Kulturë
Vasil Tabaku: Drita Lushi, gruaja dhe poezia
E hene, 10.04.2017, 06:36 PM
DRITA LUSHI, GRUAJA DHE POEZIA
Shpirti i madh i krijueses Drita LUSHI, lë gjurmë arti në gjithë dimensionet e poezisë.
Mendoj se ndjeshmëria në krijimtarinë e Dritës, ka një burim unik e të veçantë, botën e madhe dhe magjike femërore.Realiteti në boten e saj krijuese vjen i plotë, i ndërthurur me mjaft elegancë e finesë, plot harmoni dhe bukuri tronditëse femërore.
Essé nga Vasil Tabaku
Poezia e vërtetë nis nga shpirti, është zëri ynë i brendëshëm dhe i fshehtë, është fjala jonë e padeklaruar, është vështrimi ynë I thllë që fsheh mrekullitë njerzore dhe magjitë…Drita LUSHI, një shkrimtare e pazhurmëshme, e qetë, fisnike dhe me një prurje poetike të rrallë dhe mjaft cilësore, ka krijuar vit pas viti universin e vet poetik në realitetin e vështirë shqiptar.Drita LUSHI, është padyshim një krijuese e veçantë dhe e konsoliduar me një dritë të fshehtë të brendëshme që rezonon mirësi, fisnikëri dhe art poetik të mrekullueshëm…Harmonizimi i gjetur mes të bukurës dhe mirësisë, ka sjellë në poezinë e kësaj autoreje interesante një dimension të ri njerzor me realitetin.Drita LUSHI, ndjehet mjaft mirë në këtë simbiozë poetike dhe pikërisht këtu shpalos vlerat e saj si njeri dhe vlerat e botës magjike të femrës.Në leximet e mia të para të kësaj autoreje jam befasuar nga forma mjaft dinamike e poezisë me një timbër mjaft të ngrohtë, me nje varg të ciltër, depërtues dhe mjaft i vërtetë,plot eufemizem, feminitet dhe ngrohtesi njerzore.Autorja është larg deklaratave fallco, ajo vjen sa e natyrshme aq dhe e ngrohtë, provokuese, mjeshtërsht e realizuar brenda fjalës dhe mendimit. Një shkrimtare si Drita LUSHI vjen rrallë në fushën e letrave, pasi në gjithë opusin e saj poetik ka shumë art, realizëm, dritë shpirtërore dhe poezi.
TË FLASËSH PËR TË BUKURËN NJERËZOREN DHE VETË TË JESH MË TEPËR SE POEZI
Krijuesja Drita LUSHI, është mjaft impresionuese. Në krijimtarinë e saj shfaqet me mjaft realizëm femra në të gjitha përmasat e saj.Këtë e vështron me mjaft efikasitet edhe ne librin e saj me tregime “Dashuria cel në prill” apo edhe në krijimet e saj poetike të botuara se fundmi në shtypin periodik dhe atë letra rshqiptar.Mesazhet e shkrimtares Drita LUSHI, përciellin me mjaft art dhe sinqeritet, mirësinë dhe vlerat shpirtërore të femrës, dashurinë dhe thellësinë e mendimit njerzor.Drita LUSHI si krijuese shpërfaqet me mjaft dinjitet dhe art edhe në rrafshin poetik.Ajo ndërton mjaft bukur mjedisin shpirtëror të dashurisë dhe ngre një magji të vërtetë poetike dhe shpirtërore, ku lulëzon ndjenja, pasioni dhe drita e brendëshme e dashurisë së vërtetë.
?do ditë, me një poezi të re rilind,
nje dashuri të re për vargjet çdo ditë,
unë syrin tënd e kam hapin tim,
me hapin tënd, ti më çel një ditë.
Në thellësitë e shpirtit të poetes, ndërtohen me mjaft ndjeshmëri hovet e mahnitëshme të dashurisë dhe dritës së ndjenjës së pastër dhe rrezëllitëse.Kjo poete ëshë mjaft e ndjeshme dhe shpesh, në hapsirat e saj poetike shfaqet me mjaft art portreti I mrekullueshëm i dashurisë dhe puthjes, një fizionomi e re dhe moderne, sa e gjallë aq dhe e pranueshme, sa magjike aq dhe reale, e prekëshme dhe e ndjerë.Shpirti i madh i krijueses Drita LUSHI, lë gjurmë arti në gjithë dimensionet e poezisë. Mendoj se ndjeshmëria në krijimtarinë e Drita LUSHIT, ka një burim unik e të veçantë, botën e madhe dhe magjike femërore.Realiteti në boten e saj krijuese vjen i plotë, i ndërthurur me mjaft elegancë e finesë, plot harmoni dhe bukuri tronditëse femërore.Poezia e kësaj autoreje është mjaft interesante, me gjetje orgjinale dhe mjaft e thjeshtë.
Dhe tre
Dhe katër
Dhe dhjetë cicërima zogjsh;
Pranvera qenka rrugës;
Po dal ta pres,
Eja dhe ti me mua!
Autorja Drita LUSHI ka një magji të fshehtë brenda vetes, gjë të cilën nuk e deklaron por e nënkupton, dhe kjo e fshehtë merrë përmasat poetike sa herë autoria kërkon të shpreh atë cka është e vështirë ta shprehësh direkt, por tërthtorazi, me mas, me dritëhije dhe ciltersi njerzore.Mendoj se lidhjet e Autores Drita LUSHI me realitetin, janë mjaft të drejtpërdrejta duke koordinuar artin dhe poezinë e shpirtit.Është një simbiozë e përherëshme e autores me këtë magji krijuese, gjë e cila e bënë autoren mjaft konkrete, interesante dhe të afërt me lexuesin. Drita LUSHI, mund të konsiderohet pa frikë poete e dashurisë dhe erosit, plot shpresa, ëndërra dhe dashuri .Në vargjet e saj shfaqen me mjaft sensualitet sytë, puthja, flokët dhe përqafime, magjia e lodërtarisë daashurore dhe magjia e puthjes…Në vargjet poetike të saj ndjehet regëtima e shpirtit, rrahjet e zemrës dhe dihatjet e bukura të femres…Gjithcka tek poezia e saj ka shpirt dhe zemër të bukur gruaje plot feminitet dhe shpresë, aty ndërthuren mjaft bukur pasionet njerzore dhe dritëhijet e shpirtit të trazuar…Augtorja mendoj se është një krijuese mjaft e realizuar, dinjitoze dhe me mjaft pretendime në fushen e letrave për të sjellë një univers të ri krijues me profilin e saj sa orgjinal, aq dhe te realizuar artistikisht.
TË LIGJËROSH PASTËR DHE TA RESPEKTOSH FJALËN SHQIP ME GJITHË VLERAT E SAJ
Drita LUSHI mendoj mbi të gjitha se është mjaft kërkuese në drejtim të stilistikës, morfologjisë së fjalës dhe pastërtisë së gjuhës sonë shqipe.Natyrisht këtë e bën vetëm një keijuese me përmasa, serioze, kërkuese dhe me dashuri të pakufishme për gjuhën shqipe sikundër është Drita LUSHI. Më ka impresionuar kujdesi I saj estetik për ndërtimin e frazës poetike por edhe kërkesa e saj e patulerueshme për një fjalë të pastër shqip me të gjithë nuancat e saj shprehëse.Respekti I thellë ndaj gjuhës tënde kombëtare nuk mund të konceptohet pa aplikimin e saj në realitet aq më tepër në krijimtari letrare dhe artistike.Nuk e njoh nga afër autoren Drita LUSHI dhe nuk kam asnjë informacion për kulturën e saj gjuësore dhe shkollimin e profilizuar, por jam në gjëndje të përcaktoj me saktësi se është një autore mjaft e informuar për kulturën tonë gjuhësore dhe me një mobilim të lartë shkollor për gramatikën si shkencë dhe përdorimin e saj në letërsi. Unë doja vetëm të theksoja këtu përpjekjet e saj serioze për respektimin e gjuhës kombëtare dhe vlerat që kjo autore iu jep anëve morfologjike dhe metaforës si një fugurë mjaft impresionuese e ndertuar me mjaft mjeshtëri gramatikore. Kjo padyshim, që është dhe imperative bazë e çdo krijuesi, shkrimtari dhe poeti.Respekti për gjuhën tënde kombëtare është dhe baza e ndertimit me mjaft ëmbëlsi, vlerë dhe dashuri të poezisë apo prozës që ti lëvron. Ndaj me mjaft të drejt mund të them se kjo autore meriton gjithë konsideratën tonë si lexues për vlerat që ajo i jep letërsisë duke qenë një pasionante dhe respektuese rigoroze e gjuhës sonë të bukur dhe të mekullueshme shqipe.
DHE DI?KA, NË MBYLLJE TË SHKRIMIT PËR DRITA LUSHIN
Një autore si Drita Lushi me mjaft përgjegjësi mund të themi se meriton të lexohet me mjaft interes dhe të meritojë respektin tonë pasi penda e saj krijuese është mjaft domethënëse, mjaft shprehëse dhe e talentuar. Ajo në çdo varg të zgjon mendime dhe të fut në një botë të rrallë ëndrrash e mendimesh të thella plot mistere, dashuri, shpresë dhe perspektivë, ku e nesërmja zgjohet magjishëm. Poezia e saj e ndjerë të bënë të jesh vetvetja dhe të përjetosh një realitet ndryshe, mjaft domethënës dhe plot pasion.Krijuese pasionante si Drita LUSHI, mendoj se janë të rralla në letrat shqip.Ajo vjen mjaft e sinqertë dhe gjithmonë vetvetja.Një autore sa interesante aq dhe reale, sa e magjishme aq dhe njerzore.Një autore e tillë padyshim që meriton vëmëndjen tonë dhe kohën e domosdoshme për tu lexuar me mjaft interes dhe dashuri.
Vasil Tabaku, Tirane
Prill 2017.