Kulturë
Xheladin Gjonaj: Fshije lotin o Shqiptar
E shtune, 18.11.2017, 03:44 PM
Fshije lotin o Shqipëtar
Nga Xheladin GJONAJ, Tropojë
Femija sa lind fillon te qaje,
e qeteson nana me gjirin e saje,
mandej, ai qesh e flet
e njeh nanen e baben e vete.
Çdo dite tu u rrit, vuajtjet shtohen
Me lotet e nanes,te qarat bashkohen.
Prinderit e shkrete perpiqen çdo dite,
sa zor që e kan femijet per t’i rrit.
Ne dhome nje nate jane bashkue
nana s’ka buke me u afrue
e bashk me femijet qajne me lot
habitem shume si eshte kjo bote.
Femijet e pasur te lumtur jetojne
Me punen e tjereve gjithça gezojne
prindrit ju japin çdo gje qe kerkojne
e ata qajne qe me shume tu’a shtojne.
Ka mbete ky popull qindra vjet
tuj derdhur lot ne vend te vet,
e kurrkush nuk ja u qane hallin
I huaj e i veti ju a marrin mallin.
Prej nevojes pak ma mire me jetue
ne gurbet njerzit kan shkue
shume punuan per vend te vete
a mos behet me ardhe apet.
Te degdisur neper bote
nxjerrin djerse e derdhin lote
per shqiperinë sa poshte ka ra
njerzit don ma mire me i pa.
Vjen ai burri çdo kater vjete
E njerezve pa shprese fall u qet
Ju lutet shume ja dhane voten
Po u betohet me ndryshue boten.
“Jam burre i mire, me ndere e bese
per keto qe shkuan ju kerkoje ndjese
do punoje per ju e kam amanet
ne parajse te shkoni drejte ne xhenet”
Fshije lotin o popull shqipetar
boll ke vuajtur shekuj me rradhe
shume armiq e shume parti
e lane kete vende plot varferi.
Te gjitha te mirat zoti i dhuroj
mallkue qofte kush ti mohoj
njerzit e shkrete po bejne be
s’jemi pa fe as pa atdhe
Ka ardhe koha me mendue
Kujt kete vend me ja besue
Per mire jeten me ndryshue
U ba gjatë mjaft kem durue.
Hamadreqeve qe na pine gjakun
Neper burgje me ja u dhene hakun.
Prape me shpresë po rrin shqiptari
A mos puna kthehet per s’mari
-----------
- XH. Gjonaj, mesues veteran, Geg-hysen, Tropojë-
(Per ZemraShqiptare, Nentor 2017)