E shtune, 21.12.2024, 03:52 PM (GMT)

Kulturë

Qazim Shehu: Motive Pogradeci

E marte, 18.07.2017, 06:52 PM


MOTIVE POGRADECI

 

QAZIM D. SHEHU

 

LASGUSHI

 

Nuk kish mbi krye një barsolinë

Po një mjellmë,

Nën këmbë i gurgullonte

Një burim i thellë.

Cuci e tërhiqte

Mos binte në humnerë.

Si e mbajti atë mjellmë –borsalinë

Kur nën këmbë kishte një minë,

Dhe vargu i çante vetëtime

Drejt fundit të liqerit

Ku e zeza me të kaltrën përzishëm ndrin

Dhe liqeri shkon tek ai

A ai tek liqeri më parë mbërrin?…

 

NJË ZOG..

 

Vetëm në  këto male me këtë liqen

Nositn lasgushian e gjen.

Ai është aty ndë Shën Naum

Ku liqeni valë hedh më shumë.

Se ai vend i bekuar u shit,

Nga një mbret që e kishte emrin Zog,

Po s`ish nosit…

 

MITRUSHI..

 

Nga një Cep i Ilirisë së Poshtme vjen Mitrushi

Vështrimin hedh nga Dardania,

Dhe tregon përralla për Fshatin e Qepëve

Sa herë që qytetin s`e zë gjumi netëve.

Ia merr përrallat dhe ia fijezon

Liqeni duke ia kthyer në stërkala,

Nuk mund të ketë më të hijshëm panteon

Sa kjo lulishte me dy monumente të gjalla.

Fshatarët e Mokrës nuk janë më Ago Jakupi

As xha Braho i Shkumbanores

Tani në Mokër u tha rrushi

Atë e gjen rrush të huaj ndan shetitores.

U zbrazën fshatrat, i përpiu ikja

Fshatrat pinin rakinë me mijëra fjalë,

Po ai i ruan në veprat e tija

Dhe do t`i ripopullojë sapo mundësia t`ia dalë…

 

QYTETI

 

Në pasqyrën e liqenit ndrin zemra e qytetit

Pranë malesh enigmatikë

Netëve qielli një lopatë me prush

E hedh që zemra e tij më shumë të ndritë.

Mbyll sytë e përfytroj hamendshëm

Sikur në vend të liqerit të kishim një fushë

Nuk e di si mund të ishte qyteti

Po s`do kishim më Lasgush…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora