Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: M’i vodhi gjethet

| E diele, 17.12.2017, 06:57 AM |


Xhevahir Cirongu

 

M’i vodhi gjethet

 

Ashtu në qetësi si pa u ndjerë

Iku dhe  vjeshta, si kripa u  tretë,

Këmishën e verdhë kish’ zhveshur

Bliri jetim te rruga mbetur vërtetë.

 

I folën blirit , ai njerëzve diçka u tha

Kjo erë e vjeshtës, m’i vodhi gjethet;

Nga degët ia shkundi gjethet e verdha

Ashtu si valët e detit filluan drithërimat.

 

U lodha duke numëruar me radhë gjethet

Dhe bliri kishte rënë i gjithi në qetësi,

Të përgjumur në qytet ishin edhe trotuarët

Sigurisht ,sythet e  fjetura padyshim prisnin

Të vinte vjeshta e tretë e zverdhur përsëri.

 

Tek ai blir i vetmuar aty rrugës përbri

Gjethet e zverdhura u kthyen prapë,

S’largoheshin dot, atij i falën dashuri

Lamtumirën e fundit   me lot i thanë,

Dhe ikën me erën e vjeshtës

Me enigmën e e bardhë të valës së detit

Tek ai blir për t’u kthyer prapë.

 

Dhjetor, Durrës 2017