jote është kryekëput e gabuar.Ësht? lehtë të prishësh kotsëkoti, por është shumë më vështirë të ndërtosh. Pëllumbi e dinte gjykimin tim që e shprehja me fjalë të sinqerta dhe si shok fëmirie duhet t’më dëgjonte. Unë fillova të buzëqesh duke i hedhur dorën mbi sup. Dielli ishte ngritur në kupën e qiellit dhe ndriçonte për bukuri. Pëllumbi ra në mendime të thella. Brofi njëherësh në këmbë, nxorri celularin nga xhepi. Rrezet e diellit sikur u futën në tru për t’i ndriçuar qelizat e errta që kishte. I foli Liljanës:- Merr Besën dhe të pres këtu në Bar lulishte. Pimë nga një kafe dhe kujtuam vitet e bukura plot kujtime. Kujtuam edhe dasmën në atë stinën e bukur të pranverës.Shihja se Liljana ishte e çliruar plotësisht dhe fytyra i mori pamje tjetër ,jo të ngrysur siç e pati, por të qeshur. Besa, më tej, lozte në kolovajzë…Unë i shikoja të tre dhe përbrenda ndjeja kënaqësi, ndërsa një pikë loti më rrëshqiti në faqe. Askush s’duhet t’ia lejojë vetes që jeta ta marri nëpërkëmbë. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora