E diele, 22.12.2024, 05:03 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Shkolla Shqipe në Treviso - Gëzuar!

E diele, 18.12.2016, 10:37 AM


Prindër, nxënës, mësues etj.

SHKOLLA SHQIPE TREVISO

E PËRFUNDOI VITIN KALENDARIK ME DHURATA

Nga Beqir M. Cikaqi

Shkolla Shqipe e MP në Treviso sot e mbylli vitin kalendarik, e njëkohësisht edhe gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2016/2017. Në lokalet e Kishës në Quinto di Treviso të improvizuara si klasë mësimi u organizua një ceremoni modeste. Të pranishëm ishin mësuesit, nxënësit, , prindërit, afarist dhe përfaqësues të kishës në Quinto di Treviso, etj.

Me urimin për festat e fundvitit, ceremoninë e hapi mësuesi Bajram Desku (njëkohësisht edhe koordinator i  Shkollës Shqipe Treviso), duke i përshëndetur  të pranishmit, në radhë të parë përfaqësuesit e Kishës që kanë mundësuar lokalet që ti shfrytëzojmë për nevojat e shkollës pa kompensim material, mandej përshëndeti prindërit, dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar e përkrahur në forma të ndryshme që ky gjysmë vjetor të mbyllet me sukses, me shpresë se edhe në vitin e ardhshëm kalendarik kur do të fillon gjysmë vjetori i Dytë( me 14 janar 2017) nuk do të mungojë përkrahja dhe vijimi. Zoti Desku, i falënderoi afaristin Hetem  Zogajn i cili ka siguruar dhurata për të gjithë nxënësit vijues, për  festat e fundvitit; pa i anashkaluar edhe afaristët që kanë kontribuar në aktivitetet tjera të shkollës, si Xhevat Zemajn e Naim Bytyqin (që ishin prezent), por edhe Bedri Suken e Imer Berishën(që sot munguan).

Mandej me përshëndetje rasti u deklaruan edhe dy mësuesit tjerë, si dhe dom Roberto (nga kisha e Quintos), i cili i përgëzoi në radhë të parë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjithë komunitetin shqiptar të këtushëm për nivelin e organizimit dhe integrimit.

Afaristi Hetem Zogaj në fjalën e tij përshëndetëse, ishte shumë modest, i cili ndër të tjera u shprehë: “ Jam i lumtur që mu ka dhënë rasti me këto dhurata modeste ti gëzojmë fëmijët. Këto janë shumë pak për shkollën shqipe sa duhet të kontribuohet. Unë do të jem në përkrahje  edhe në të ardhmen, brenda mundësive që o të kem”... Mandej, ky afarist i ndau dhuratat për gjithsecilin vijues, dhe nga një veçanet për mësuesit e Shkollës Shqipe të Trevisos. Duhet kujtuar se, në fillim të këtij  viti shkollor  z. Zogaj për nevojat e shkollës shqipe ka siguruar një aparat fotokopje me gjithë materiale përcjellëse.

Pas ndarjes së dhuratave  për  të pranishmit u organizua një koktej rasti nga prindërit me ëmbëlsira dhe pije freskuese. Gjatë kësaj periudhe u zhvillua një bisedë e lirë, duke shkëmbyer mendime e ide të ndryshme, vazhdimisht për mbarëvajtjen e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Treviso.

Përndryshe, Shkolla Shqipe e Trevisos për vitin shkollor 2016/2017 ka të regjistruar 47 nxënës prej tyre 4 vijues janë  italian, tre mësimdhënës-vullnetar, dy lokale mësimi në objektet e kishës në Quinto(lokalitet i Trevisos), tekstet  falas të siguruara nga Ministria e Diasporës së Republikës Kosovës. Prindërit nuk kanë asnjë detyrim material për nxënësit që i dërgojnë në Shkollën Shqipe Treviso.

Shkolla Shqipe Treviso, e përfundoi vitin kalendarik edhe gjysmë vjetorin e parë (Vitit shkollor 2016/2017)  me dhurata, andaj iu drejtohet të gjithë shqiptarëve, e në veçanti vijuesve të shkolës shqipe të mësimit plotësues: URIME  FESTAT  E  FUND VITIT ! GËZUAR  2017!


Nxënësit me dhurata


Nxënës dhe mësues të Sh. Sh.  Treviso


Afaristi Hetem Zogaj duke ndare dhuratat


Gëzuar 2017

17 dhjetor 2017, Treviso. Itali



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora