E merkure, 13.11.2024, 06:38 AM (GMT)

Kulturë

Nikollë Kërhanaj: Njeriu sa të rrojë, kallëzon e mëson

E shtune, 28.01.2017, 10:13 AM


NJERIU SA TË  RRON – KALLËZON, NJËHERIT EDHE MËSON

Nga Nikollë Kërhanaj

Perandoria osmane, në pjesën e dytë të shekullit XIX provon të këthehet nga një shtet i cili fillon të zbatojë një varg reformash,si: reforma në arsim- me sistem shkollor shtetror, me të drejtat e barabarta me jomuslimanët etj. Megjithatë, ishin këto metoda për shtypjen e shqiptarëve të cilët po kërkonin pavarësi e liri.Pra, ishin këto lëvizje me ide  nacionaliste për dëbimin e sundimit osman dhe krijimin e shtetit të pavarur.

SISTEMI I SHKOLLAVE

Në atë kohë, u imponua një sistem kinse i ri i shkollave shtetrore në Kosovë : në gjuhën turke me alfabet arab për myslimanët, në gjuhën serbe për ortodoksët dhe në gjuhën italiane për katolikët. Lejohej hapja e shkollave dhe finansimi i tyre nga shtetet fqinje të mirëbesimit., Ishte kjo një farsë nga se realisht, shteti osman, nuk lejonte hapjen e shkollave shqipe- pa ndonjë arsyetim të qëndrueshëm.

SHKOLLA SHQIPE NË ZYM

Për të shpjeguar e arsyetuar shkollën  shqipe në Zym, fillimisht duhet falenderuar kuadrin e klerikëve që ishin dashamirë të arsimit dhe kulturës e bashkëpunëtorët  tjerë. Ndikim të konsiderueshëm kishte Lazër Lumezi (shkollari) me anëtarët e fammiljes së tij: Pal dhe  Palush Lumezin (që të tre me prejardhje nga Zymi) e të tjerët, si: Patër Pjetër Pecolli-zymjan, Franë Gaspër Lufi-shkodran e ndonjë tjetër, më vonë.

Çka është me rëndësi se Patër Pjetër Pecolli kishte marrë pjesë në tubimin e shqipëtarëve në kullën e Abullah Pashë Drenit në Gjakovë me rastin e ardhjes së përfaqësuesit të Perandorisë Osmane Mehmet Ali Pashë –Maxharrin (shqiptar) për t’i bindur shqiptarët për t’i pranuar vendimet e Kongresit të Berlinit. Shqiptarët, në shenj kundërshtimi, ia vunë flakën kullës, ndërkaq, me të dalur Mehmet Pasha nga kulla vritet nga një përfaqësues i shqiptarëve.(1879).Ndërsa Patër Pjetri shpëton nga kjo tollovi e rrëmujë.

Në kishën e Zymit ndër vitët 1880-1900 shërbenin fretërit: Patër Pjetër Bapttista prej Verolle(Italian) dhe Patër Pjetër – i Riu (Bapttista)-Pecolli nga Zymi.Patër Pjetër Pecolli i Riu, në vitin 1880 ishte këmbëngulës për hapjen e shkollës në gjuhë shqipe e jo në italishte dhe me përdorim të alfabetit latin me disa shkronja specifike nga alfabetet e shkrimtarëve  të moçëm shqiptarë. I pajtimit ishte edhe Patër Pjetri-italian.Kështu, shkolla shqipe katolike vazhdoi edhe pas shqptilografimit të librit themeltar “Abetarja e Zymit (20 maj 1900

Pas ahtypjes së  “Abetarës” emërohet mësuesi  përkatës Franë Gaspër Lufi (1888-1939) nga Shkodra, të cilin Mati Logoreci përmes kurseve pedagogjike për mësues në Shkodër e kishte përgatitur edhe  Franin për ta sjellur në  Zym Ndre logoreci i cili kishte qenë  kryeipeshkëv në Prizren (1888-1892) dhe Pashk Trokshi (1893-1908) si dhe vet Mati Logoreci prej 1889-1903  jetoi dhe punoi në Prizren, kur edhe Lazër Lumezi ishte ndihmësi i tij për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë duke përshtatur libra nga gjuha italiane për të vegjël e të rritur dhe të tillat quheshin “Shkollat e Logorecit”. Ndaj edhe për këtë veprimtari e shqetësoi Perandorinë Osmane që ishin kundër shkollës shqipe e mësuesëe të saj.  .

Misionarët në raport  shenojnë se kanë bërë konsultime me besimtarët e dy  përkatësive fetare. Derisa pak të rinj muslimanë hezitonin të shkonin në shkollën katolike-shqipe. Mulla Miftar Zeçë Çollaku (hoxhë i shkolluar) i cili kishte bërë përpjekje  tek familjet Çollaku për t’i dërguar fëmijët në shkollë duke  u sugjeruar se shkolla nuk do t’i këthejë në të krihterë  nga se feja dhe bindja fetare janë çështje shpitërore dhe familjare, ndërsa shkolla dhe kombi janë vija e gjakut kombëtar.Për të shtuar se ju  atje mësoni shkrim-lexim ndërkaq mësimin fetar dhe “Ku’anin” ua mësoj  unë në  odat tona të traditës.Përderi sa feja është çështje shpirtrore dhe familjare - shkolla dhe kombi janë të vijes së gjakut kombëtar.. (sipas mësuesit Zenun Kadri  Çollakut )..Asokohe, Haxhi Kadri Çollaku kishte regjistruar shkollënr në  Prizren (ku e kishin furrën)  por në gjuhë turke me alfabet arab – nuk pati sukses andaj edhe e lëshoi... Ndërkaq, prej vajzave do ta veçoja Tevide Fejzullah Çollakun (1902-1996) e cila kishte vijuar shkollën e vajzave në Zym me vajzat tjera zymjane, tregon djali i saj Ali Nebi Haziraaj nga Mazrreku (28 janar 1999 në Prizren) kur deklaron se: “Nëna edhe në pleqëri të shtyrë e dinte ABC-në shqipe të mësuar  në shkollën e Zymit dhe tani ua mësonte edhe fëmijëve të familjes tonë, kur vinin  nga shkolla.. Ai, poashtu deklaroi se edhe në moshë plqërie rikujtonte përshtypjet e  mira në shkollën e Zymit sidomos punën e dorës, dhe hygjienën përsonale dhe  shëndetin e njeriut.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora