Kulturë
Demir Krasniqi: Malli për krahinat shqiptare
E premte, 12.05.2017, 07:20 PM
MALLI PËR KRAHINAT SHQIPTARE
Zemra po ma thotë , t’ këndoj këngë krenare –
Malli po më djeg për krahinat shqiptare !
Sa më ka marrë malli me shkua n’ Gollak –
T’i shoh ato oda , lojëra me bollak !
Sa më ka marrë malli me shkua n’ Karadak –
T’i shoh ato oda t’ ngritura me çardak !
Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ Anamoravë –
T’ shoh si shtrohen sofrat plot pite e bakllavë !...
Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ Grykë t’ Kaçanikut –
T’ shoh ku ua zunë pritat shqiptarët – armikut ?!
Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ fshatra kah Llapi –
T’ shoh në oda t’ burrave se qysh bahet llafi ?!
Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ Kosovë për s’ gjati –
T’ shoh vendin ku u vra ai Sulltan Murati ?!...
Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ fshatra t’ Drenicës –
Dhe t’ ua këndoj n’ dasma Trimat e Galicës !...
Sa më ka marrë malli t’ shkoj në Shalë t’ Bajgorës –
T’ shoh vashat këmishë bardha si basët e borës !
Sa më ka marrë malli t’ shkoj në Bjeshkë t’ Rugovës –
Prej atje t’ ia shoh bukuritë Kosovës !...
Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ Rrafsh t’ Dukagjinit –
T’ ua shoh ujëvarat Mirushës dhe Drinit !...
Sa më ka marrë malli t’ shkoj në fshatra n’ Has –
Në Bjeshkë të Pashtrikut , të pi ujë me tas !
Sa më ka marrë malli t’ shkoj në Bjeshkë të Sharit –
T’ shoh majat me borë , si plisi i shqiptarit !
Sa më ka marrë malli të shkoj kah Presheva –
T’ shoh si luajnë vallet , burrat n’ ato treva !...
Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ Stubëll t’ Medvegjës –
T’ shoh ato themele , t’ shoh varrin e Rexhës !...
Sa më ka marrë malli t’ shkoj në liqe t’ Plavës –
T’ shoh Syrin e Safkaçit , Krojet e Ali Pashës !...
Sa më ka marrë malli t’ shkoj n’ lug t’ Podgoricës –
Ta shih Tuzin , Krajën, Kullat e Vraninës !...
Sa më ka marrë malli Tivarin me e pa ,
Plazhet e Ulqinit , s’ bashku me Kala !...
Sa më ka marrë malli për luginë t’ Pollogut –
Që të rrimë së bashku me burrat e logut !
Sa më ka marrë malli për luginë t’ Uskanës –
Me bylbyla t’ malit , bashkë t’ia themi këngës !
Sa më ka marrë malli , kujtimet m’i treti –
Ta shoh Manastirin , ku u lind Alfabeti !
Sa më ka marrë malli për trojet e Atdheut –
Të shkoj ta shoh Krujën e t’ madhit Skënderbeut !
Sa më ka marrë malli për Vlorën , Shqipërinë –
Ku Ismail Qemajli e shpalli Pavarësinë !
Sa më ka marrë malli për Dragobinë e Bajram Currit –
Ta dëgjoj me ëndje Himnin “Rreth Flamurit” !
Sa më ka marrë malli për trojet Ilirike –
Ta shoh të bashkuar Shqipërinë etnike !
Gjilan, më 29.04.2017. Demir KRASNIQI