Kulturë
Demir Krasniqi: Dalja e parë publike e UÇK-së
E merkure, 13.12.2017, 07:42 PM
DALJA E PARË PUBLIKE E UÇK-së
Më 28 Nëntor ,
1997 –
Histori e re n’ vjeshtor ,
Në Kosovë na është përshtatë !
Përballë forcave zullumqare ,
Policore të armikut –
UÇK – ja për herë t’ parë ,
Doli përpara publikut !
N’ varrim t’ mësuesit Halit Geci ,
Që na e vrau dora armike –
UÇK – ja jonë nuk ngeci ,
Për herë t’ parë doli publike !
Në Llaushë të Skenderajt ,
Në Drenicën legjendare –
Për herë t’ parë dolën pjesëtarët
E Ushtrisë sonë Çlirimtare !
Vaj e lot vërshuan Kosovës ,
Lajm i zi n’ çdo derë t’ shqiptarit –
Halit Gecin , n’ derë të shkollës ,
Na e vrau dora e serb barbarit !
N’ varrim t’ mësuesit Halit Geci –
Dhjetëra , mijëra qytetarë ...
Dhe nga shtabi i UÇK-së ,
Për herë t’ parë vijnë tre pjesëtarë !...
I pari ishte Mujë Krasniqi ,
Daut Haradinaj , Rexhep Selimi –
Luftëtarë e burra fisi ,
Që dëshmuan si lufton trimi !
Para publikut , kësaj dalje
Të pjesëtarëve të UÇK-së –
I paraprinë luftërat frontale ,
Me policinë serbe t’ pa besë !...
UÇK-së me vullnetarë ,
Iu printe Adem Jashari –
Komandanti legjendarë ,
Trim tribuni , bir shqiptari !
Më 25 Nëntor
1997 –
Për shpëtimin popullor ,
UÇK-ja mori fushatë !
Kundër forcave të policisë ,
Nën drejtim të legjendarit –
Me i dalë n’ mbrojtje shqiptarisë ,
Komandant Adem Jasharit !
Në Vojnik të Skenderajt –
Sulmuan forcat e Policisë ,
Sulmuan forcat e serbo djajtë –
Okupatorët e Serbisë !
Nga ky sulm në fshat t’ Vojnikut –
Lanë shumë serbë t’ vrarë e t’ plagosur !...
Ikën forcat e armikut –
Nga UÇK-ja e përsosur !...
Më 26 Nëntori
1997 – të ,
Një ekspeditë serbe ndërmori ,
Mbi shqiptarë prapë një fushatë !...
Bashkë me 10 automobila
Dhe me mjete të blinduara –
U vërsulën ata katila ,
Me mjete t’ mobilizuara !...
Në drejtim t’ fshatit Vojnik –
Serbët shkuan për të marrë hak !
UÇK – ja iu doli n’ pritë –
Aty prapë i lau me gjak !
Në Vojnik , nga gjaku i derdhur –
Policët serbë ikën pa prekur !
U tërhoqën pa u vërejtur –
Lanë për mbrapa t’ vrarë e t’ vdekur !...
Forcat serbe iknin si rrufeja –
Nga goditjet që u kishte dhënë UÇK-ja !
Pa mëshirshëm qëllonin , shtinin –
Mbi shqiptarë kudo që shihnin !
Në Llaushë të Skenderajt ,
Qëlluan mu në derë të shkollës –
Na e vranë mësuesin Halit Gecin ,
Pa pikë faji , pa pikë të njollës !
Më 28 Nëntor
1997 – të ,
Me nderime madhështore ,
U varros mësuesi i ngratë !
Në ceremoni t’ varrimit ,
Të mësuesit tonë shqiptar –
Morën pjesë në shenj t’ nderimit ,
Dhjetëra e mijëra qytetarë !...
Erdhën nga Drenica e Peja ,
Anë e mbanë Kosovës mbarë –
Aty erdhi dhe UÇK-ja ,
Që doli për herë të parë !
Halit Gecit – mësuesit t’ shkollës ,
Që punoi me nxënës shqiptarë –
I qoftë lehtë dheu i Kosovës ,
Lavdi veprës si pishtarë !
Lavdi veprës s’ Adem Jasharit –
Komandantit legjendarë ,
Që dha jetë për liri t’ shqiptarit –
Prehu i qetë edhe krenarë !
Gjilan, më 28 Nëntor 2017 . Demir KRASNIQI