Kulturë
Ilmi Veliu: Ndërrimi jetë i Skënderbeut
E merkure, 17.01.2018, 07:57 PM
Dr. sc. Ilmi VELIU
NDËRRIMI JETË I SKËNDERBEUT
Trimi Kastrioti, u bë gati t,luftojë
Arbërinë e dashur nga turku ta mbrojë
Shumë ish i sëmurë, i ishte zbeh fytyra
Por u ngritë nga shtarti, e priste detyra….
Ngjeshi shpatë të madhe, u nis drejtë ushtrisë
Ti priste rrugën turkut, që vinte drejtë Shqipërisë
Ushtria ish berë gati, me shigjetat në dorë
Me kapuçat e bardhë, si mali me dëborë…
Një hije iu ndal para, si mjegull e Anadollit
A ti je mbreti shqiptarë, i tha Kastriotit
Po, jam Skënderbeu, i gatshëm të luftoj
Vendin tim, Shqipërinë nga armiku ta mbroj.
Mjegull e zezë i foli, këtheu o Kastriot
Nuk ke kohë për luftë,tha i Madhi Zot.
Beteja ndër vite, kush nuk të ka mund
Këtë betejë të fundit, ti sot po e humb
Kush je ti zotëri, që në rrugë m-ke dalë
A sheh që jam gati, i hypur në kalë.
Emrin e kam Vdeke, shpesh më ke përmend
Thoje- shkoj në luftë, t,fitoj ose të vdes….
I erdhë keq për djalin, dhe Donikën ate zojë
Nëse i zen Sulltani, të ngratët çka do-t bëjnë
Ju dhimtën ushtarët, familja e shtëpia
Por shumë më tepër, iu dhimtë Arbëria.
Kur ndëgjuan ushtarët, kan qarë me dënesë
Çka do bënin vetë, me sulltanin e pa besë
E Lekë Dukagjini, i ra kokës me dorë
I shkuli dhe flokët, të thinjura, dëborë…
Tash ndëgjomëni mua, ju tha Kastrioti
Djalin dhe Donikën në Itali dërgoni
Dhe te bregu i detit, ka një lis të thatë
Aty ta lidhnji kalin,me flamurë e shpatë.
Do fryej erë e egër, rreth bregut të detit
E tmerron sulltanin dhe ushtarët e mbretit
Kali do hingëllojë e shpata do vringëllojë
Shqipja do valëvitet, sulltanin ta tmerrojë…...
Mbreti i Stambollit, shumë do të frikohet
Nga shqiponja e zezë, ai do të tërbohet
Nuk do ta kuptoi, se une paskam vdekur
Do këthehet nga Kruja, i lodhur, i mekur…
Prapë e mori fjalën, ai Lekë Dukagjini
Tha, qani - vajtoni, shqiptarë gjithë kah jini
Ushtarë, gra e burra, qani me hidhërim
Nëna Arbëri, sot ka mbet jetim.
(Vargje për manifestimin ,,Flaka e Janarit,, në Gjilan që sivjet iu kushtua 550 vjetorit të vdekjes se Kastriotit)