E diele, 22.12.2024, 01:01 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Myftiu Tërnava nuk është në veti!

E enjte, 13.10.2016, 08:31 PM


Myftiu  Ternava nuk është në veti!

Nga Fahri Xharra

Kadare për At Zef Pllumit thotë :  “Karakteristikë e artit të madh, qoftë arti direkt ta zëmë dramat e mëdha që janë shkruar ne botë, karakteristikë e artit të madh është që ti shikon tmerre të mëdha në skenë por ti nuk mërzitesh, ti nuk depresionohesh, ti nuk lëshohesh, nuk ligështohesh shpirtërisht. Përkundrazi, ti shikon gjëma që të ngrenë leshtë e kokës përpjetë dhe del prej teatrit ose prej vendit ku recitohet diçka, del me një gjendje shpirtërore të ngritur.”

Regjimi komunist i dikurshëm në Shqipëri por edhe propaganda e ekstremit islamik në tokat shqiptare , të ndërsyer në mënyrën më perfide nga serbët punonin dhe punojnë ende për armiqësimin e shqiptarëve me Europën. Ne e dimë shumë mirë që Europa është e krishterë  për kundër tolerancës së saj ndaj feve tjera . Bukur shumë !

Edhe ne ,për kundër asaj që jemi mbi 90% shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë , ne luftojmë vetveten , i ndërrojmë bindjet e Europës së pastër ose edhe më keq i forcojmë bindjet e “ Europës së keqe  “duke treguar statistika të shpifura fetare , të cilat janë si plumbat e kallashnikovit ndaj vetvetes me të cilat e mbysim “ardhmërinë” tonë të civilizuar , europiane.  Krim ndaj vetvetes me rekomandime serbe.

Sensation ! “Tërnava kërkon më shumë Turqi në Ballkan “ - “Ndihma e Turqisë në aspektin e përgatitjes së fëmijëve tanë është shumë e rëndësishme, pasi pas rënies së Shtetit Osman në Ballkan u mbyllën të gjitha institucionet fetare, tha Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll. Këshilli i 9-të Islamik i Euroazisë me temë "Islami në Euroazi: Bashkim, solidaritet dhe perspektiva e ardhmes kundër abuzimit fetar", e cila organizohet nën kujdesin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, vazhdoi të mërkurën me seancën e ditës së dytë.” ( nag lajmet ditore )

E pse ky ferr ? -vetëm për t`iu plotësuar dëshirën e madhe të serbëve për armiqësimin e shqiptarëve Europen dhe zhdukjen e një pjese të kombit të cilët i mbeten besnik lashtësisë shqiptare.

“””"Numri i shkollave tona dalëngadalë është duke u rritur. Duhet të bëjmë diçka për të ardhmen dhe për të forcuar të ardhmen tonë. Turqia duhet të fokusohet edhe më shumë në Ballkan. Çdo vit duhet të dërgohen fëmijët tanë në shkollat në Turqi. Por, nuk mund të marrim mbështetje nga buxheti i shtetit. Prandaj është e barrë e rëndë ti edukojmë fëmijët tanë. Në këtë aspekt ndihma e Turqisë është shumë e rëndësishme", tha Tërnava.””””” ( nga lajmet ditore )

E pse ky ferr ? -vetëm për t`iu plotësuar dëshirën e madhe të serbëve për armiqësimin e shqiptarëve Europen dhe zhdukjen e një pjese të kombit të cilët i mbeten besnik lashtësisë shqiptare.

E si mendoni që unë , ti , na që flasim dhe mendojmë shqip; për hatër të serbit të “ mbysim “pararojën te  veprimi të pandalshëm kulturor që nuk ka reshtur asnjëherë. Natyrisht te  atyre qe nuk e kanë marrë pjesën e tyre të lavdisë por  për fat të keq kanë marrë edhe pjesën e tyre të martirit. “

Kush e dërgoi  Myftiun  Tërnava në Stamboll ? Ku është qëllimi ? Kush jemi ne?

Kadare kishte për të thënë : “Shqipëtarët po  kalojnë  mes çoroditjesh nga kaosi në kaos . “

Të mjerët që jemi !



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora