Kulturë
Demir Krasniqi: Amanetet e babës
E diele, 05.02.2017, 10:42 AM
AMANETET E BABËS
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Oh, kur ia nisa , oh, me këndue –
Oh, m’ thirri baba , o , me ma urue !
O, biri im, je ba kangatarë – e,
Oh, të priftë fati e puna e mbarë –e !
Oh, ky zanat , o, t’ qon rreth e rrotull –
Oh, do t’ kesh punë , o, gjithmonë me popull !
O, puno biro, me nderë e fytyrë – e,
Oh, mos iu ba , o, popullit pasqyrë - e !
Oh, n’ daç me t’ pas , o, puna kimet –e,
Oh, n’ daç me pas , o, autoritet –e ,
O, po t’i la , biro, dy amanete –
Oh, që t’i ruash , o, gjatë kësaj jete ! ...
Oh, amaneti i parë , more birë –e ,
Oh, mos shko n’ dasma , o, kurrë pa të thirrë -e !
O, se pa t’ thirrë , o, n’ dasma s’ ke ven –e ,
Oh, t’ llogarisin , o, si nji qen –e !
Oh, si nji qen , o, që ua zënë derën –
Oh, kur t’ ia ndiejnë , o, mishit erën !
O, Zoti i dasmës , o, nisë e virrë – e ,
Oh, hup bre qen, o, pse vjen , o, pa t’ thirrë -e ?!
Oh, amaneti i dytë , o , për jetë – e –
Oh, mos shko kurrë ,o, n’ kojshi , o, me fjetë –e !
O, se me ba , o, me fjetë , o, n’ kojshi – e,
Oh, të del zani , o, për dilenxhi – e !...
Oh, dilenxhi , o, edhe kopuk –e ,
Oh, besa – besë , o, edhe hajduk - e !...
O, për pak mish ,o , e për pak petulla –
Oh, mos i ngjit ,o, kurrë vetit vetulla !