E enjte, 26.12.2024, 05:19 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Veprat e liga

E marte, 09.08.2016, 06:59 PM


VEPRAT E LIGA  S’LËNË PËRSHTYPJE NJERËZORE, INSTITUCIONET E VENDIT NUK JANË FAJTORE

Nga Dedë Preqi

Institucionet e Kosovës janë të popullit, nuk janë të individëve të caktuar, apo të atyre që po e zhysin vendin në krizë, nuk janë të atyre, që mendojnë ti privatizojnë këto vende të shenjta të këtij populli dhe të këtij vendi. Sa herë duhet ti përserisim gjërat dhe të kthehemi mbrapa, që të përkujtojmë të kaluarën e hidhur, e cila si duket vonë do të na rrasët në kokë. Sa vështirë e patëm dhe u deshtë të kalojmë shumë sakrifica, duke e paguar shumë shtrenjtë me gjakun e dëshmorëve të lirisë, për të ardhë deri te këto Institucione të vendit.

Ata që e duan Kosovën dhe ndryshimin e saj në mënyrën pozitive,  nuk abuzojnë me Institucionet e Kosovës, sepse këto janë INSTITUCIONE të vendit tonë, që janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e këtij populli, të cilat na kanë munguar me shekuj. Prandaj, në këto rrethana  është e turpshme sot të ngrisim dorë  dhe të njollosim Institucionet e vendit tonë, apo ti shkatërrojmë ato që i kemi ndërtuar me shumë sakrifica, për  t’u hakmarrë ndaj atyre njerëzve që Kosovën dëshirojnë ta bëjnë pronë të vetën.

Ata që po abuzojnë me jetën e qytetarëve të vendit, ata që abuzojnë dhe bëjnë pazare politike me tokat e Kosovës, ata që korrupsionin e kanë bërë si bukën e  përditshme, dhe prapë tentojnë të lozin me fatin e këtij populli, të veqohen dhe të mbetën në një anë si mëkatarë dhe tradhëtarë të këtij vendi dhe këtij populli, por jo të hyjnë në një trastë dhe këmishë edhe ata që janë kontribues dhe sakrifikues  të këtij vendi dhe këtij populli, duke i nxjerrë  të parët nga situata…

Përveq armiqve shekullor të këtij vendi, kush do të na kishte lakmi  një gjendje të tillë,  të cilën sot po e kultivojmë vetë për së mbrapshti  dhe me djallëzitë që po ia shkakëtojmë këtij vendi, që nuk na mbeti  tjetër, vetëm  të shtyhemi  edhe të shtyhemi  sa më shumë me bërrylla se cili po e vjedh këtë shtet ma shumë, dhe cili i ka muskujt më të fortë që ta mbajë këtë qeveri  të bërrylave dhe të turpit.

Nuk janë fajtore Institucionet e Kosovës, se në këtë vend ka:  papunësi të madhe, hajni  marramendëse, korrupsion të rëndë, kriminalitet të planifikuar, shëndetësi të sëmuarë, arsimim të degjeneruar, drejtësi të shtrembëruar, mjedis të ndotur, rrymë të lodhur, ekonomi  joformale, investime jo kapitale, ekstremizëm fetar, shpiuna e tradhëtar, e gjithçka tjetër, në një vend me njëmilion e gjysmë banor.

Të gjitha këto janë fatkeqësi  dhe dhimbje të shpirtit të një populli, indinjata mbi paarsyeshmërinë dhe padrejtësinë që i kanoset popullit të Kosovës, në kohën  kur ne i kemi kaluar ato bariera të rënda të diktaturave dhe formave më ç’njerëzore, që të na përseritën në këtë kohë, me ç’rast nuk kemi se kënd ta akuzojmë, pos në rend të parë vetëvetën, apo mbeturinat e kohës dhe shërbëtorët e saj, që Kosovën e konsiderojnë pronë të tyre.

Mund të kuptohet se, një gjendje e tillë e tendosur e popullit, që grupe-grupe bashkohet me nevojë  për të mbijetuar, e detyron jetën e tyre të bie në shkallën më primitive, dhe mungesa e kushteve dhe mirëqenjës, i përcakton detyra të pakontrolluara, të cilat e qojnë në eskalimin të situatave jo normale dhe jo njerëzore, kinse për ta  në zbutjen e krizave. Duke marrë parasysh të gjitha këto efekte negative, brengat dhe shumë ankime të papërfillshme të popullit të Kosovës, për ngushëllim nuk duhet të gjejmë format dhe veprimet më të vrazhda, apo hakmarrjen  dhe shkatërrimin e Instutucioneve të vendit, sepse ato nuk janë fajtore për mungesën e vizionit të shkakëtarëve të kësaj situate…

Prandaj, Zhgënjimin që e përjeton populli i Kosovës, ndaj menagjerëve të kësaj qeverie, është eksperienca që nuk mund të kalohet lehtë, përderisa në këtë qeveri  është instaluar një rrymë e kahershme e keqbërësve dhe keqmenagjuesve të këtij vendi. Por, për sëcilin keqbërës  do të vie dita, që të gjitha këto përjetime do ti paraqiten vetëm si një ëndërr e keqe, që e ka ëndërruar për vendin dhe popullin e vet, e cila ëndërr nuk do ta lë të qetë për jetë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora