Kulturë
Baki Ymeri: Poezi rumune nga Transilvania
E diele, 28.08.2016, 07:00 AM
POEZI RUMUNE NGA TRANSILVANIA
(Elena M. Cîmpan, Poezi për engjëll / Poezii pentru înger, Amanda Edit, Bukuresht 2016)
Nga Baki Ymeri
Poetesha rumune Elena M. Cîmpan u lind më 28 gusht 1967, në Lukëçesht, rrethi Drëgoesht, Suçeava. Kreu Fakultetin e Shkronjave, dega rumanisht-gjermanisht, në Universitetin „Al. I. Cuza” në Jash. Është profesoreshë në Kolegjina Nacional „Liviu Rebreanu” në Bistrica. Ndëmjet viteve 1998-2002 ka qenë inspektore e specializimit të Gjuhës dhe Letërsisë Rumune në I.S.J. Bistrica-Nësëud. Është presidente e Shoqatës Letrare „Conexiuni”, në Qendrën Kulturore të Qytetit „George Co?buc”, në Bistrica. Është anëtare e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë (USR) dhe e Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Rumanisë (UZPR).
LIBRA TË BOTUAR.
Poezi: „Dilem(n)a”, 2001; „Dansi i blertë”, 2003; „Nga ti te ai”, 2006; „Poezia jonë e të gjitha ditëve”, 2009; „Hidhërimi im i ëmbël”, 2009; „Pianoja dhe poema tjera”, 2010; „Poema më e bukur”, 2011; „Sentimentet e sendeve”, 2012; „Postume antume”, 2014. Prozë e shkurtë: „Kabina e provës”, 2007.
Ese: „”Eseu i daraxhiut”, 2010; „Rruga deri në rrugë”, 2012. Kritikë letrare: „Në bazë të lekturës”, 2010; „Mendimi që bashkon”, 2010; „Me sytë mbi libër”, 2013.
Ditar: „Ditar refleksiv”, 2008; „Ditari i shqetsimit”, 2012.
Publicistikë: „Libri i lojës”, 2008; „Lundra e shpëtimit”, 2013; Poezi për engjëll, 2016.
GJESTE TË NATYRSHME
në mëngjes
më thot
diçka për ty
ajo më këshillon
të kem kujdes
në
gjestet tua të natyrshme
si do shenja
ngase
jo çdo ditë
engjëlli im
e pin kafenë
me mua...
POEZIA E HISTORISË
ti je historia ime
dhe unë jam poezia yte
njësoj sikur
unë të isha historia yte
dhe ti poezia ime
nga libra prej gline
që nga fillimi
dhe ndoshta dikush
në ndonjë ditë të ardhshme
do ta shkruajë
një histori të poezisë
apo
një poezi të historisë...
PËR TAKIME
si mund të harrojmë vallë
takimet tona
kur secili prej nesh sillte
nga një natë të bardhë
dhe e ulnim në gjunjët
e ëndrrës krenare të agimeve
si mund të harronim vallë
takimet tona
me një gëzof lepuri të trembur
dhe kujtimet
nga një tabor arkeologjie
e mundet vallë?!...
EPOKA E DËBORËS
nëse tashmë nisi të bie borë
do të kthehemi në
fëmijëri
dhe
fije pas fije
do ngrejmë një kështjellë
dhe
do bëhemi
njeri prej dëbore
dhe
grua prej dëbore
në një epokë dëbore
pas epokës sonë...
PËR MOSNDRYSHIM
kush do ishte në gjendje
të na ndryshojë
asnjë ide
asnjë pengesë
asnjë pakt
asnjë traktat
jemi
të pandryshueshëm...
ENGJËLL I DASHURUAR
engjëlli im
i dashuruar
për një lëndinë
për një ujë të kulluar
për një muzgëtim
për një heshtje
të shenjtë
për mua...
FLLADITJE
flatrat më kanë prekur
porsi një flakë
pa e shuar
flladitja
nga lart përposhtë
dhe nga poshtë lart
me kujdes
prehje e lodhje
të kënduara në harpë
unë në krejt ditët tua
ti në krejt netët e mia...
TË ËNDËRROJ NË MËNYRË KLASIKE
të ëndërroj me sytë e mbyllur
me sytë e hapur
në ngjyrë të mbyllur
të hapur në pamje
flatra e mbyllur
e bardhë
dhe
e zezë
t’ëndërroj në mënyrë klasike
përgjatë jetës...
ZOGJTË E HAPIN DRITAREN
vjen pranvera
dhe zogjtë e hapin dritaren
me zërin e tyre
nëpër dritën e ditës
ua bëj me dorë
për ikje
drejt fushës, drejt pyllit
drejt shpatit, drejt blerimit
atipik
të gjitha të munguan aq
sa të mos qëndrosh shumë...
PORSI NJË TURRË
Motto: „Kur ke arritur në majë të malit, vazhdo të ngjitesh.” (Vasile Andru)
u dogja me ty
si një turrë
e dij
çfarë ndëshkimi
më pret
por atje
në majë
do të vazhdoj
të ngjitem...
HOMO FABER
më bëre kupë argjendi
nga e cila të pish ujë të gjallë
më bëre murë me vend dritaresh
ku të rrish kur koha të shtyp në tëmtha
më bëre turn me një orë
ku troket një zemër e vetmuar
më bëre shenjë qytetërimi dakas
dhe më vure në muzeun tënd shtëpiak
më bëre varr të zbuluar
në një fshat transilvanean
më bëre amforë që i pret sytë tu
për çdo mëngjes...
UNË BESOJ
pushoje flatrimin
engjëll
në qerpikët e mi
është koha pa dyshim
uli flatrat
në tëmthat e mia
është koha pa dhimbje
lëri sytë e mëdhenj
të më shohin
përtej tokës
unë besoj
se përjetësia ka lindur
në ditën tënde...
ELENA M. CÎMPAN
S-a n?scut la 28 august 1967, în Luc?ce?ti, Dr?goie?ti, Suceava. A absolvit Facultatea de Litere, sec?ia român?-german?, la Universitatea „Al. I. Cuza” din Ia?i. Este profesoar? la Colegiul Na?ional „Liviu Rebreanu” din Bistri?a. A fost inspectoare de specialitate Limba ?i Literatura Român? la I.S.J. Bistri?a-N?s?ud, între anii 1998-2002. Este pre?edinta Societ??ii literare „Conexiuni”, la Centrul Cultural Municipal „George Co?buc”, Bistri?a. Este membr? a Uniunii Scriitorilor din România (USR) ?i a Uniunii Ziari?tilor Profesioni?ti din România (UZPR).
C?R?I PUBLICATE: Poezie: „Dilem(n)e”, Ed. Limes, Cluj, 2001; „Dansul verde”, Ed. Limes, Cluj, 2003; „De la tu la el”, Ed. Limes, Cluj, 2006; „Poezia noastr? cea de toate zilele”, Ed. Nico, Mure?, 2009; „Dulcele meu amar”, Ed. Eikon, Cluj, 2009; „Pianul ?i alte poeme”, Ed. Limes, Cluj, 2010; „Cel mai frumos poem”, Ed. Nico, Mure?, 2011; „Sentimentele lucrurilor”, Ed. Limes, 2012; „Postume antume”, Ed, Limes, 2014; Proz? scurt?: „Cabina de prob?”, Ed. Karuna, Bistri?a, 2007; Eseu: „Eseul de cle?tar”, Ed. Limes, 2010; „Drumul pân? la drum”, Ed. Limes, 2012; Critic? literar?: „Pe baz? de lectur?”, Ed. Nico, Mure?, 2010; „Gândul care une?te”, Ed. Nico, Mure?, 2010; „Cu ochii în carte”, Ed. Limes, Cluj, 2013; Jurnal: „Jurnal reflexiv”, Ed. Karuna, Bistri?a, 2008; „Jurnalul nefericirii”, Ed. Napoca Star, Cluj, 2012; „Alltag”, Ed. Nosa Nostra, Bistri?a, 2013; Publicistic?: „Cartea de joc”, Ed. Eikon, Cluj, 2008; „Barca de salvare”, Ed. Limes, Cluj, 2013, Poezii pentru înger, Amanda Edit, Bucure?ti 2016. (Përktheu: Baki Ymeri)