Kulturë
Shyqyri Fejzo: Tetori dinak
E shtune, 18.02.2017, 10:16 AM
Shyqyri Fejzo
Tetori dinak
Të kam inat ty dimraku prag
Gërmoj për vargje të të shaj
Na ndez zjarr e oxhaku bubulak
Brymën e bardhë shtie pastaj
I mblodhe, mollë rrush e fiq
Festivale e hite te ti këndojnë
Gëzon konak të shtunat me miq
Të djelat dasmat nuk vonojnë
Emrin tënd o miku im
Në flet fletoresh shpesh e le
Në Korcë u bëka një promovim
Me miq e shokë do jem atje
Me erë, diell, shpesh me shi
Dinak, krijimet na i zbulove
Nuk të mbajta njëherë mëri
Ti i bie këmbës po nuk më fole
Dialog “bashkëkohor” me nipin.
Gjysh, do merremi vesh ne të dy?
Më ke rrahur mua “me pambuk”
Kyce derën e banjës kur je aty
Se do ta nxjerr foto në facebuk
Shkurti.-
Brenda muajit, u njohëm, u dashuruam
U mërzitëm, u zumë, u ndamë, u harruam
Jo rastësisht në kët muaj sakat
Ka shumë dashuri e më tepër mëkat
Shën Valentini sjell dashuri e hare
Karnavalet humor, gëzim e qeshim ne
“Ah! Ke akoma” thonë shokët
“I ke harruar fare maçokët”
Në mëngjes.-
Natën vellon e hollë
Hodhe mbi fushe ti
Më lage pemtoren me mollë
Më dehe me pabesi
E bukur e këndëshme krenohesh
Me shkëlqimin prej safiri
Me nje lot fëmije krahasohesh
E pastër, xham, porsi floriri
Nen rrogoz të preferon hiri
Shumë i bën qejfin kromës
Jeni si nëna me të birin
E keqja e madhe e mollës
Je dinake e vërtetë
Të njohin pleqtë e të rinjtë
Ti ushqen në këtë jetë
Vetëm iriqët dhe kërminjtë.