E shtune, 21.12.2024, 11:37 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Histori krijimtarie me vlera në Austri

E marte, 20.09.2016, 08:09 PM


Anton Marku, Hazir Mehmeti, Dan Kosumi, Amir Januzaj, Besim Xhelili, Ragip Dragusha (dhjetor 2011, Vjenë)

Një histori krijimtarie letrare me vlera në Austri

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” përgatit antologjinë e dytë “Iliricum 2” në shqip e gjermanisht.

Studentet shqiptarë të fillimshekullit të 20-të në Austri me veprimtarinë e tyre shkencore, letrare, artistike e mbi të gjitha kombëtare lanë gjurmë në bërjen e kombit dhe shtetit shqiptarë. Ata formuan shoqata, themeluan revista e gazeta, botuan tekste e kalendar kohe duke u bërë të pavdekshëm në historinë kombëtare. Dhe jo rastësisht këtu, kur dihet se   Vjena  ishte njëra nga  qendrat e kulturës evropiane, vend i veprimtarisë së shumë figurave nga historia e kultura shqiptare, mes të cilëve shkëlqen  nisma në studimet e albanologjisë nga albanologët gjerman me  Norber Jocklin e madh  i pasuar nga nxënësit e tij, studiues të njohur si Eqrem Çabej. Ata trasuan  rrugën e studimeve dhe krijimtarisë letrare pikërisht këtu.  Rrethana e reja të kohës bënë që veprimtaria letrare e artistike të jetë pjesë e kohës deri në ditët e sotme.

Madhështitë nuk krijohet vetëm, por në grupe, ato përzgjedhin ngjashmëritë dhe nxisin energji kolektive e cila na duhet në shërbim të njerëzores e kombit. “Ne shqiptarët jemi popull i befasive të këndshme”-tha bacë Adem Demaqi. Kështu dhe në Vjenë. Secili krijues një copëz historie, një copëz dhembje. Atdheu ishte gjithkund i plagosur dhe njëra nga plagët shekullore ishte mërgimi.

Se njeriu ynë do kujtohet pareshtur, dhe jo vetëm kjo, por ai do jetë frymëzim i brezave në gjurmët e tij në shoqërinë e re.  Dhe pikërisht kjo do argumentohet nga nisma që do vjen prej poetit Anton Marku i cili deri atëherë kishte botuar disa përmbledhje me poezi, i prezantuar në Antologjinë e krijuesve kombesh të ndryshme në Austri. Ai ishte këmbëngulës në qëllimin e tij të pastër e më rëndësi. Në vazhdim rrodhen kontaktet e para deri tek takimi i grupit themelues në të cilin uleshin për herë të parë së bashku me  detyrë kohe Anton Marku, Hazir Mehmeti, Besim Xhelili dhe Amir Januzaj. Kjo ngjarje vjen pas disa dekadave pauze të aktiviteteve letrare e artistike në nivel shoqate përkatëse në Vjenë. Takimet e radhës zgjeruan rrethin e kontakteve me krijuesit tjerë  Zaim Toska, Ragip Dragusha, Dan Kosumi, Edona Ramadani frutë i të cilave do jetë themelimi e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Aleksandër Moisiu” në Austri. Me pëlqimin e të gjithëve kryetar zgjidhët Besim Xhelili, poet i cili kishte botuar përmbledhje poetike në vendlindje. Vendimi i goditur i grupit u dëshmua me punën madhore të Besimit në vazhdimësi. Pas pak javësh aktiviteti Shoqata regjistrohet pranë organeve austriake me 2 dhjetor 2011, kurse tubim promovimi u mbajt para publikut më 14 janar 2012 në të cilin mori pjesë, krijues, student, diplomat, mysafir nga disa shoqata nga disa qytete. Me këtë rast  Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Austri Dr.Sabri Kiqmari i cili në fjalën e tij tha:  “Hegeli mbron mendimin se populli që nuk gjënë njohje, i duhet të prodhoj njohjen, përmes bërjes së historisë. Një mendim i tillë gjenial ju përshtatët shumë zhvillimeve në kombin tonë. Detyrë e shkrimtarëve dhe artistëve është jo vetëm pasqyrimi i së kaluarës së ndritshme të kombit tonë, por edhe orientimi i tij drejt së ardhmes”.

Salla e mbushur në Institutin e Afroaziatik  në Vjenë do hynë në historinë e re të kontakteve me krijues nga shumë vende e kombe që fillon nga aty. Ata që e nënvlerësojnë shkrimin e historisë le të mësojnë e respektojnë të sotmen dhe për nesër. Dhe një herë do përtëritet emri Aleksandër Moisiu me rikujtim të madhështisë së Lekës së Madh, respektivisht Aleksandrit të Madh të antikës.

Derisa në fillim Shoqata kishte vetëm 9 anëtar në vitin 2013 ajo kishte 27 anëtarë.    Në vazhdim të aktiviteteve krijuesit e shoqatës organizuan dhe u prezantuan nëpër orë të ndryshme letrare në Austri, Gjermani, Hungari, në vendlindje etj. Si fryt i një bashkëpunimi të mirë dolën nga botimi, në gjuhën shqipe dhe në gjermanisht, antologjia e parë e titulluar „Illyricum I“ i përcjellë me dhjetëra tituj krijimesh personale të  28 autorëve:  Besim Xhelili, Anton Marku, Hazir Mehmeti, Amir Januzaj, Edona Ramadani, Ragip Dragusha, Dan Kosumi, Gazmend Freitag, Zef Ndrecaj, Teuta Rexhepi, Driton Murati, Majlinda Zenelaj, Vehbi Haliti, Isa Kosumi, Haxhi Morina, Bajram Krasniqi, Mërgim Osmani, Xhenc Bezhi, Destan Gashi, Ramiz Selimi, Haxhi Muhaxheri, Driton Smakaj, Halit Ramadani, Zaim Toska, Izri Rexha, Prekë Brahimi, Mair Istrefi,

Dr.Vili Minarolli, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri, rreth Shoqatës mes tjerash shkruan: „Të krijosh art është dhunti. Por, të krijosh art kombëtar , kur je me vite me radhë larg atdheut është dashuri për vendlindjen dhe popullin tënd. Kjo është një ndjenjë e përbashkët që ju bashkon të gjithëve juve krijuesve shqiptarë në Austri dhe që na e prezanton si një krijesë të gjallë me revistën tuaj të sapo lindur “Iliricum I”.

Në mbledhjen e 1 korrikut 2013 kryesia vendosi të  ndryshon  emrin në Lidhje të Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri (LSHKSHA). Gjatë gjithë jetës së saj LSHKSHA ka shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha Shoqatat, Subjektet, Klubet, Lidhjet dhe grupimet e ngjashme, qoftë shqiptare apo të huaja që veprojnë në Austri po dhe jashtë saj. Deri më tash ka të nënshkruar Memorandume bashkëpunimi me Shoqërinë e Akademikëve Shqiptarë në Gjermani “Dija”, me “Lëvizjen e Gruas Shqiptare”, Linz, me Lidhjen e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, Shoqatën Integruese dhe Kulturore „Stublla“, Graz, Shoqatën Shqiptaro - Austriake „Skënderbeu“, Kapfenberg, Shoqatën Shqiptare „Dy Korriku“, Wiener Neustadt. Vazhdimisht të gjithë të interesuarit si krijues, autorë, shkrimtarë, artistë e krijues tjerë i kanë dyert e Shoqatës të hapura dhe janë të mirëseardhur. Në Kuvendin e rregullt zgjedhor u bënë disa ndryshime në marrjen e detyrave ku kryetar zgjidhet poeti Anton Maku, dhe kryesia e Lidhjes.

Disa aktivitete me rëndësi

Botimi i “Iliricum I” në gjermanisht i përkthyer nga  Dr. Kurt Gostentschnigg dhe promovimi në qendrën e P.E.N –Club në Vjenë nën përkrahjen e kryetarit të saj Helmuth   Helmuth A. Niederle .i cili   Illiricumin në gjermanisht, e quan “gur themeltar në marrëdhëniet me krijuesit shqiptarë në Austri”. Organizimi i orës letrare në bashkëpunim në Austri  me shkrimtarin e njohur Arif Demolli, i iniciuar nga KulturKontaktAustri dhe i financuar nga bashkëvendësi ynë, biznesmeni Aki Nuredini, Promovimin e revistës “Pelegrin“ në Vjenë. Takim me Adem Demaçin në Vjenë me rastin e  100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e  ku mori pjesë dhe Kryetarja e shkrimtarëve të Austrisë Sidonia Gal. Me vlera ishte bashkëpunimi me shkrimtarin e njohur austriak Peter Paul Wiplinger, dhe mbajtja e leximeve letrare të përbashkëta me lexime në të dy gjuhët. Nga lidhjet me shkrimtarë miq austriak, krijuan kushte për afirmimin e krijimeve letrare nga radhët e anëtarëve të Lidhjes me ç ‘rast pranohen anëtarë të P.E.N. Club të Austrisë poetët Anton Marku e Besim Xhelili, kurse jo larg pritet pranimi i tjerëve.

