Kulturë
Bashkim Saliasi: Humor
E enjte, 11.05.2017, 05:16 PM
Bashkim Saliasi
Humor
Dua sot t`ju tregoj,
S’jam i zoti të mësoj,
Me dredhi e me lezet,
Klasën do kaloj sivjet.
Sa vjen orë e matematikës,
Nis kriza e psikikës,
Truri nuk më funksionon,
Tërmeti po fillon.
Pres që ora të mbarojë,
Top të luajmë me dy skuadra,
Qejf o qejf, o miq, o shokë,
Të bëjmë gola, të thyejmë xhama.
Dridhem shumë vjen kimia,
Me formula e simbole,
Ja se ora mbaron,
Dhe kësaj radhe ia hodhe!
Ku më pak e ku më shumë,
Historinë se mbaj mend unë,
Kjo mësuesja po m` bërtet,
Mbete kungull mor lanet!
Shpejt vjen ora e gjeografisë,
Malet detet e Shqipërisë,
Hallakatem, turbullohem,
Gjeografia dot s’mësohet.
Qejf shumë se kam muzikën,
Mendjen jo, aty s`e kam,
Ç `ma nxinë jetën mua të mjerit,
Ky solfezh e pentagram.
Dita lehtë nuk kalon,
Anglishten s’e mësoj dot,
Haj!- mësuesja m`përshëndet,
Koka tym, flokët përpjetë.
Nuk di shqip, me zor mësoj,
Shatrapatra nis tregoj,
Mësuesja thotë shkruaj një fjalë,
mendja seç më vjen vërdallë.
Më pëlqen t`ju tregoj,
Në fizikë ligjëroj,
Jam adap kungulli ma pret,
Eksperimentet plot lezet.
Mësuesja më lavdëron,
Kur zgjidh problemet me lehtësi,
Ndihem mirë, gjaku më zien,
Edhe unë , diçka di,
Bashkë me shokë do dalë në jetë,
Lëndët radhë do t`i mësojë,
Do t` flas gjuhën gjithë lezet,
Jetën bukur përballojë.
Në këtë 20 vjetor,
Vijmë të gjithë me duar plotë,
Shkolla jonë “Vëllazërimi”,
Më e mira, për nga mot.