Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Qamil Hoxha yll i ndritur i lirisë

| E merkure, 10.01.2018, 07:47 PM |


Qamil Hoxha yll i ndritur i lirisë dhe i pavarësisë kombëtare

(Vëllau i Qamil Hoxhës ,Shaniu në deklarimin e tij me thëmbje, por edhe me krenari flet për biografinë dhe veprimtarinë  atdhetare  të Qamil Hoxhës që nga mosha më e re . Ai për pushkatimin e vëllaut paraqet një motiv ( version) tjetër të ngjarjes nga ai i Hazir Hazirit që ishte korier në brigadën, ku ishte komisar Qamil Hoxha, por që këto motive janë mjaft identike , sa i përket ngjarjeve që janë zhvilluar në këtë kohë kur burgoset dhe  pushkatohet Qamil Hoxha…Gjithashtu sipas  librit nga ekspozita e  Muzeut të   Kosovës: “Lufta e popullit shqiptar në Kosovë kundër pushtimit  serbokomunist,  nëntor 1944- shkurt 1945 ” – botuar në Prishtinë ,2002 , autor  Mr. Mehmet Gjoshaj, në mes të tjerave  thuhet se në këtë shtëpi, në Skënderaj, në janar të vitit 1945 janë zhvilluar bisedimet ndërmjet Fadil Hoxhës dhe Shaban Polluzhës për ta bindur këtë të fundit që të shkojë për në Srem”…Si Hazir Haziri ashtu edhe Shani Hoxha nuk përmendin pjesëmarjen në këto bisedime të Fadil Hoxhës…)

Nga Hilmi Saraçi

Qamil Hozha u lind  me 2 tetor 1919 në Gjakovë  nga një familje e shquar atdhetare . Ende pa e kryer shkollën fillore , në moshën 11 vjeçare kalon kufirin dhe del në Shqipëri për të vazhduar shkollimin në gjuhen shqipe, pasi në atë kohë mungonte shkollimi në gjuhën amtare në Jugosllavi (Kosovë) . Më parë vëndoset në Krumë të Hasit. Aty kreu shkollën fillore , pesëklasshe me sukses të lartë . Në qërshor të vitit 1935  regjistrohet në shkollën e mesme bujqësore  në Golem të Kavajës të cilën e kryen me sukses . Gjatë shkollimit mësoi disa gjuhë  si anglishtën , frengjishten , italishten, gjermanishten e të tjera .Kështu gjatë qëndrimit, shkollimit në Shqipëri u edukua në frymën e patriotizmit duke luftuar me mish e shpirt për liri dhe pavarësi kombëtare . Me rastin e sulmit (invadimit)  të Italisë fashiste në Shqipëri, organizoi dhe mori pjesë në demostratën  7 prill 1939 në Tiranë  . Më vonë duke parë se Kosova ka nëvojë për njerëz dhe kuadra të shkolluara vendos  më disa shokë të tjerë të këthehet në Kosovë , në vëndlindjen e tij ,në Gjakovë . Në vitin 1941 punësohet në fidanishtën  shtetërore në fshatin Skivjan ku ushtron detyrën e drejtorit dhe të agronomit. Me dekret të veçantë shtetror, më vonë, transferohet në Skënderaj (Drenicë), ku gjithashtu ushtron detyrën e drejtorit dhe të agronomit në fidanishtën e Skënderajt. Kontributi i tij gjatë qëndrimit në Drenicë ishte i madh. Ai vizitonte fshatrat për rreth duke ndihmuar në ngritjen dhe kultivimin e traditës kombëtare . Ishte luftëtar i madh kundër analfabetizmit  dhe mbrapameturisë, në këtë drejtim ka dhënë kontribut të veçantë në afirmimin dhe edukimin e gjeneratave të reja  . Në këtë kohë ai ishte njëri ndër organizatorët për rezistencë kombëtare në Drenicë , ku me këtë rast u formuan aradhat e para luftarake kundër okupatorrit fashist dhe pushtuesve të tjerë të vëndit…

Në Istok të Pejës, me 20 dhjetor 1944 formohet Brigada e VIII e UNÇ-së për Kosovë , ku në këtë brigadë zgjidhet (caktohet) komisar politik Qamil Hoxha,  të cilën detyrë e kryen me njohuri dhe përgjegjësi të madhe. Në këtë periudhë kohore Shtabi Operativ i UNÇ–së  kishte thirrë popullin, ,përfaqësuesit e brigadave partizane  të disklotuara në Skënderaj të Drenicës  dhe Brigadën e Drenicës të udhëhequr nga komandanti Shaban Polluzha , me 6 janar 1945 , me qellim  të luftës së përbashkët kundër armikut dhe të dërgimit të kësaj brigade në Serbi (Srem) për ta luftuar armikun. Ky mobilizim  kishte për qëllim zbrazjen e Kosovës  nga potenciali luftarak që pa pëngesa  të ushtrohej terror i egër dhe të vëndosej pushteti ushtarak në Kosovë .

Takimi u mbajt në sheshin e qytetit para ndërtesës së këshillit të rrethit në Skënderaj, ku mernin pjesë : Ali Shukriu, Qamil Haxha, Kërsto Filipoviq,Toma Zhariq, Abit Dedija , Dërvish Kopriva , Vllada Raiqeviq, Vllada Kërstiq , Salih Haxhiu, ndërsa nga Brigada e Shaban Polluzhës  mernin pjesë : Shaban Polluzha, Myftar Bajraktari , Col Bajraktari e të tjerë   Në këtë takim i pari kishte folur Ali Shukriu  e pastaj  Qamil Hoxha. Ali Shukriu në fjalën e tij në mes tjerash kishte thënë : “Ne e dim se  shqiptarët në Kosovë , veçanisht në Drenicë  e kanë ndihmuar nacizmin gjerman dhe fashizmin Italian, derisa ata kanë rënë  buzë të varrit. Shqiptarët kanë vrarë dhe kanë plaçkitur vëllezërit tanë serbë e malazezë- ata kanë ra viktimë nga plumbat e shqiptarëve. Tani ka ardhur koha që të gjithë ata të japin llogari, kush më burg e kush me kokë”…

Pas këtij fjalimi antishqiptar fjalën e kishte marrë Qamil Hoxha  duke  kundërshtuar fjalimin e Ali Shukriut. Qamili në mes të tjerave kishte thënë : Vëllezër e motra, shokë e shoqe. Populli i Kosovës,  në veçanti ky i Drenicës  me kohë i ka kuptuar qellimet e Lëvizjes Nacional Çlirimtare  dhe shumica prej tyre  e kanë ndihmuar në çdo pikëpamje  këtë lëvizje . Shëmbulli më i mirë  është se që katër vjet  me Drenicën kreshnike  e kemi zhvilluar aktivitetin dhe luftën tone kundër armikut  dhe ky popull në forma të ndryshme  na ka strehua, na ka dhënë bukë  dhe na ka mbrojtur…. Qamili lavdëroi unitetin e popullit shqiptarë të Drenicës për liri dhe rezistencë kombëtare …

Tubimi kishte përfunduar pa sukses. Shaban Polluzha nuk ishte deklaruar që të shkojë me brigadën e tij  në Serbi  - në frontin e Sremit … Pas këtij takimi Qamili ishte përciell dhe në çdo moment pritej burgosja e tij. Sipas vëllaut të tij Shaniut, nuk kishte kaluar kohë e gjatë  kur Qamili  ishte burgosur me iniciativën e Ali Shukriut. Ai në burg ishte keqtrajtuar dhe turturuar disa javë, pastaj , pa gjyq dhe pa shënjë ishte pushkatuar  në afërsi të lumit të vogël “Klina”.  Familja kurr nuk ka ditur deri me sot se ku gjendet varri i Qamil Hoxhës dhe trupi i pajetë i tij..

Për shëmbëlltyren e këtij luftetari atdhetar nuk ësht shkrua  sa duhet-thotë vëllau i tij Shaniu, por megjithatë ai lavdëroi  drenicasët për kujdesin e tyre ndaj vëllaut, Qamilit. Ata në shënjë respekti dhe ndërimi për luftën dhe veprimtarinë e tij patriotike  në Drenicë i kanë  ngritur pllakën përkujtimore,   në mes të Skënderajt në afërsi të  shtatorës së Adem Jasharit. Ai pastaj përmendi një  rrugë kryesore   në Prishtinë që është  emërtuar : Rruga “Qamil Hoxha”. Gjithashtu  shoqata e intelektualve nga Gjakova  në bashkëpunim me shoqatën e vetëranëve të luftës  në Kosovë-- dëga  në Gjakovë  dhe të pushtetit lokal në Skënderaj  dhe në Gjakovë  kanë organizuar tubimin përkujtimor në pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë  me rastin e 60 vjetorit të vrasjes mizore  të Qamil Hoxhës.   Tubimi ishte mbajtur më 4.VI. 2005 me paraqitjen e disa referatëve që bënin fjalë  për jetën dhe vëpren e Qamil Hoxhës dhe bashkëmëndimtarëve të tij. Në këtë manifestim përkujtimor pjesëmarësit  kishin propozuar që ti dërgohet propozimi Qeverisë dhe instucionëve të tjera  shtetrore të Kosovës,  në Prishtinë për shpalljen për dëshmor të kombit  : Qamil Hoxha  nga Gjakova , Shaban Polluzha  dhe Myftar Bajraktari nga Drenica të cilët dhënë jetën për liri dhe për pavarësi kombëtare gjatë viteve 1941-1945. Për këta heronjë kombëtar janë krijuar këngë të njohura nga këngëtari popullor. Për Qamil Hoxhën këngëtari popullor këndon:

…………………………..

Dora e zez mirë do ta di

Qamil Hoxhën e vranë në msheftësi

Po kush përveç Ali Shukrisë.

………………………………..

Se harrojnë vëllazërit e motrat

Se harrojnë ilakët se harron votra ,

O Drenica se harron Gjakova

Jo nuk e harron Kosova

Jo, jo kurr se harron Kosova …(Shkruar dhe kënduar nga këngëtari popullor , Hashim Shala)

Fragment nga libri (im) “Shpalime nga historia dhe trashëgimia