E diele, 22.12.2024, 01:26 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Din Egriu - dibrani i pamposhtur

E merkure, 16.08.2017, 07:23 AM


DIN EGRIU – DIBRANI I PAMPOSHTUR

 

Ma thotë zemra e njeriut –

T’ ia këndoi këngën Din Egriut !

Atdhetarit të palodhur ,

Për Dibranin e pamposhtur !

 

Për  shqiptarin  n’ Amerikë –

Që në jetë nuk dinte frikë !

Din Egriun  – zemër trim ,

T’ gjithë e thërrisnin Daja Din !

 

Ishte i dashur si baba ,

Si vëlla e si xhaxha ...

Zemërgjerë dhe  i mirënjohur ,

I paepur , shumë i  joshur ...

 

Atdhetarin aleat –

UDB-ja kurrë se la rehat !

E përndiqnin ditë e natë –

Organizuan një atentat !

 

UDB-ja e Jugosllavisë

Me bashkëpunëtorë t’ Maqedonisë ,

Më 27 Prill 1992 –

Din Egriun e vranë ndër sy !

 

Vranë figurën e pamposhtur ,

Atdhedashësin shumë të njohur !

Aktivistin e çështjes shqiptare –

Për të drejtat mbarë kombëtare !

 

Për UDB-ën shumë kush tregoi –

Atentatin si e organizoi !

Në mbrëmje t’ ditës së Shtunë –

Kriminelët si vepruan !

 

Din Egriu deri vonë rrinë –

N’ zyrën e tij në Brooclyn !

Në Brooclyn të Nju Jorkut –

Din Egriut s’i gjendej shoku !

 

N’ zyre kish furnizim gjithë fare –

Me literaturë t’ pasur  kombëtare !

Plot me libra dhe gazeta –

Ku po shkruhej e vërteta !

 

“Rreth orës 21 e 30 minuta –

Pas disa telefonatave , u nguta !

Se  s’ është n’ rregull diçka e kuptova –

Prandaj me vrap në zyrë shkova !

 

Zyra e Din Egriut , ku punonte gjithmonë –

Gjendej 200 metra larg banesës sonë .

M’ dridhej trupi në  këtë hata –

O Zot, o Zot, çka  me pa:

 

Dera e zyrës ishte e hapur krejt –

Në dysheme i shtrirë , i larë me gjak krejt ,

Sa mezi e njoha bashkëshortin tim të shtrenjtë ,

Atë figurë të ndritur , atë figurë të shenjtë ! “

 

Kështu rrëfente dëshmitarja Anifeja –

Në dëshminë e  lënë pas ngjarjeve të reja :

“Ishte i pa frymë , s’ lëvizte fare n’ vete ,

  asnjë mënyrë  nuk  jepte shenja jete !

 

Receptori i telefonit – varur n’ mur qëndronte ,

Kuptova se Dini s’ ka mund të telefononte !

Së pari e kërkova atë ndihmën e shpejtë –

Tregova se Dini s’ ka shenja për jetë !

 

U  telefonova djemve : Naxhiut e Naimit –

Që të vijnë në ndihmë për ngjarjen e trishtimit !”...

Kështu bënë të ditur rrëfimi i Anifesë –

Për krimin që bërën ata të pa besë !

 

Zëri i sajë shkëputej nga lotët dhe terri –

Si protagoniste e gjallë e këtij tmerri !

Se çfarë kishte parë , ç’ kishte përjetuar –

Aspak s’ ishte e lehtë për të e dëshmuar !

 

Pas dy muaj qëndrimi n’ spital të shërimit ,

Familja mësoi nga goja e Dinit –

  mbrëmjen kritike të 27 Prillit ,

Si ishte skenuar mbarë akti i krimit ?!

 

Dini me gojë t’ vet iu kishte treguar –

Tre veta t’ maskuar  si e kanë sulmuar !

- M’ qëllonin me shufra hekuri duke brohoritë :

“Ja se ku e ke  Kosovën Republikë !”

 

Por , për këto punë , Dini s’ kishte frikë –

Se nga dora e armikut ma mirë s’ kishte pritë !

Pas këtij atentati që e shtrinë për vdekje –

FBI-ja Amerikane e mori  n’ mbështetje !

 

Pas shumë plagëve  e dhimbjeve , shërimi nuk zu  fill –

Dini ka ndërrua jetë më 27 Prill !

Këshilli organizativ e kishte vendosë –

Më datën 30 Prill , Dinin  me e varrosë !

 

Me nderime të larta  e traditë atdhetare –

  vendlindje t’ shenjtë –    Dibrën legjendare !

Me e varrosë në Dibër të Maqedonisë –

Aty ku  së pari jetën e ka nisë !

 

Kështu e kishte lanë Dini  amanet –

Prandaj edhe vdiq ku i deshi  shpirti i vet !

Pra n’ tokat shqiptare , Dini jetë ndërroj –

Me fjalët :”Kosovë”, që mbante në gojë !

 

Ambasada jugosllave , gjashtë ditë rresht me bindje –

Nuk lejonte arkivolin t’ dërgohet n’ vendlindje !

Të kryhej varrimi në mënyrë madhështore –

Ashtu siç e meritonte Din Egriu prore !

 

Falë përfaqësisë  diplomatike amerikane

Dhe urdhrit    saj që i dha kësaj ane –

N’ vendkalim të Bllacës , n’ afërsi të Dibrës ,

Të kalojë kufoma , t’ varroset n’ vendlindje !

 

Vëzhgonin armiqtë , porsi ujqit llavë –

Dini , edhe i vdekur ishte tmerr për sllavë !

Vdekja e Dajës Din , siç e thërrisnin n’ tëra  anët –

U prit me indinjatë nga të gjithë dibranët !

 

Për t’i bërë ma shumë nderë vdekjes së Daja Dinit –

I madh e i vogël  shkuan  n’ homazhe t’ varrimit !

Mirëpo, që të pengohet ceremonia e varrimit –

Pushtetarët maqedonas përgatitën skenar të trishtimit !

 

Gjoja për trazirat  që kishin ndodhë  prej skenimit ,

N’ Dibër , dy javë ditë para vdekjes së Dinit –

Në mes qytetarëve dibranë dhe policisë ,

N’ atë përleshje u lënduan gjithsejtë 8 policë !

 

Njërit prej policëve  flakën ia kanë dhanë –

I cili  ishte  djegur  dhe  lënduar  rëndë !

Pushtetmbajtësit maqedonë , n’ vend t’ arsyetimit –

Me këtë shkak pengonin ceremoninë e varrimit !

 

Ishin të sigurta  strukturat armike –

Homazhi  t’ shndërrohej n’ protestë masovike !

Andaj urdhëruan  homazhin e  masës –

Arkivoli mos të lëshohet  para orës 20 – të, të natës !

 

Në ora 21 e 30 minuta me tradita të kësaj ane –

Nisi arkivoli    drejtim të varrezave  dibrane  !

Mbi fytyrën e tij pikuan ca  riga shiu –

Edhe retë e dinin se vdiq Din Egriu !

 

“Sonte edhe qielli po vajton pa këputur –

Për vdekjen e Dinit tonë bujar e të përvuajtur ! “

Thanë disa dibranë që shkonin duke u lutur –

Që shpirti i tij , n’ Parajsë t’ pushojë i lumtur !

 

Varrimi u krye natën në të errët –

Pasi nuk u lejua që t’ varroset ma herët !

Shumica e qytetarëve nuk dinin për këtë tmerr –

Se varrimi do të kryhet ashtu nëpër terr !

 

Në mungesë të dritave edhe të kandilave –

Iu dha lamtumira  me dritë t’ automobilave !

U ndanë përgjithmonë t’ afërm , miq , shoqëria ,

Dashamirë nga Dibra , Kosova e  Shqipëria !...

 

Ashtu të  shumëvuajtur , të djegur , të përvëluar ,

Të krisur , të zemëruar , por kurrë të nënshtruar –

Mund ta takoje Dinin , n’ metropole t’ botës ,

N’ ato t’ Amerikës  edhe të Evropës !...

 

Duke brohoritë  edhe duke  trokit –

Në çdo institucion politik e diplomatik !

N’ ballë t’ aktiviteteve n’ interes  kombëtarë –

Për t’ drejta  e çlirim t’ mbarë  popullit shqiptarë !

 

Ishte i pamposhtur dhe nuk trembej fare

Dhe kudo vepronte për çështjen  shqiptare –

Alarmonte nëpunës t’ administratës amerikane ,

Në Uashington , Nju Jork , n’ instanca  të çdo  ane !

 

Ashtu marshonte Dini – biri i nënëlokes ,

Ku e lypte nevoja rrugëve të botës !

Rrugën 47-të të Nju Jorkut ,  kurrë s’e ka harruar –

Para Organizatës së Kombeve të Bashkuara !

 

N’ masë të demonstruesve  mund t’ dallohej lehtë –

Gjithmonë i  shoqëruar nga njerëzit e vet !

Para masës mbahej kokëlartë nëpër radhë ,

Përmbi kokë gjithmonë mbante plis të bardhë !

 

Predikimi i Dajës Din ishte shumë i thjeshtë ,

Ishte shumë i bindshëm edhe shumë modest !

Nga se n’ zemër kishte vetëm një dëshirë –

Vetëm që ta shohë Kosovën të lirë !

 

Ta shoh të pavarur , sovrane , krenare –

Të bashkuar prore me  trojet shqiptare !

Që të përjetësohet Shqipëria etnike –

Kurrë t’ mos bie pre e forcave armike !

 

Shtëpia e Dajës Din ishte shumë bujare –

Konak dhe odë pritje për të gjithë shqiptarët !

Me fotografi t’ patriotëve t’ Rilindjes kombëtare ,

Heronjve të rënë për liri atdhetare !...

 

Duke i përfshirë trimat nga çdo anë e globit –

Ajo u shndërrua në Muze të kombit !

Shtëpia e Dajës Din , n’ çdo pjesë e  tipare –

Është stolisë me shenja e simbole kombëtare !

 

Gjilan, më 21.07.2017.        Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora