Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Rabije Bytyqi

| E marte, 13.12.2016, 08:06 PM |


Rabije Bytyqi

 

ZJARRI I BUZËVE

Buzët digjen nga zjarrmia
Mos përvelo, të djegtë perëndia
Shuaj zjarrin e dashurisë
Kënaqi epshet e brendësisë.
Mos urre ,por dashuro
.

Shëro buzë-mos shkrumbo...

VJESHTË

Si formë e eklipsuar  vjen nga kohët
e unë e strukur rrathëve danteskë,
në përhumbje të rrezeve përflakje,
shtegëtimit,   larg qenies time në horizont.

Rrathë që ngrihen shtjellës mendim
e dihatje e kraharorit tim të pafajshem,
që lëngon pas imazhesh të bukurisë qiellore
e mbetet përjetë, paskohës vjeshtë.

ZJARRE TË PAFUNDME

Nata është e errët
dhe unë  e heshtur skutave të saj
Hëna fillikate, e përvetme,
“Nudo” nëpër qiejt e terrtë
dhe unë me vëshrimin përhumbur
e vetme përballë  tyre
shikoj me sytë gri,
pak dritëz nga ylli më i largët
rrëzëlluar mbi lëkurën e bardhë.

RRËSHQITJE TË ËMBLA


Rrëshqet një trup i huaj
misterioz prej hiri.
Afrohem t'i prek buzët,
veçse një rënkim
puthje pafundësisht.

Sikurse qiriri që digjet
e vera kthyer kupash
derdhur relivesh
derdhur mijëra buzësh

YLLI DHE HËNA

Shkrihen nëpër Kumtër
e perdet flakur natës
çjerrur edhe grisur.

 

DRITA E KOHËS

 

Koha zë e qan
Në pikëza lotë shiu
drita vetëtimë
përflak trupat e shkrirë
dashuri e thellë,
as parë e dëgjuar
mëton kupën e qiellit
në zjarre të pafundme.

PËRMASAT E EKLIPSIT

Për çfarë sot të belbëzoj
Koha e huaj më ka katandisur
Duart të hedhura në ajër
nuk gjejnë ngushëllim
me çka ta shtjelloj detyrën e ditës?

Me epitafe të zbehta nëpër kujtesë
me eklipsin e zgjatur të diellit
me kaosin e djepave të thyer
me thëngjillin e çative të djegura
apo nga vaj i qyqes
t'i përgjërohem feniksit
për tokën e djegur
dhe trupat e mbjellë gjithandej
që  harresën  refuzojnë...

Për çfarë sot të belbëzoj
kur përmasat e jetës një copë buke
e turbullojnë qiellin
dhe lisat flasin jermishëm
të gjunjëzuar nga pesha e kohës..

(Poezi e shpërblyer me çmimin e tretë në “Flaka e Janarit” - 2014)

MOS M’I TRAZONI KUJTIMET

Si drenushë e bardhë afër lumit
të prita,
në livadhet gjelbëroshe
vargëzova kurora lulesh.

Mallëngjehesha afër Lumbardhit
me fletoren e vogël plot kujtime
me lapsin shumëngjyrësh.
Flisja me diellin , hënën dhe yjet...

U rrëfeja për sytë e bukur si kristal,
për zërin e bilbilit duke u  kënduar luleve.

Si ke ecur në korridorin e gjatë të asaj kohe
Kur hapa derën dhe si ëngjëll erdhe në krahëror.
Buzëqeshjen e kishe ngrohtësi shpirti
Shikimin  plot rreze dielli.

Si dy engjëj të  padjallëzuar
Si dy të dashuruar në një romancë  filmi.
Në një të bukur udhëtim ishim.

BUQETË MAGJIKE

Në imagjinatë,
në kopsht të kujtesës dola
me dëlirësi të bëja një  buqetë.
Nga Migjeni mblodha apologjinë e bukës dhe  dritës
Prejt Lasgushit lulet e feksura të liqenit pa kufi
Nga Podrimja lule gjaku që përflaknin shkëmbit egër
dhe nga Dritëroi fjalë shpirti të mbetura në rafte libri.

Panteone kurorash u thurën.
E dizajnuar në ajkë antologjish
Nektarin dhe aromën e tyre mblodha
Të freskoj dhe  ushqej shpirtin tim.

LOTI PRANVEROR

Lumë  lotësh rrodhën syrit tim
Valë detesh e oqeane trazim
Për ty shpirti im,
që të kam aq  larg, në mërgim.

Sa zjarre duhen shuar me lotë,
që të kuptosh  se më mungon.
Sa shumë vullkane do të digjen
dhe shkretojnë të bardhin shpirt.

Mos të bëhem loti i harresës,
por vaji im i mungesës...

IMAZH I PASKTHYER

Në këtë natë shikoj yje pambarim
dhe  hapa,
që trokasin larg pështjellim.

Të kërkoj kudo,
por më kot
humbe errësirës së natës pafund.

Nuk po shkruaj më gjatë, më  shumë
veç dy vargje të lira,
për imazhet e kohëve të paskthyera.

DASHURI MAGJIKE

Do të  doja të hyja në zemrën tënde
U mblodha dhe u bëra lëmsh si një glob,
por prapë zemra jote nuk kishte vend.

Do të doja...!
Të banoj aty, ku dhe kam dëshirë.
banore  e përjetshme e të bardhit shpirt.

AH, KITARA IME!


Ligështim mbjell në shpirt e zemër
Pikëllimin ta mbështjell me lumturi,
Mrekulli që orkestron burimin e jetës
Ah! kitara ime, e përjetshme simfoni.

I ligjëron ëndrrat në prehje e dehje,
vallen e engjëjve si një kumbim
Tingujt e tu, klithmë e shpirtit tim.
Ah! kitara ime, e përjetshme simfoni.

Jetës ia kthen magjinë e dikurshme,
 Dashuritë e vjetra, si një sëmbim
e largëta  jehonë rikthehet tronditshëm
Ah, kitara ime, e përjetshme simfoni.

AI DHE UNË

Mbaj mend akoma takimin tonë të parë
dimër ishte dhe bënte ftohtë, acar
akujt varur  strehëve, kalldrëmit të gjatë
krisnin  hapat tanë mbi borën e bardhë.

Në orët e vona
poshtë urës harkuar
shkrinë akullnajat
nga shpirtrat dashuruar.

MENDJENDRITURIT

Rilindin me vepër
Kapërcejnë  shtigjet e kohës
dhe mbeten:
Piedestaleve të arta të kohës.

Trashëgimi lënë pas diturinë,
distanca rrugëtimesh përmbushin,
si substanca vlerash të gjalla përjetësohen.

Secili pllakoset në kohën e tjetrit

dhe  ti në të dhe në kohëra të tjera,
më shumë ringrihen,  jetësohen.


BIOBIBLIOGRAFI

 

Rabije Bytyqi u lind me? 20.5.1965 ne? Radost te? Rahovecit. Shkolle?n fillore e ka kryer ne? vendlindje, si nxe?ne?se shembullore, nde?rsa te? mesmen ne? Rahovec. Gjate? shkollimit, jo vete?m qe? u mor me shkrime, por ishte dhe valltare e shquar, ku interpretonte ne? c?do aktivitet shkollor ne? ato vite. Qe? nga viti 2000 punoi dhe veproi ne? organizate?n humanitare gjermane ”Lahen Helferin” ne? kuade?r te? KFOR-it, ne? kontingjentin e CIMIC-ut gjerman, ku u dallua pe?r rezultate te? larta ne? pune?n e saj shume?vjec?are. Gjate? ke?saj kohe, pe?r pune?n dhe kontributin e saj u dekorua dhe mori shume? mire?njohje, si Citat - mars 2002, ne?ntor 2004, maj 2005, tetor 2008, ne?ntor 2010. Me iniciative?n e saj dhe te? organizate?s ka siguruar ndihma pe?r nde?rtime, por edhe forma te? tjera pe?rkrahjesh pe?r shume? familje ne? nevoje? pas lufte?s. Me shkrime ka filluar te? merret shume? here?t, qe? nga bankat e shkolle?s fillore, por shume? shkrime te? saj u zhduke?n gjate? lufte?s pe?r c?lirimin e Kosove?s. Shpeshhere? autorja thote?: “… m’i vrane? vargjet, por jo shpirtin”. Edhe pse u zhduk nje? thesar i krijimtarise? se? saj, ajo s’u dore?zua, duke vazhduar pe?rse?ri te? merrej me shkrime poetike. Ve?llimin e pare? poetik me titull ”RRUGE? JETE” e botoi ne? vitin 2014. E?shte? shpe?rblyer me Mire?njohje: Ne? Ore?n letrare tradicionale me rastin e she?nimit te? 15-vjetorit te? re?nies se? de?shmore?ve te? kombit – Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj ne? Malisheve?, me? 3 prill 2014; ne? Gjakove? me? 30.5.2014, ne? Konkursin e Poezise? “Ne? rruge?tim me Yllka Domin, poete dhe de?shmore”; ne? Prekaz, me? 27.9.2014; ne? Manifestimin “100 mije? poete? pe?r ndryshime - poete?t e kombit apelojne?“; pe?r pjese?marrjen dhe kontributin e dhe?ne? ne? Ore?n e madhe letrare, “Prekazi 2014” me moton: ”Ke?rkojme? zbardhjen e fatit te? te? zhdukurve nga lufta e fundit ne? Kosove? ”, Gjilan 30 .1.2015 . E?shte? fituese e c?mimit te? trete?, ne? ”Flake?n e Janarit” me poezine? “ Pe?rmasat e Eklipsit” ne? Prizren, me? 17.2.2015, pe?r pjese?marrje ne? manifestimin kulturor ”ORA E PAVARE?SISE?”, nde?r 10 poezite? e zgjedhura konkurruese, e pe?rzgjedhur pe?r C?mimin “Xhemil Doda“ me poezine? ”Ne? qytetin e ndjenje?s “. E?shte? fituese e ”C?mimit të Dyte? pe?r pjese?marrje ne? Ore?n e madhe letrare” Fryma e Lirise?“, ne? pe?rkujtim te? Xheladin Gashit (Komandant Plaku), me poezine? “Ode? trime?rise?“ (2015), si dhe fituese e C?mimit II ne? Gjakove? (2015) me poezine? “Jehona e dhimbjes!”. Nga nje? cike?l poezish i ka botuar ne? disa media të njohura letrare, duke qenë e shpërblyer nga Imazhi Kombëtar Shqiptar në Tiranë 2015. Pjesëmarrëse në disa antologji poetike dhe laureate mir?njohjesh të panumërta për kontributin e dhënë në fushë të letërisë. Anëtare e Lidhjes së Shrimtarëve të Kosovës, bashke?shorte dhe ne?ne? e kate?r fe?mije?ve. Jeton dhe punon ne? Prizren.