E diele, 22.12.2024, 07:05 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Ankora

E merkure, 16.08.2017, 06:43 AM


Botime të reja

Nexhat Halimi

Ankora

Me logon e Shtëpisë Botuese ”Fad”, në Prishtinë,  doli nga shtypi libri më i ri i Nexhat Halimit “Ankora” –dramë, me çaste, raste e ngjarje dramatike dhe mjaft emocionale nga lufta e fundit atdhetare në Kosovë. Ky tekst, i përqendruar me rrjedha psikologjike, paraqet  inserte, përshkrime dhe dhembje në mënyrë mjaft të prekshme në fshatin kufitar me Serbinë, në Dumnicë të Llapit. Në të njëjtën kohë, pamje ,copëza e ngjyra të luftës së fundit bartin në vete personazhet duarthatë. Ata ikin nga vatrat e veta, me pak gjë apo asgjë me vete. Kalojnë nëpër flakën e luftës, nëpër ngjarjet  tragjike, duke krijuar   kolonë të përbërë nga të ikurit përreth dhe kurmet e tyre, ama – secilit drita e shpirtit u mbetet ndez në pemët, në lulet, në barin rreth shtëpisë. I zgjidhin kafshët e i lënë të lira e nisen. Shpirti i  tyre mbetet megjithatë aty, në dheun e lashtë. Ngjarjet përgjasojnë, siç ndodhi herë më parë me njerëzit e gjakut tonë nga Toplica, Çamëria dhe  viset e shumta të mbetura jashtë trungut.

Personazhet e flasin, secili në mënyrë të vet, nga një damar të jetës që në secilën pëllëmbë kanoset të këputet. Shpresa megjithatë nuk i lë. Ecin dhe arrijnë në qendër të fshatit Dunmincë. Aty hasin në të vrarë – gra e fëmijë. I varrosin si munden dhe pastaj të gjithë bien në kurth, kapen në rreth pa shteg...

Megjithatë, ata nuk jepen. Njëri e lë bastunin në Skenë, një tjetër e lë gjelin, kënga e të cilit në duart e një fëmije jehon mbi fushat e malet mitike shqiptare. Skena nuk ngel e zbrazët. Përsëritet ajo që ka ikur. Personazhit të parë i dëgjohet këmbimi i  bastunit dhe i shihet hija, tjetrit i mbetet Shtamba, të tretit Qeni. Në këtë mënyrë, personazhet flasin, ecin dhe e bartin Kosovën në vete. Largohen në mjegull... Njëri ia del ta merr Gjelin me vete, Tjetri Qenin, i treti Shtambën me ujë burimi, i katërti  e bart në shpinë një Thes me kockat e familjes, i bindur se më nuk do të kthehet as në shtëpi as në varre, siç i ngjau më parë stërgjyshit të tij dhe ky mbeti pa yrtin e shpirtit, në bredhje të egra dhe në mall për dheun e vet.

Nuk ndodh krejt ashtu, meqë fëmija e mban gjelin në duar, Çupa pi ujë nga shtamba, e përkëdhel qenin, e jeta rrjedh. Bien dritat e para të mëngjesit  dhe liria nis e ec për binarët e vet.

Drama ka një ndërthurje  të veçantë dhe personazhet janë latuar me mjaft mjeshtri.

Teksti teknikisht është punuar nga Dea Halimi, e cila e ka përgatitur edhe ilustrimin në ballinë. Libri ka 222 faqe.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora