| E marte, 21.11.2017, 09:07 AM |
Unë e dua LASGUSHIN !
(cikël me poezi)
In memroriam, për 30-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Nga Përparim Hysi
1. Lasgush Poradecit
Kush ta vrau shpirtin e bukur që lëshonte vetëm xixa
Për tërë jetës rrije strukur,sikur vije që nga BIBLA?!!!
Me kostumin e roitur,vije rrotull si një KRISHT
Me një zemër të drobitur,vrisje natën; ndizje dritë!
Ç'mbaje fshehur në humnera(plot xehërorë që nuk i dhe)
Prisje "kohëra të tjera"...(plaç, moj vdekje, që s'e le!)
Bridhje vetëm i pangrënë, i mbështetur mbi një stap
Eh, sa fjalë që le pa thënë,se s'të la "hija faramak"
Se të ndiqte si tinzare,për të futur nënë lak
Bëje si s'e "shihje fare", duke ecur nëpër natë.
Edhe flisje si me vete, ca lirika,ëmbël, mjaltë
Lagur me ujtë e Liqerit, rrëzës së Malit të Thatë!
Ja, kështu, mbështetur stapit, si një shenjt e si një KRISHT
Me lirikat, pikzë të mjaltit, rron në zemra,përjetësisht.
Fier, 25 prill 1999
2.Kujtimit të LASGUSH PORADECIT
Përmbi stapin proverbial,engelndisesh buzë Liqerit
Mërmërit e mërmërit, ca lirika të njëherit
Këtu "hesht një lopatë",atje"vdes një nosit"
E të gjitha "zhyten- mbyten" e tubohen në lirikë.
Buzët rreshkur "sulesh kroit" dhe pi "ujë të kulluaar"
Ku harlisen e dogdisen vasha"gushë e gjizbuluar"
E "mbolloisura" të dogdisë", të ngopë era trëndelinë
Pa zu zemra të këndojë, si bilbil ka melodinë.
Pastaj,"merr shoqezen prej krahu", dhe zë"zhytesh" në liqen
Velesh,çvelesh dashurisht dhe ringjallesh si një mjellmë
Muhameti pati Mekën,Krishti ka Betlehem
Ty s'të dilin, doje dy:Poradecin dhe Liqen!
Dhe aty të prehet shpirti, ty,LIRIKUT MADHËSHTOR
I PËRJETSHMI I DASHURISË! Mbi poetet:PERANDOR!
Në Tomor a në Olimp (thonë u mblodhën Perënditë?!!!)
Dhe i thanë Afërditës:- Shko dhe dorëzoja "tapitë".
Fier, 22 prill 2000
3. Vij në Pogradec
Vij në Pogrdec dhe zihem pak ngusht:
Më mungon LASGUSHI,por nuk je dhe ti MITRUSH!
Njëri qe si prushi,tjetri mu si zjarri
Unë zë hamendësosj:-Cili qe më i madhi?
Por flet vet MITRUSHI ( më shpëton nga halli)
Mos e vrit hiç mendjen:- Pa dyshim L L A Z A R I !
FLORIDA, 3 korrik 2002
4. Kur dal buzë Liqenit
Kur dal buzë liqenit (vendalinjtë i thonë:GJOL!)
Nuk e di seç ndjej pezmit,xhë më dhëmb në kraharor
Më kujtohem "mrëmërimat" e të madhit PORADEC
Them se diku do jenë"rimat" edhe mbushem debulesë.
Mërmëriste si me vete,po drejtohej për nga ZOTI
S'ishin rima, po "sedefe" si malaksur pikaloti
Ishin rima dalë nga shpirti,se i ndjente thellë në zemër
Tek ay qe ngjallur KRISHTI! KRISHT ishte,pa la emër.
Florida, 3 korrik 20o2
5. POETI- MBRET
BUDË a KRISHT... e MUHAMET
Që të tre, i përfaqëson vet
Ish i ditur, si AI!
Madhështor: si PERËNDI!
Dhe kullonte poezi
Me TË s'matej dot:asnji!
Jepini spektër prej ZEUSI
POET-MBRET është vetëm LASGUSHI!
Florida, 3 korrik 2002
6. Nga LASGUSHI nuk ndahem dot
Nga Lasgushi s'ndahem dot
Vargu i tij: i ëmbël- mjaltë!
Dua t'i ikë, bot e bot
Por jam ngjitur si me zamkë.
Se më mbush me mërmëriam
Si ai? Rrallë,tjetërkush!
Shpirti mbushur plot me rima
Rima made in LASGUSH!
Më malaks me ujë liqeri
Tek në gjumë më nanuris
Fjalë e ëmbël-mjaltësheqeri
Mu në zemër më ujdis.
Mu në zemër më ujdis
Me të zë këndojmë tok
Aq me të jam lidhur"pisk"
Dhe të dua, nuk ndahem dot.
Florida, 4 maj 2003
7.ÇOÇËRRI i LASGUSHIT
Më dol"çoçërri" i Lasgushit,nga një blacë a nga një ferrë
Edhe shpritin plot ma mbushi,për t'u çmallur një copëherë
Ja tek u shfaq"BABUSHI", i mbështetur përmbi stap
Pa më thotë ky"ENGJËLLUSHI":-Në Shqipëri, nisu me vrap!
Doja unë me të të çmallem, me POETNË E dashurisë
Dhe me vete zë e hahem (ç'shkruaj, e kam prej nostalgjisë)
Fjalajote,-them,- BABUSH mu në vesh të Perëndisë
Syri pak m'u rrëmbush, për POETNË e dashurisë.
Florida, 22 prill 2009
* i dërgoi për 30-vjetorin e ndarjes nga jeta (12 nëntor 1987)
Tiranë, 10 nëntor 2017