Lexime në dy gjuhët në bashkëpunim me Shoqatën Literaturhaus në Salzburg me autorë: Xhenc Bezhi, Zef Ndrecaj, Teuta Rexhepi, Anton Marku, Besim Xhelili, Edona Ramadani, Ragip Dragusha und Dan Kosum ora letrare mbjtur në Shoqërinë Austriake për Letërsi, orë letrare në Grac e organizuar së bashku me  Shoqata Integruese  Humanitare e Kulturore “Stublla”, pjesëmarrja në themelimin e  „Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Mërgatë në qytetin e Koblenzit në Gjermani.

Ora letrare në Linc e organizuar në bashkëpunim me “Lëvizjen e Gruas Shqiptare” në Linz, Ekspozita me piktura, vepra të Gazmend Freitag  dhe ora letrare në Osteria Allora ku drejtuesi i saj z.Franz Pfeffer do shprehet: “Hera e parë zëri i shqiptarëve në  Galerie Studio 38 të Vjenës. Pastaj ora letrare në Budapest e organizuar nga aktivist e  veprimtarë shqiptar dhe e përkrahur nga Katedra e Albanologjisë, organizim i drejtuar nga shkrimtari Driton Smakaj.  Ministri për Diasporë z.Ibrahim Makolli në fjalën e tij porosit:“ Bashkë do të arrijmë që ajo që sot na duket e pamundur ta bëjmë të mundur“. Në këtë orë letrare morën pjesë zj.Mira Hoxha, ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Hungari dhe Sami Ukelli, Ambasador i Kosovës në Hungari. Orë letrare në qytetin e Baden-it në bashkëpunim me shoqatën kulturore “17 shkurti’’; Orë letrare në Knittelfeld në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Dardania’’Pritje në Ambasadën e Shqipërisë nga Ambasadori Roland Bimo i Besim Xhelilit, Ragip Dragushës dhe Ajet Shirës. Ora letrare në ,,Interkultureles Zentrum’’ në Vjenë - Promovimi i librit në gjuhën gjermane të anëtarit tonë Zef Ndrecajt në Schlladming si dhe i veprave të autorëve Hazir Mehmeti dhe Besim Xhelili në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Austri; Organizimi i konkursit të parë letrarë për autorë shqiptarë në Austri; Ora letrare në Bashkinë e 9-të  Vjenë gjatë ,,Javës së Integrimit’’; Ora letrare e organizuar nga shoqata turke ,,Dialog’’ nga Vjena dhe ajo e mbajtur në “Lulish Theater” në Vjenë; Pjesëmarrja në Samitin e Parë të Diasporës në Tiranë etj. Do veçoja promovimin e romanit  “217”  të shkrimtarit Driton Smakaj i cili jeton e vepron në Hungari, Majlinda Nana Rama promovim romanit “Perandori”. Ishte me vlerë takimi me studiuesin e veprës së Aleksandër Moisiut Isak Guta nga Gjermania. Hapje horizontesh afirmative ishte d bashkëpunimi  me P.E.N Clubin në Austri respektivisht kryetarin e saj shkrimtarin e njohur Helmuth A. Niederle, Takimet me kryetaren e P.E.N  -Klubit në Shqipëri zj.Entela Kasi, shkrimtare. Leximet në disa gjuhë në bashkëpunim me shkrimtarë në gjuhën turke por kombesh të ndryshme:Mehmeti Meti Zekin, Huseyin Simsek; nga Kenia shkrimtarja e njohur disidente Philo Ikonya, nga Polonia Marzanna Danek,

Vargu i aktiviteteve letrare është i gjatë, një plotësim me vlerë në kalendarin historik të shqiptarëve në Austri.  LSHKSH ia ka arritur të ofroj vlera bashkëpunimi me krijues  kombesh të ndryshme që jetojnë në Austri.  Veçan me vlera të mëdha është ngritja e urave të bashkëpunimit me krijuesit austriak që shkojnë dhe përtej rrethit letrar e artistik, kur dihet mbështetja e madhe që kombi shqiptar pati gjatë historisë së tij të vështirë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora