Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Kur nxënësi i hakmerret arsimtarit

| E merkure, 25.01.2017, 06:19 PM |


KUR NXËNËSI I HAKMERRET ARSIMTARIT

 

Isha i lumtur dhe krenar ,

N’ fshatin tim , për herë të parë ,

Nisa punën me ditar –

Të punoj si arsimtar !

 

Zemra  m’ rrihte  plot gëzime –

Si me u bë  dynjaja ime !

Sa e lumtur ishte familja ,

Sa krenare ishte vendlindja !

 

Edukatën muzikore –

Nxënësve t’ mi ua mësoja prore !

Me talentet e fshatarësisë –

Lindi “Shpresa e Malësisë “!

 

Nxënësve t’ rritur n’ treva fshatare –

U mësoja këngë gjithë fare ,

Nga tradita jonë  shqiptare ,

Nga gjithë trevat mbarëkombëtare !

 

Nxënësve ua  mësoja këngët  ilirishte –

E jo , këngët pansllavishte !

Nxënësve ua  mësoja këngët e  bashkimit –

E jo , këngët e “Vëllazërim – Bashkimit” !

 

Nxënësve ua  mësoja këngët  nga veni –

E jo , himnin sllav  : “Hej Slloveni” !

Nxënësve ua  mësoja këngët si pedant –

E jo , këngën sllave :”Sava Komandant”!

 

Nxënësve ua  mësoja trimat legjendarë –

E jo, :”Mareshal Tita n’ kali t’ bardhë “!

Nxënësve ua  mësoja këngët  për Mirditën –

E jo , për  Kralevën, Kozarën , as  Titën !...

 

Nxënësve t’ mi kurrë nuk ua kam mësua –

Këngën :”Shoku Tito , ne të jem betua !”

Kënga :” Besa – Besë “ , jehonte n’ çdo anë :

“Për Kosovë , jetën kem me e dhanë !”

 

Nxënësve ua  mësoja Tropojën , Vlorën ,

Tepelenën, Korçën , Krujën  edhe  Shkodrën !...

Për  çdo festë me nxënësit  kudo  e kem këndua :

“Librazhdi im , sa fort të dua “!...

 

Në Tugjec , përmbi atë kodër –

U pat bë  si Shqipëri e vogël !

Mbarë Gollaku  pleq e t’ ri –

Për kulturë na e kish lakmi !

 

Skaj me skaj në atë Malësi –

Ndihej kënga nga çdo bari :

“Librazhdi im , sa fort të dua –

Buzë Shkumbinit , ti je ndërtua !”...

 

Bashkëpunëtorëve të  Sigurimit –

Zemra u  plaske  prej hidhërimit !

Shpesh ma bënin spiunimin :

“Po na e prishë “Vëllazërim – Bashkimin!”...

 

Prej atëherë ,  nga ai vend –

Një nxënës i imi kishte mbajt  mend !

Prej atëherë , i kishte dhimbtë  n’ bark –

Ndaj meje , qysh me marrë hak ?!

 

Prej atëherë , ma kishte bërë  grazhdin –

Pse ua mësova n’ Tugjec : “Librazhdin?!”

Daja i vet i kishte ndihmua –

Bashkëpunëtorë n’ UDB-e me u rekrutua !

 

Dyzet vite kishin kalua –

Nxënësi im , nuk kishte harrua !

Për “Librazhdin”, që ua kam mësua –

I erdh koha me mu revanshua !

 

Nxënësi im, ai shpirt mizor –

Në një shkollë u bë Drejtor !

Për “Librazhdin”, nxori hak –

Ma mori Ditarin , m’ qiti në  sokak !...

 

Kështu veproi  bashkëfshatari –

Mish e shpirt me gjak tradhtari !

Harroi  fshatin , harroi Gollakun –

Për qejf t’ shkijeve , ma mori hakun !

 

Gjilan, më 19.01.2017.   Demir KRASNIQI