E merkure, 30.10.2024, 06:39 AM (GMT)

Kulturë

Qazim Shehu: Një grua

E hene, 02.01.2017, 09:55 AM


QAZIM SHEHU

 

NJË GRUA

 

  mbrëmje kur humb në mall muzgu

Dhe malli kërkon të shpëtoj prej tij,

Një grua më preu rrugën,

Eh,më falni zotëri…

Në mirësinë keni të më shoqëroni,

Pak çaste, fare pak,

Ju burri im mund të bëheni

Gjer tek rruga ku brryli i saj bën lak…

Dikush më ndjek nga errësira

Dhe jam vetëm e kam frikë,

I thashë hutuar nga dëshira

Nga hutimi që më shpoi si thikë

Se burrë i saj mund të bëhesha

Dhe ajo krahun më futi me rrëmbim,

Dhe vërshonte nga gjoksi i saj aroma

Dhe sytëi ndrisnin me gëzim…

Veçse pak caste, se tek bërryli

Pikërisht aty,ku tha,

Ajo u shkëput si dylli

Që papritur zjarri i ra…

Në munda ta shpëtoj nga dikush

A s`munda të sillem me të,

Veçse muzgu dridhej me gulçe

Dhe mendjen në kokë s`ma la…

Tani dal shpesh tek rruga

Dhe me sy atë e kërkoj

Po gjithë gratë më ngjajnë të bukura

Dhe  muzgu më rëndon tjetërsoj…

 

PERIFERI

 

Qyteti nga gurmazi nxjerr tymrat

Që i bloi  nga gomat e makinave,

Në periferi të tij , aty  na pështyn,

Po periferia me egërsinë e errësirës

Qytetin drejt hutimit shtyn..

Qyteti nuk na do ne të vonët

Dhe s`e duam, po s`guxojmë

Të ikim prej tij,

Kaq vite ëndrrën na e lodhi

Imazhi i pakapshëm i qelqit në kaltërsi,

Kur lamë pas të boshatisura fshatrat,

Atje në malësi.

Për ta mbajtur këtë ëndërr të gjallë

Ndoshta ai na pështyn,

Dhe për t`u kthyer në vatrat me mall

Ai na shtyn…

Përderia periferia e egër

Drejt në qendër me ulërima

Dhe me një ngrefosje të thekur

I hyn…

 

VËRVIMË

 

Syri i legjendës u shua në gur

Ku tjetër mund të shuhej

Veçse aty.

Se legjenda lindi nga një gur,

Nga një lule e kësaj toke,

Nga dëshirat për të ngritur mur

Fortesash dritëplote.

Dhe duke u ruajtur në gur

I hap qepallat ngadalë,

Ky sy që bëhet gur

Dhe guri sy i gjallë,

Që sheh legjendat me radhë…

Legjendën e mollzave të mjeshtrit

Legjendat zemërgure të dashurisë,

Legjendat e flokëve të shirave

Që u prenë nga rrufe stuhish,

I sheh ai gur dhe i ruan

Në memecërinë e tij  që flet,

Syri i legjendes hap vështrimin

Në xixat që ai shkapet

Prej idhëtimit të viteve

Dhe gëzimeve të pakta

Që luluan e s`u panë krejt…

 

GISHTAT E DIELLIT

 

Gishtat e diellit e ngrenë tokën për supesh

Dhe e ngrenë nga ngjyrat që ajo kujton se i ka.

Dhe ngjyrat i bien si luspa të tepërta

Ngjyrat e floriti të tij ajo mba.

Dhe i hapin në ajrin e vorbulluar

Mijëra dritare ku hyn

Çdo ngjyrë e bekuar

Që lind nga dielli babaxhan.

Vetëm ato dritare që njeriu

Në anë të gabuar horizonti i vuri,

S`mund të arrijë me gishta dielli,

Që i zgjat ato qëkuri….

 

PALOSJE

 

Unë nuk jam bujk ,pashë babanë

Si e kthente palën e dheut përmbys

Si tufa e një floku që hedh një vajzë

Dhe mbulon me të sytë.

Që atëhere mësova të kuptoj

Se nga palosje e dheut lind një filiz,

Ndërsa nga tufa e flokëve tjetërsoj

Mund të lindë një vështrim

Që ëndrrën gremis…

 

NJË LUNDËR

 

Një lundër është një lëvozhgë

Që lindi nga arrë e thyer e bukës së detit,

Një kurriz peshku që u zvoshk

Nga legjendat,

Krahët e valës ia kapën

Endjen e lundrimit

Dhe e  venduan në breg…

Tani dallga s`i ikën shqimit

Dhe kokën me tjetrën përpjek,

Të sheshojë  udhën e ujërave të thinjura

Për lundrën që do niset shpejt…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora