E shtune, 21.12.2024, 01:20 PM (GMT)

Mendime

Leon Duhanaj: Shqiptarët në krizë identitare!

E shtune, 06.08.2016, 02:11 PM


Shqiptarët në krizë identitare!

Nga Leon Duhanaj

Ne shqiptarët,  edhe pse sot i kemi të gjitha parametrat, për të qenë një komb i konsoliduar, me një të ardhme të ndritur dhe, një komb me ndikim,  i cili do të mund të luante rol kyç në rajon. Për fat të keq, edhe përkundër faktit që koha po punon për ne dhe, se konteksti kohorë ka ndryshuar rrënjësisht në favorin tonë. Ne prapë vazhdojmë të qëndrojmë statik, duke u qëndruar besnik sëmundjeve shekullore.

Është e pakuptueshme dhe trishtuese se si nuk kemi arritur edhe pas më shumë se 100 vitesh të ndryshojmë qasje në lëvizjet tona kombëtare.

Nëse analizojmë gjendjen e shqiptarëve në fillim të shekullit XX dhe tani, mjerisht duhet të konstatojmë se tek ne, në mendësinë tonë, nuk ka ndryshuar asgjë!

Kriza identitare të cilën po e shpërfaqim sot, është e frikshme, madje edhe më e rrezikshme se që ishte para një shekulli. Nuk besoj që ka edhe një shembull në botë, që i ngjason shembullit tonë. Ne nuk kemi konsensus si komb as për të kaluarën, as për të tashmen e as për të ardhmen tone! Kjo çfarë po ndodhë më ne, është tentative për vetshkatërrim.

Në kohen  moderne ku për shqiptarët ka aq shumë mundësi për zhvillim e përparim kombëtar, ne po rikthejmë historinë tonë. Ne po na përsëritet historia e errët e jona, me vet dëshirën tonë.

Pas tërheqjes së pushtuesve nga trojet shqiptare, pushtuesit nuk lanë asgjë që vlen, prapa tyre, e si mund të mendohet që lanë pjesë të kombeve të tyre. Kjo është absurditet!

Greket e spastruan Çamërinë duke deportuar shqiptarët nga trojet e veta për në Shqipërinë Londineze. Si ka mundësi që tash në kohë lirie të plotë. Në vend që të rizgjohet ndjenja kombëtare e shumë brezave shqiptarësh në Greqi. Të ndodhë e kundërta. Të tjetërsohen shqiptarët e Shqipërisë në grek. Një zgjim i grekëve në Shqipëri do të mund të ishte real, vetëm nëse Shqipëria do ta kishte pushtuar territorin grek e jo e kundërta. Në shtetin shqiptar sot, falë politikave antikombëtare të vet qeverive shqiptare, janë të regjistruara minoritete të ndryshme, të paqena, të cilat nuk kanë asnjë bazë logjike të ekzistencës së tyre. Krejt këto janë rezultat i punës së agjenturave antishqiptare, të cilat punojnë lirshëm në trojet tona.

Në Maqedoni, nëse kemi një dritë të vogël, të zgjimit kombëtare tek shqiptarët ortodoks gjerë me tani të asimiluar nga politikat antishqiptare nga të gjitha drejtimet. Në anën tjetër kemi paradoksin e madh të shndërrimit të shqiptarëve të besimit islam në Turq. E njëjta gjë po ndodhë edhe në Kosovë dhe Mal të Zi. Në vend se shqiptarët nga Sanxhaku, të gjejnë fijen e gjakut të tyre shqiptar dhe t’i rikthehen trungut të tyre, ata me mburrje thirren si “komb mysliman” boshnjak.  Ndërsa në Kosovë numri i turqve po shtohet çdo dit, ka edhe një tendencë të hapur e cila përmes promovimit të “kombit kosovarë”, ka si qëllim krijimin e një identiteti të ri, i cili mundësisht të mos ketë lidhje me të kaluarën shqiptare por të jetë i vëllazëruar me turq.

Historia na mëson për konventat jogosllavo – turke nga të cilat pësuan me qindra e mijëra shqiptarë, të cilët u mashtruan nga çarqe fetare për një jetë më të mirë  në Turqi, e që përfunduan në shkretëtirat e Anadollit. Si ka mundësi që Turqia të merrte aq shumë shqiptar nga trojet e veta për ta populluar Turqinë, e i la turqit këtu!!!?

Kjo nuk ka asnjë logjikë dhe nuk mund të ketë asnjë agrumet të bazuar shkencor. Kjo është vetëm rezultat i investimeve të agjenturave pansllaviste të cilat janë në bashkëpunim të plotë me agjentura turko-arabe për tjetërsimin e shqiptarëve.

Kohëve të fundit po e vërejmë shkallën e lartë të solidarizimit të shqiptarëve me Presidentin turk Erdogan. Një tiran i cili po e shkatërron Turqinë moderne për ta shndërruar në një shtet  diktatorial islamik të tipit të Arabisë Saudite. Çfarë interesi kanë shqiptaret ta lidhin fatin me një diktator!?

Si ka mundësi që shqiptarët në Maqedoni, në Luginë të mos brengosen për të drejtat e tyre kombëtare, por të organizojnë protesta në mbrojtje të Erdoganit!? A paska nevojë Erdogani aq shumë për ndihmën e shqiptarëve!?

Jo ai nuk ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, por ka nevojë për tjetërsimin e tyre nga shqiptar në milet neoosman. Kjo çfarë po ndodh tani në hapësirën shqiptare është pikërisht kjo, shndërrimi i vullnetshëm i shqiptarëve në milet neoosman apo osmanli të ri.

Krejt kjo katrahure kombëtare, po ndodhë me bekimin e qeverive shqiptare, të cilat jo vetëm që tolerojnë manovrimin e agjenturave antishqiptare, lirshëm dhe pa asnjë pengesë në trojet tona. Por edhe në shumë raste bashkëpunojnë me to, për interesa e përfitime klanore.

Vërtet nuk e di se fare do të ndodhë me ne në të ardhmen, por një gjë e di, se trojet shqiptare janë në zemër të Europës dhe Europa e Amerika nuk do ta lejoj një Perandori Osmane të re, qoftë duke e ndaluar edhe me luftë. Pyetja shtrohet për ne; a dëshirojmë të jetojmë në Europë si evropian apo si milet osman?

Shqiptarët janë të njohur për përkatësitë fetare  të ndryshme, për tolerancën dhe bashkëjetesën në paqe mes tyre. Por, një gjë është e sigurt, se krejt tragjeditë historike i kanë falë pushtimeve në emër të feve. Edhe sot, e njëjta gjë po vazhdon. Në emër të feve po shkatërrohen themelet e shqiptarizmës. Është koha dhe momenti i fundit, për një rilindje të re kombëtare shqiptare. Shqiptarët duhet ta gjejnë një konsensus për të ardhmen e përbashkët, për ndryshe do ta pësojmë si shumë kombe të cilat i njeh historia por nuk ekzistojnë më.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora