| E diele, 05.02.2017, 12:57 PM |
Sejdi BERISHA:
HOMAZH PËR DRITËRO AGOLLIN
Pas ikjes sate
Tash nuk ka vlerë
Të të lus
Prit edhe pak Ditëro
Derisa të piqet koha
Për të qenë të lumtur
Ose ik
Ngujohu në pranga të vargut
Se për këtë ishe lindur
E atdheu
Të rri si dritë te syri
Dritëro
Sot më dogji vargu yt
Edhe etja jote
Që iku diku bashkë me Ty
Nesër
Kur do mërzitëm më shumë
Do ngre dy gota raki
Një për Ty
Edhe tjetrën prapë për Ty
Se në gotë
Vargu digjet për njeriun
Dritëro
Pse nuk prite edhe pak
Derisa të piqet koha...
(E diel, 05 shkurt 2017)
(© S. B.)