Kulturë
Përparim Hysi: Politikanë! Qëroni qepën!
E hene, 13.02.2017, 09:24 AM
Politikanë! "Qëroni qepën!"
Cikël me poezi
Nga Përparim Hysi
Politikanë! "Qëroni qepën!"
"Të qërosh qepën!"
GUNTER GRASS- nobelist gjerman
Politikanë! Qëroni qepën siç e qëroi GUNTER GRASSI
Dhe tregoni të vërtetën, se tani s'mban më ujë pilafi!
Si e vutë pasurinë, shpejt e shpejt si në përralla
Katandisët SHqipërinë që me ju t'i dhëmbë dhëmballa.
As mos lozni kungulleshkash, siç bëni në kuvend
Mos na merrni si sylesha ( e dimë mirë:kush çmënd këtë vend)
Ju u majmët si mamutha: për pak kohë(hap e mbyll sytë)
Gati që të gjithë hajduta, me"lincencë" për pasuritë.
Për të drejtën logorisni dhe i poshtër kundërshtari
Ne, poshtë, s'na llogarisni (ku ka mendje qytetari?!)
I pandershmi zë bërtet:- Pa shikoni këtë "pisin?!"
Sa të vimë në pushtet(para jush do t'i bëjmë gjyqin).
Hidh e prit me batuta: - Dale, dale se do shihni
(Një hajdut mbi hajduta:-Ja, pas pak,e do më "njihni")
Ne të njohim shumë mirë, s'ke fytyrë, po ke surrat
Popullit s'i vë dot brirë (sado mbrohesh me gjykatë)
Një nga një shkoni në filtër (ndahet shapi nga sheqeri)
Se "Ventigu" për ju dimër (sa nga ju është gati "FERRI")
Ferri nuk është metaforë,por e vërtetë që s'e luan topi
Kur do vijë e fundmjaorë, të gëzohet vërtet populli.
12 shkurt 2017
J U R I S T Ë!
"Kadiut po t'i japësh paranë,
Ters e vërtit sherjanë"
HASAN ZYKO KAMBERI
Ligjin e bëtë llastik ( e tërhiqnit me sa mund)
Dhe për ca "metelikë", kirminelin latë pa burg.
Varfanjaku? Shkeli ligjin? Pa ma mbyllni në qeli!
Dhe shkërbyet dhe "MALIQIN", duke dhënë "palodrejtësi".
Me shtëpi e me vila, dhe ndokush edhe pallate
(Dhe liruat sa "xhahila", me vendim të"çmuar"gjykate)
E shoh listën; sa e gjatë! Kur thotë turku:-Aferim!
Që këtu e në Berat... ( sa i humbur,Përparim!)
Tash ja mbrriti "VENTIGU" ( ju në kor:- Mos na përçmoni!)
Preu gojën "meteliku"(ç'kini vjedhur, do dorëzoni)
Vetëm kështu ka drejtësi ( ndryshe? Jo. Nuk ka ndryshe)
Veç kështu, moj Shqipëri, do shpëtosh , pa si e qyshe?!
10 shkurt 2017
Kush e prishi SHQIPËRINË?
Shqipërinë nuk e prishën njerëzit e ligj
(Njerëzit e ligj në Shqipëri numërohen me gishta)
Ç'shkruaj, si KRISHTI pranoj të vihem në kryq
Dhe mos e merrni se, kur shkrova, i lajthitur isha!
Shqipërinë e prishi "HESHTJA E NJERËZVE TË MIRË"
Po "NJERËZIT E MIRË" a nuk janë shumica?
Sytë dhe gojën mbajtën mbyllur, veshët zënë me dyllë
Dhe në SHQIPËRI ende vazhdon "ngrica".
Se njerëzve të ligj nuk u thanë:-Ndal!
Por secili ,prej të mirëve, tha:-Larg nga unë!
Ky qëndrim i shumicës, me të vërtetë, që ma shpall
Dhe punët në Shqipëri, shkojnë lum e për lum.
E keqja është se kështu është dhe sot e kësaj dite
Na ka gjetur si ariu që bën gjumë dimëror
Kocka që të bien nga qielli, po prite,
Do mbetesh tërë jetës "p u t h a d o r ë".
Tiranë, 12 shkurt 2017