E shtune, 21.12.2024, 02:38 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Shansi ideal i humbur

E merkure, 25.01.2017, 06:22 PM


Shansi ideal i humbur - shqiptarët e Maqedonisë

Shqiptarët zakonisht jemi si puna e Sizifit , edhe historikisht i kemi legjendat “ ndërtojmë ditën dhe prishet natën” .Mungesa e një qëndreje të vërtetë intelektuale shqiptare , në stilin e hebrenjve na bënë që të jemi të humbur si në histori ashtu edhe në ardhmëri . Nuk na mungojnë kokat e mençura , porse na mungojnë  shumë gjëra të cilat  e pamundësojnë krijimin e një qëndreje shumë shumëkokëshe , të një qëllimi dhe të shpëtimit kombëtar.

Rasti i rrallë historik apo më mirë të them unik në historinë shqiptare ishte ay i shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë dhe nisma e zotit Manojllovski . E keni menduar ndo një herë se janë ende shqiptarët qe flasin maqedonisht dhe të fesë ortodokse e që e duan më në fund kthimin në rrënjët e tyre?

Cili nga shqiptarët,  sa do atdhetar të  ishte  kishte guxuar që të qet në dritë një të vërtetë të mohuar ?

Cili nga ne që nga koha e Josif Bagerit e ka ditur që zjarri shqiptar ndizet ende tek 200 mijë frymë shqiptare në tokat tona të okupuara të Maqedonisë? Këte e dinte vetëm Naimi , e ai fatkeqësisht jetonte në një kohë aspak të përshtatshme për ta aktualizuar këtë dhuratë të “fshehur “.

Nëse Naimi në Stamboll dhe Josifi nga Bulgaria tregonin se ja ku janë shqiptarët ortodoks  ,të tjerët i shikonin punët e tyre . Po sot ? Të gjitha rrethanat e favorshme për ndezjen e zjarrit ,jo tinëz por publikisht , zjarrit shqiptar në Maqedoni ishin në duart tona; por ne nuk ishim ata që një gjë të tillë e donim . Ta kemi në mendje se Maqedonia ishte bërë edhe  shqiptare , dhe se populli shqiptar kishte për të qenë shtet-formues me përkrahjen gjithë- europiane sikur t`ishin edhe shqiptarët ortodoks në skenën politike shqiptare .

Ne nuk deshëm . Po ,po ne nuk deshëm . Ne, të besimit musliman nuk deshëm që shqipja të ishte gjuhë zyrtare në Maqedoni . ngjarjet shkuan jo si e deshën ata që i than` Manojllovskit: “Shko aty , se populli yt po të pret ; jemi pas teje “ !  Ne të nderuar shqiptar, ne nuk e deshëm dhe e refuzuam shansin unik në historinë tonë të 2 000 vjetëve të fundit .

I kam edhe do fjalë:  Kisha Ortodokse  Autoqefale e Shqipërisë në këtë shans historik ishte e shurdhër dhe memece ; nuk e çeli gojën asnjë herë për këtë çështje me rëndësi . Ku qëndron “mëvetësia  “ shqiptare e kësaj kisheje?  Autoqefalia e saj është vetëm një e thënë sa për sy e faqe dhe për mashtrim.

E di që të gjithë po jemi të varur nga Stambolli ; shqiptarët ortodoks ne Ortodoksia e Stambollit , shqiptarët muslimanë po ashtu nga Stambolli por nga Bashkësia turke islame.

Nëse në Athinë Kisha serbe e mbanë liturgjinë në gjuhën e saj , lindë pyetje se si po kuptuaka serbishten zoti  i ortodoksisë e shqipen  jo ? ose pse zoti i i muslimanisë nuk e kupton shqipen?

Pra , kësaj radhe  ne si shqiptar musliman dhe shqiptar ortodoks e humbëm një shans ideal të cilin na e mundësoi dikush . Kush ?

Fahri Xharra,25.01.17

Gjakovë



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora