E shtune, 21.12.2024, 02:01 PM (GMT)

Kulturë

Botimet Toena: Shehu u shpall fitues i Çmimit Letrar Balkanika

E enjte, 14.12.2017, 07:06 PM


Tiranë, 5 dhjetor 2016

Deklaratë për shtyp nga Botimet Toena - Tiranë

Shkrimtari Bashkim Shehu u shpall fitues i Çmimit Letrar Balkanika 2015 nga Juria ndërballkanike e këtij çmimi, në ceremoninë që u mbajt mbrëmjen e 3 dhjetorit në Qendrën Kulturore Rinore të Shkupit, për romanin "Loja, shembja e qiellit".

Ai ishte në garë me 6 autorë të tjerë nga 6 vende të Ballkanit:

Vladimir Yankovski “Invisible love” (FYROM)

Christo Karastoyanov “The same night” (Bullgaria)

Ana Ristovic “Directions for use” (Serbia)

Seray ?ahiner “The hairstyle of the bride” (Turqia)

Dimosthenis Papamarkos “Gjak” (Greqia)

Simona Sora “Hotel Universal” (Rumania)

Për këtë roman shkrimtari Bashkim Shehu është shpallur më parë fitues i çmimit “At Zef Pllumi” - 2013. Po këtë vit juria e Panairit të Librit Fier e nderoi me çmimin “Autor i Vitit” - 2013.

Ky roman është përkthyer dhe botuar në frëngjisht në pranverë të këtij viti, falë edhe ndihmës së Ministrisë sonë të Kulturës në mbështetje të përkthimit.

Romani “Loja, shembja e qiellit” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese TOENA, në vitin 2013. Për këtë roman dhe vlerat e tij letrare janë shkruar me dhjetëra artikuj vlerësues në median e shkruar.

Në historinë 19-vjeçare të këtij çmimi letrar të rëndësishëm, është hera e tretë që ky çmim i rëndësishëm shkon për një autor shqiptar. Më parë atë e kanë marrë shkrimtarët Fatos Kongoli me romanin "Ëndrra e Damokleut" (2002) dhe Ismail Kadare me romanin "E penguara" (2009).

Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi, kryetari i Jurisë, prof. amerikan Andrew Wachtel u shpreh me fjalët e mëposhtme "Fituesi i Çmimit Balkanika për vitin 2015 rezultoi romani “Loja, shembja e qiellit”, i shkrimtarit shqiptar Bashkim Shehu. I vendosur në një periudhë kohore të gjatë, nga vitet ‘40 te fillimi i viteve 2000, edhe pse fokusohet kryesisht në vitet ’70-’90, me strukturën e stërholluar, romani lë një gjurmë të pashlyeshme dhe e shtrëngon lexuesin të përballet me pyetje të vështira dhe të sikletshme në lidhje me çështjet universale të fajit, besimit dhe besnikërisë, ndërtimin e figurave autoritare dhe  nëse është e mundur të arrihet njëfarë ekuilibri dhe lumturie pas traumave të thella. E urojmë Bashkim  Shehun për çmimin Balkanika për vitin 2015!"

Çmimi Letrar Balkanika jepet nga Fondacioni Balkanika me qendër ekzekutive në Sofje të Bullgarisë.

Anëtarë të këtij Fondacioni janë shtëpitë botuese: Biblioteka 48 (Bullgari), Toena (Shqipëri), Magor (FYROM), Kedros (Greqi), Laguna (Serbi), Can (Turqi), Muzeul National al Literaturii Romane (Rumani).

Kryetar i Fondacionit është botuesi Nikolaj Stojanov.

Anëtare e jurisë ndërballkanike, për Shipërinë ishte znj. Bisej Kapo.

Në Shkup këtë herë u zhvilluan dy edicione së bashku: i 18-i dhe i 19-i.

Kjo për shkaqe objektive: përpara një viti u largua nga jeta z. Vasile Andru, botuesi rumun.

Këto dy edicione që u zhvilluan në Shkup u mbështetën nga Ministria e Kulturës së FYROM dhe për organizimin u angazhua më së shumti botuesi nga Shkupi i Magor, Gorjan Lazarevski.

Në kompeticionin “Balkanika 2016” u paraqitëm me vëllimin me poezi “Homo Antarcticus” të poetes Luljeta Lleshanaku.

Vëllimi poetik “Homo Antarcticus” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese OMBRA GVG në vitin 2015. Ky vëllim poetik ka marrë shumë vlerësime pozitive në median e shkruar.

Vëllimi poetik “Homo Antarcticus” i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika si pjesë e vëllimit “Negative Space” ka fituar garën për mundësinë e financimit të përkthimit dhe të botimit në SHBA, si dhe çmimin letrar “PEN Translates” - 2017 në Britaninë e Madhe dhe gjithashtu mundësinë e botimit në Britaninë e Madhe gjatë pranverës të vitit të ardhshëm.

Për Çmimin “Balkanika 2016”, poetja Luljeta Lleshanaku ishte në garë me 6 autorë të përzgjedhur nga 6 vende të Ballkanit:

Lidija Dimkovska “Grandma Non-Oui” (FYROM)

Nikolay Milchev “You and the cats in the afternoon” (Bullgaria)

Vladan Matijevic “Very little light” (Serbia)

Murat Özya?ar “Laugh yellow” (Turqia)

Panagiotis Kechagias “Final warning” (Greqia)

Bogdan Teodorescu “Spada” (Rumania)

Luljeta Lleshanaku u nominua në treshen më të mirë të Ballkanit.

Kryetari i jurisë për librin e saj, në ceremoninë finale u shpreh "Poezia u përfaqësua më së miri në këtë edicion dhe juria u impresionua nga zëri i fortë lirik i Luljeta Lleshanakut në vëllimin "Homo Antarcticus"."

Çmimi letrar Balkanika për 2016 shkoi për shkrimtarin e ri turk Murat Özya?ar dhe librin e tij “Laugh yellow”.

Kryetari i Jurisë u shpreh në lidhje me këtë libër: "Historitë më të fuqishme të kësaj përmbledhjeje tregojnë me saktësi të mprehtë dhe cinike, thuajse kirurgjikale, ekzistencën e zymtë të popullsisë kurde në Turqi."



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora