Kulturë
Ilir Muharremi: Vdekja e fëmijës
E hene, 09.01.2017, 11:00 AM
Ilir Muharremi
Vdekja e fëmijës
Fëmijët kur provojnë vdekjen para prindërve
Nuk është e rëndë për fëmijët
Më e rëndë për prindërit
Ata dergjen nën kujtime
Disa pinë tentojnë të varrosen bashkë me fëmijën
Nuk heqin dorë nga jeta e tyre
Më e madhe jeta se vdekja
I donë fëmijët si Rembranti të cilit i vdiqën
Nuk u varros vazhdoj me jetën
Nuk bënë të vuash por të jetosh
Të jetosh nën pikëllim
Kufomë e gjallë
Zgjidhja prapë të jetosh
Vazhdo meri forcat nga toka jeta
Por prapë jeton në pikëllim
Ke humbur spermën tënde
Mos harro para teje nuk ishte
Me ty ishte
Kjo ka rëndësi
Për kërshëndella ja uron
Vjen viti ri prapë ja uron
Çdo çast flet për të
Muret i ke mbushur me fotografi
E ti jeton, ai ose ajo jo
Mos harro jeta ka rëndësi tash
Gjysmak vazhdon e kuptoj
Nuk po them dehu të marr forcë, por jeto
E thyer ecën nën qiellin blu
As ai se kupton dhimbjen tënde
Nuk e meriton të qash nën qiellin
Fëmija nuk të dëgjon
Mos shpreso se do ta takosh ndonjë herë
Se ke njofto as kur erdhi
Takimi është i anuluar
Mos shpreso
Jeto me jetën tënde
Jashtë është ftohtë bie borë
Ti e pyet; bebe a e ke ftohtë?
Ajo nuk të dëgjon
I takon të mos të dëgjoj
PO harron shpirti yt është akull
Engjëjt nuk e kanë ftohtë
Bebja është e mbrojtur
Beba nuk vdesë
Me dekore ja ke mbush varin
Si kujtim jete
Pajtohu si tash si një jetë e tërë
Vdekja na merr me vete
Njëjtë është
Mos harro sonte është ftohtë
Varri i bebes është i ftohtë, por shpirti shumë i ngrohtë
Është më i ngrohtë se në çdo shtëpi
Engjëjt nuk i mbron Zoti
Nuk ekziston
Po të kishte ekzistuar bebja s’kishte vdekur
Zoti nuk ekziston