E shtune, 21.12.2024, 12:45 PM (GMT)

Mendime

Kim Berisha: Shqiptarët nuk e njohin fenë e tyre

E enjte, 04.08.2016, 08:09 PM


Thuajuni grave, vajzave e motrave tuaja ta fshehin bukurinë...

Nga Kimete Berisha

Hoxha nuk ka thënë asgjë që nuk shkruan në K'uran.

Suret 33 dhe 34 ta spjegojnë ty fort mirë kodin e veshjes së femrës myslimane.

Ti s'guxon m'u duk provokative, s'guxon m'i josh njerëzit në rrugë, nuk bën me t'u duk asnjë copë mishi, as kurrësesi nuk guxon m'u vesh' ngusht'.

Femra myslimane nuk guxon t'ia zbuloj trupin e saj asnjë mashkulli tjetër përveç burrit të saj.

Femra myslimane është e urdhëruar nga Zoti që ta fsheh bukurinë e saj.

Ky nuk është lajm.

Nuk ka këtu asgjë për t'u habitur.

Feja nuk ka ndryshuar.

K'urani nuk ka ndryshuar.

Shqiptarët po ndryshojnë.

I habitshëm mbetet vetëm fakti se si shqiptarët nuk e njohin fenë e tyre, dhe presin nga K'urani që për hatër të shqiptarëve të rishkruhet dhe t'i adaptohet mënyrës së tyre perendimore të jetesës.

Shqiptarja i thotë vetes myslimane, e vishet si vajzë perendimore, plus çuditet kur hoxha ia tërheq vëmendjen.

Një pyetje për të gjitha femrat shqiptare që deklarohen myslimane: Ju a përnjëmend pajtoheni që burrat tuaj të martohen edhe me nga tri gra tjera, krahas juve?

Jo nuk pajtohet me ortake, njeri i lemë që ka mend në kry.

Atëherë, pse ti i thua vetes myslimane kur nuk pajtohesh me fenë tënde!

Hoxha u është drejtuar femrave myslimane. Jo juve.

S'kemi pse çuditemi ne me kodin e tyre të veshjes.

Ju duhet të çuditeni me veten që deklaroheni myslimanë, por ndjeheni si evropianë. Me juve diçka nuk është në rregull.

Të ishin shqiptarët has myslimanë nuk do të ishin çuditur kur hoxha u thotë se s'duhet të tregoni bukurinë tuaj para burrave të huaj. Se kaq punë duhej ta kishin mësuar me vakt!

Bukuria jote i takon vetëm burrit tënd, kupto. Eventualisht edhe familjarët me të cilët jeton mund të kenë çasje në hjeshinë tënde.

Sura 33 thotë, edhe djemtë e burrit tënd (që i ka me ortaken tënde), kanë të drejt të të shohin kryshtruar.

Ky hoxhë ka ndikuar që shqiptarët myslimanë të frikësohen, të çuditen dhe të habiten nga feja e tyre, të cilën në imagjinatë e kanë krijuar si fe 'liberale', fe e lirisë dhe demokracisë, e cila u përshtatet shqiptarëve, e jo shqiptarët fesë së tyre.

Jo. Këtu ka rregulla.

Nuk është lehtë me qenë femër myslimane. Lëri ti shqiptarët laramanë për të cilët feja është vetëm folklor.

Çdo femër pa shami, për myslimanët është e pavlerë ose e padenjë.

Kështu i urdhëron kodin i tyre i veshjes.

S'ka islam tradicional e islam modern. Modern jemi vetëm ne që frustrohemi pse islami nuk modernizohet baras me ne.

Islami nuk është reformuar asnjëherë, interpretoje ti si të duash, por fjalët e tij kanë mbetur të njejta.

Vet tha hoxha: femrat që vishen shkurt, meshkujt mysliman i marrin për prostituta. Punë për ta.

Ju qetësohuni se nuk keni ju problem me hoxhën. Keni problem me fenë e cila në esencë nuk u flen në shpirt.

Nuk mund të jesh pak mysliman, e pak 'modern', e andej-këndej, ose je mysliman, ose s'je.

E nëse je mysliman, nuk mund të jesh 'trendi' e të kesh kodin tënd personal të veshjes e të mirësjelljes. Jo baco.

Ti u dasht me mendu mirë e me mat veten mirë para se m'u deklaru mysliman!

Kryesore meshkujt nuk janë të obliguar ta fshehin bukurinë e tyre nga sytë tanë dhe nga sytë e meshkujve të tjerë.

P.S. Shko tash merr leje te hoxha në fjalë, para se të shash këtu. Nëse hoxha të jep leje me m'sha, eja shaj sa të mundesh.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora