E merkure, 15.01.2025, 03:40 PM (GMT)

Kulturë

Xhavit Gasa: Lulet e muzës

E merkure, 15.02.2017, 06:45 PM


LULET E MUZËS

 

Nuk është vetëm tufë lulesh muza poetike,

as fjalë dashurie që thuren nëpër ëndra,

përtej muzës ka dhe klithma dhimbje,

që duan pak muzë t'ju ngjallet shpresa.

 

Poetët me penën e tyre mbjellin muzën,

në kohra e tej kohrave që shkuan e vijnë,

flakët djegin bëjnë hi por pjekin dhe bukën,

lulet e muzës çelin dhe në shkretëtirë.

 

TË NESËRMEN

 

Ç'i duhet një lypsi? Në këtë dimer acari,

pak monedha për buk në dorën e zgjatur,

pak diell nga kaltërsia e qiellit pa skaj,

t'ju shtohet ditëve që vijnë pas në radhë.

 

Ç'i duhet të pastrehit?N'kët ditë t'tohtë,

nje cope çati a një qoshe ure mbi kokë,

shiu mos t'a lag nga qielli kaltër pa skaj,

retë mos t'ja zënë diellin kur dita zbardh.

 

Ç'i duhet njË deputeti?DitËn e votimit,

kryq pro tij në fletepalosje të bardhë,

i duhen dhe nga dora e t'pastrehit e lypsit,

asgjë s'ndryshon në ditët që vijnë pas.

 

Të nesërmen lypsi perseri do dalë në rrugë,

i pastrehi endet t'gjej një qoshe nën urë,

deputeti do të krekoset në parlament,

mandatin që mori për interes t'vet e shet.

 

GJUHA E MJEGULLËS

 

Duhet me ja ditur mirë gjuhën mjegullës,

ndryshe humbet në mugëtirat pafund,

jo më kot i thonë shume e zgjuar dhelpres,

dhe mjegullen ujku e lakmon as shumë.

 

Dhe nëse ja din mirë gjuhën mjegullës,

nuk do të humasësh kurrë në mugëtira,

pre e dhëmbëve t"ujkut e kurtheve dhelprës,

të gjitha betejat me mjegullën i fiton drita.

 

LËRENI QIELLIN REHAT

 

Harku i qiellit të kuqrremtë buzë mbrëmjes,

i ngjan kulmit të çatisë që mbulon faltoret,

ku për ëndrat e lindura tej e përtej dhimbjes,

mijëra njerëz luten dhëmbja t"ju largohet.

 

Heshtni o njerëz të lodhur prej lutjes gjatë,

s'ka faj qielli se ju tokën e mbillni me zjarr,

që shemb urat ëndrat i djeg si një bujashkë,

mbillni lumej dashurie n'tokë lëreni qellin rehat.

 

KOVAÇI I FSHATIT

 

Arkës së kujtimeve ja hapa kapakun,

dhe kërkoja mes kujtimesh ndër vite,

mes kujtimesh  gjeta një pale mashna,

punuar nga kovaçi fshatit që zbuste çeliqe.

 

Mora mashnat c'mu kujtua xha Hasani,

Hasan Bega kovaçi fjalë-pak i Zenishtit,

që bënte plore parmende, patkoj kali,

dorëhehti që shkulte dhembin si dentisti.

 

Mbase ju bashkë-fshataret e mi Zenishtar,

do të habiteni që thura vargje Hasan Begës,

ah sikur vargjet e mia t'kaliste ai në farkë,

dhe pena ime t'ngjante plorit të parmendës.

 

@Xhavit Gasa



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora