E merkure, 15.01.2025, 04:30 AM (GMT)

Mendime

Gëzim Hoxha: Robotika mbërrin edhe në kuzhinë

E diele, 19.11.2017, 08:43 AM


Robotika mbërrin edhe në kuzhinë

Nga Gëzim Hoxha

Moley robotics ka krijuar konceptin e robotit shef kuzhine i cili gatuan çdo gjë për ju. Duart e robotit punojnë po aq shpejt sa edhe një shef i vërtetë kuzhine. Një kuzhinë e tillë përfshin krahët robotik, një furrë, një sipërfaqe metalike dhe njësinë komanduese me prekje.

Ky inovacion është një ndihmë e madhe për amvisat në të katër anët e botës por ia vlen të mendosh edhe pasojat që do të ketë ai për punësimin nëpër restorante. Shefi robot mund të punoj po aq shpejt sa një shef i vërtetë kuzhine, mund të gatuaj çdo gjë dhe mund të komandohet fare thjesht edhe nëpërmjet një smartphone -i. Në këtë rast do të kushtonte më lirë të blije një robot se sa të punësoje një shef kuzhine.

Ia vlen gjithashtu të mendosh pak dhe të imagjinosh se si mund të jenë restorantet e së nesërmes. A do të ketë më shefa dhe kuzhinierë në një restorant? Kuzhina e një restoranti të nesërm do të jetë fare e qetë, asaj do i mungojnë zërat dhe urdhërat e shefave dhe të kuzhinierëve. Aty çdo gjë do të jetë në perfeksion. Nuk do të gabojmë po të themi se një kuzhinë e tillë do ngjasoj më shumë me një laborator se sa me një kuzhinë prej vërteti nga ato që jemi mësuar të shohim ditët e sotme. Ndoshta zhurma vetme që mund të vijë nga një kuzhinë e tillë mund të jetë ndonjë arje nga njw operetë e Verdit apo ndonjë simfoni e Moxartit.

Ka të ngjarë që restorantet e së nesërmes të mos kenë fare nevojë për atë ndarjen klasike që fsheh punën e kuzhinës. Ata me shumë gjasë do të jenë të hapur dhe klientët e tij do të mrekullohen nga puna e qetë dhe shpejtë e këtyre krahëve robotikë. Ata do t’iu duket vetja si në kinema duke parë ndonjë film me robotë.

Kjo është ana fantastike e këtij lajmi të publikuar me anën e një videoje nga Business Insider. Veç kësaj duhet menduar ca edhe për fatin e njerëzve që nxjerrin bukën e gojës me punën e tyre si kuzhiner. Dhe ta mendosh që kuzhina mbahej si një front pune i sigurt. Vallë a do të ndalet ndonjëherë robotika?

Themi kështu se teknologjia në përpjekje për t’ia lehtësuar punën njerëzve i ka rrëmbyer shumë pozicione pune atyre. Mjafton të përmendim profesionin e hamallit, puna e të cilit u zëvendësua prej makinerive pirun, ose kompjuterat që kanë marrë përsipër shumë detyra që më përpara kryheshin nga një sekretare, po kështu ndërhyrjet kirurgjikale në një të ardhme jo shumë të largët do të kryhen nga robotët.

Ashtu si edhe puna e policëve rrugor është zëvendësuar nga semaforët. Një pjesë e punës që e bënin arkëtaret nëpër banka tash bëhet nga bankomatët. Edhe puna e mësuesve në një farë mase është zëvendësuar nga progreamet e ndryshme kompjuterike. Bëhet fjalë sidomos për mësimin e gjuhëve të huaja. Kështu nëse ti je një anglisht folës mund të mësosh sa gjuhë të duash nëpërmjet programeve të tilla si DUOLINGO, BABBEL etj. Edhe një sërë kursesh kualifikimi ti mund t’i ndjekësh online.

Para disa muajsh THE ECONOMIST publikoi videon e një debate televiziv për robotikën dhe teknologjinë në përgjithësi. Ekspertët e punësimit aso kohe ndaheshin në këndvështrime të ndryshme përsa i përket faktit nëse a do duhej të ndërhynte shteti për të kufizuar hovin e teknologjisë në ditët e sotme.

E vërteta është se njerëzit gjithmonë do gjejnë një mënyrë për t’ia dalë mbanë, sepse tek e fundit janë njerëzit ata që i kanë shpikur robotët dhe jo e kundërta. Gjithmonë do të ketë vende pune që do të mbyllen  dhe të tjera vende pune që do të hapen. Ndoshta do të na duhet të mësohemi ta ndajmë jetën veç të tjerash edhe me robotët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora