E enjte, 14.11.2024, 06:37 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Realizimi i idealeve të rilindësve tanë

E marte, 21.02.2017, 01:35 PM


17-Shkurti, hap realizimi i idealeve të rilindësve tanë

S.Krasniqi: “Sakrificat heroike gjeneratave na detyrojnë në ndërtimin e shtetit ligjor e  demokratik” “Ushtria Çlirimtare e Kosovës me Komandantin Legjendar  Adem Jashari ishte kurorëzim i gjakut të derdhur për liri shekujve”.   Në emër të organizatorit përshëndeti uroj festën   Anton Marku, kryetar i Lidhjes.

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Jo larg Operës së Vjenës, në hapësirat e veçanta për prezantimesh arti, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, mbajti orë letrare me rastin e 17 Shkurtit – Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nga Ministrinë e Diasporës ishin  Zv.ministri Sahit Krasniqi dhe  Arieta Alidema, zyrtare. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri Roland Bimo. Nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, Zana Rugova, sekretare e parë dhe  Imer Lladrovci, konsull.  Driton Smakaj, shkrimtar nga Budapesti. Aki Nuredini, biznesmen dhe veprimtar i dalluar.

Programi u drejtua me përgjegjësi nga Kaltrina Durmishi. Z. Hubert Thurnhoffer, menaxher i “Der Kunstraum“ përshëndeti të pranishmit: “Ju falënderoj për bashkëpunimin! Tani Kunstraum ka arritur të organizon rreth 80 manifestime krijuesish origjinash te ndryshme nën mbështetjen e Qendrës Kulturore të Vjenës. Shpresoj në paraqitjet e juaj në vazhdimësi“

Në emër të  Ministrisë së  Diasporës fjalë rasti mbajti  Zv.min. Sahit Krasniqi: “Me kënaqësi e kemi pranuar ftesën tuaj për të qenë sonte në këtë program tuajin dhe tonin. Ne premtojmë se Ministria e Diasporës do jetë përkrahëse e juaja për aq sa ka mundësi. Sonte po festojmë nëntë vjetorin e pavarësisë së Kosovës të cilën e pritem shumë gjatë dhe është meritë e shumë gjeneratave në përpjekjet e tyre për liri. Është obligim për ne të plotësojmë amanetin e dëshmorëve në ndërtimin e shtetit ligjor, demokratik, një shtet që synon Bashkimin Evropian, aleancën me NATO dhe një miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju, në mbrëmjet e tilla arti i tregoni vlerat tuaja, tregoni se edhe shqiptarët janë pjesë e Evropës me vlera sikurse dhe popujt tjerë”. Roland Bimo, amb. në fjalën përshëndesë tha: “Për të arritur një ditë festive sikur kjo e pavarësisë së Kosovës, kombit tonë iu deshën rrugëtim sakrificash një shekull që nga viti 1912. Sot përulemi me respekt para veprës heroike të të gjithë dëshmorëve. Në këto nëntë vite janë arritur shumë rezultate. Kosova sot si shtet njihet në arenën ndërkombëtare përgjithësisht dhe do vazhdon njohja derisa të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lidhja e juaj, e krijuesve ka bërë punë të mëdha. Krijimtaria letrare në diasporë është diçka e jashtëzakonshme” Imer Lladrovci, konsull: “Në emër të Ambasadorit të  Republikës së Kosovës në Austri, ua përcjelli urimet më të mira për  17 Shkurtin- Ditën e pavarësisë së Kosovës. “17 shkurti i vitit 2008 është një ngjarje e rëndësishme për popullin shqiptar, një ngjarje që realizon një pjesë të idealeve të rilindësve tanë. Për këtë u deshtë që populli shqiptar të kalon nëpër shumë sfida përplot sakrifica duke përfshirë edhe diasporën pa të cilën nuk do kishim arritur këtu, andaj atyre u detyrohemi për respektin tonë...”

Mbrëmjes i dha shije feste veçanërisht loje e talentuar në violinë dhe çifteli nga Alban Spahiu. Prezantimin e Antologjisë me krijimet e viteve të fundit të anëtarëve të Lidhjes “Ilircum 2”e bëri Anton Marku. Është kjo antologjia e dyë e cila përmban krijime nga dymbëdhjetë autor anëtarë të Lidhjes dhe ka 128 faqe. Prej krijimeve të tyre lexuan Hazir Mehmeti nga përmbledhja e tregimeve “Kohëthyerja”, Gjin Morina  poezitë “Vdekja për së gjalli” dhe “Plisi”; Driton Smakaj lexoi dy poezi: “Ushtari i UÇK-së” dhe “Bisedë Hyjnore”. Helena Halilaj nga Durrësi lexoi prej libri i saj “Mos ma vetmo fjalën”, poezitë “Dy heshtje” dhe “Ftomë në vargje”. Leonita Tolaj nga Graci, lexoi prozën “Këndvështrimi prej të çmendure”. Nga Besim Xhelili u prezantua libri“Malli i pashtershëm” i Mair Isterfit.  Lidhja ndau mirënjohje sponsorëve Avni Hafuzi, Samed Vinca e Astrit  Polisi dhe  mysafires së rastit Helena Halilaj. . Në fund u dha një koktej rasti.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora