E enjte, 26.12.2024, 02:20 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Arsimi si qeveria!

E enjte, 08.12.2016, 08:50 PM


NIVELI I ARSIMIT NË KOSOVË ARRINË ME NIVELIN E QEVERISË !

Nga Dedë Preqi

Për çfarë arsye shteti i Kosovës dallohet në nivelin më të ulët të arsimit, i cili u vlerësue këto ditë nga Instituti ndërkombëtar « PISA », për edukimin fillor dhe të mesëm, që merr për bazë fushën e shkencës, leximin dhe matematikën ? Në këtë Test, muarën pjesë 72 vende të ndryshme të rajonit dhe botës, ndër të cilat Kosova, dallohet një ndër vendet me nivel më të dobët arsimor, çka do të thotë se, vendi jonë qëndron në një krizë arsimore dhe edukative, sepse vetë këto rrezulltate e tregojnë përspektivën e gjeneratës së re dhe tërë shoqërisë tonë.

Sëcila shoqëri njerëzore në aspektin e zhvillimit të saj, së pari duhet të merr obligim moral dhe institucional,  që ti mësojnë dhe edukojnë gjeneratat e reja, duke i verifikuar në bazë të procedurave pedagogjike, ashtu që këto gjenerata të përvetësojnë dijen dhe kulturën që trashëgojnë, dhe për të arritë qëllimin e dëshiruar, duhet shkencërisht identifikuar metodën e punës mësimore për të korrë suksese të nevojshme.

Edhe në shoqërinë tonë kosovare duhet të aplikohen këto metoda, të cilat janë të nevojshme, duke përcaktuar rrugën zhvillimore përmes normava dhe metodave pedagogjike, në kërkim të kërkesave reale të shoqërisë tonë bashkëkohore në avansimin e gjeneratave të reja. Tani mund të flasim natë e ditë dhe të japim leksione të ndryshme, pothuaj se e kemi të njohur modelin e punës frontale, por në shoqërinë tonë kosovare mungon vullneti dhe puna praktike, që janë detyrat më primare dhe esenciale për të ardhë deri te rrezulltatet e nevojshme.

Për fat të keq, problemet janë të lloj-llojshme në shkollat tona, jo vetëm të natyrës objektive, por edhe subjektive, meqenëse kemi shkolla me objekte dhe inventar jo të përshtatshëm dhe të shkatërruar për të zhvilluar proceset mësimore, sepse pushteti investimet e kryesore i adreson në asfalte, apo dikund tjetër që janë favore të ngrira, por  faktori që po e degradon arsimin në shkollat tona qëndron edhe faktori indiferent ndaj realizimit praktik në përvetësimin dhe edukimin cilësor që i dedikohet gjeneratave të reja dhe kjo mangësi rrjedhë si pasojë e mos angazhimit përmanent të organëve përkatëse të arsimit dhe vetë qeverisë.

Në planoprogramet mësimore të shkollave tona në arsimin e përgjithshëm hasim në shumë defekte,  në aspektin e lëndëve shoqërore, veqanarisht në lëndën e historisë, ku historia kombëtare merr kahe tjetër dhe jo ajo që është reale dhe e shkruar në arkiva shkencore. Prandaj, edhe në  disciplina tjera të karakterit shkencor ka mangësi të shumta organizative, ku ndjehët një vakum i madh dhe mungesë e unitetit ndërmjet nevojave konkrete të nxënësve që kërkojnë me të vërtetë dituri funksionale, gjegjësisht konkrete dhe aplikative.

Të gjitha këto metoda dhe shumë të tjera mungojnë në shkollat tona dhe nuk duhet të fajësohen vetëm nxënësit për praktikat e tilla, por duhet ta pranojmë se në shkollat tona, jo vetëm që nuk stërvitën shkathtësi dhe shprehi të caktuara pune, jo vetëm që nuk kultivohet qëndrimi mbi aplikimin e diturive në jetë, por në shkollat tona  përditë po shtohen  praktika të importuara dhe jo njerëzore, që anojnë drejtë mutacioneve jo normale dhe për gjeneratat e reja  po shkakëtojnë rrezikshmëri me pasojat të pa riparueshme.

Konsumimi i drogës dhe morfiumëve tjera të rrezikshme në shkollat tona të Kosovës është shumë evidente, me ç’rast janë evidentuar dhe ka shumë raste të pa evidentuara, që këtë produkt e marrin në forma të ndryshme, por më shumë në formën dhe shijen e cigarëve, duke e përdorë dorë nëpërdorë deri te më të vegjëlit. Atëherë, çfarë po bënë kjo shoqëri kosovare dhe çka mund të presim nga gjeneratat e ardhshme, e cila po na shkatërrohet para syve… ?

Kush duhet të kujdeset dhe të parandalojë këtë fenomen dhe fenomenët tjera të rrezikshme nëpër shkollat tona, kush duhet të jep këshilla dhe të zbatojë ligje, që këto dukuri të evitohen, apo të kontrollohen nën masa të rrebëta nga organet përkatëse dhe kontrolla e tyre të bëhët në çdo klasë dhe te çdo individ, në mënyrë që mos të dëpërtojë ky fenomen shkatërrues te fëmijët tanë. Të gjitha këto duhet të shkojnë përmes kanaleve përkatëse, por shtylla e të gjithave përveq prindërve, është edhe qeveria me ligjet e veta funksionale.

Është e vërtetë se në Kosovë niveli arsimor bie në nivelin e fundit, i cili nuk është për t’u çuditur, sepse sikur i ka punët qeveria, ashtu funksionon edhe arsimi, jo vetëm arsimi, por edhe shëndetësia, jo vetëm shëndetësia, por edhe drejtësia, jo vetëm drejtësia, por edhe ekonomia dhe shumë e shumë të tjera, që po ia kanë zënë frymën gjithë kësaj shoqërie dhe këtij shteti.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora