E shtune, 21.12.2024, 05:42 PM (GMT)

Mendime

Nexhat Bexheti: Shqiptarëve do t’ju hakmeret liria

E hene, 25.07.2016, 06:56 PM


Shqiptarëve do  t’ju hakmeret liria

Nga Nexhat Bexheti

Situatat sociopolitike në regjion dita ditës, duket se kristalizohen, gjegjësishtë edhe po aq mjegullohet.

Tatari e martë veshtë thuanë të parit tanë. Na ndodhën shumë konflikte të kontrolluara,si dhe konflikte të dalura nga kontroli!. Por  ekspertët ushtarakë i lexojnë apo i deshifrojnë qëllimet e fshehura nga gjurmët e prekura në konfliktet, dhe i transmetojnë pjesërishtë në opinion. Së fundit do të jepen efektet e krizave të sajuara nga konfliktet?

Nëse e hulumtojmë kronologjinë e krizës së ndodhur në Europë, e para të cilën përjetuam qe Krimea,nga ky konfliktë përfitojë më shumë Putini, megjithse kërcënimet ishin të mëdha, por Putinit  nuk ja bënri Syri pësht, e krunizoi me fitore konfliktin e kontroluar dhe më u harua, qoftë e kalume!. Por nuk do të ndalet këtu aspirata hegjemoniste e Putinit?.

Reprizohet situata e ngjashme siç thotë poppulli i ngjanë Peni Gëzofit, fjalën e kamë për Turqinë.

Para se të ndodhë Turqia, paraprakishtë që të kontrollohet konflikti u përpunua për një periudhë kohore Ballkani, që Zvaraniku ta ketë bishtin më të gjatë.

Erdogani në turneun nëpër shtetet Ballkanike me përkatësi Islame, bëri përpjekje që ti binde Liderët e këtyre Shteteve që të largohen nga shpëtimtari perëndimorë, e të kalojnë tek ishë sunduesi i Lindjes. Nuk u kuptua qartë se Liderët Shqiptarë a u reshtuan nga Erdoganit, por nga përqafimet e ngrohta publike u dha mesazhi se po. Pasi që zotëri Edvin Ramçe dhe Hashim Kuçuk Hoki, nuk janë tregue si të rezistueshëm nga dominimi i platformave të të huajëve, në krahasim me platformat progresive  vendore ,sepse nuk e përjetojnë shtetin e vetë si të vehtin por si të huazuar,si të marun me qira dhe ta shkatrojnë deri në skajëshmëri, si dhe popullatën e rëzuan për dysheme me standardë jetësorë më të ulët në regjionë. Nga kjo katrahurë ekonomike migrojnë ekspertët, mjekët ,inxhinjerët rinia etj. Dhe  ngelën pa forcë zhvillimore shteti. Spiralja e mjerimit zhvillohet si në kohën e Migjenit, dhe e kaplon  vendin në formë Metastazë  Kanceri,sëmundje kolektive shoqrore. Me qëlim që Qeveria më lehtësi të  qeverisë dhe  të sundojë, duke manipulue me vjedhjen e votave të popullatës.

Momentalishtë u mbyllë  Mozaiku Ballkanik bashkë me disa shtete që moti të proklamuar aleat Rusie. Dhe Erdogani i lidhën Vagonat e Trenit, dhe do të   ndezë lokomotivën me kursin për në Moskë.

Shqiptarëve do Ju hakmeret liria, sepse u mungon mveshja me ideologji, thuaj se tërësishtë janë zhveshur, nga qëllimet e realizimit të objektivave për bashkim kombtarë. I zgjedhim për Presidentë, dhe deputetë njerëz të dyshimtë nga prejardhja kombtare,dhe të pa  verifikuem nga dosjet kriminele.

Qeveritë me qëllime të caktume i kanë mbyllur Akademitë e Shkencave dhe të Arteve apo i kanë qetsue në hartimin e platformave kombtare. Gazetaria hulumtuese thuaj se nuk ekziston, intelegjenca e shurdhët ,Artistët e qorum, krijuesit letrarë gojë gozhduar, i mjeri popull spontanishtë ka ra në Letargji.Obligim moral dhe kombtarë me ndërgjegje vetanake ,duhet çdo Shqiptarë të vetë ideologjohet dhe të vetë nacionalizohet,të distancohet nga politikat degresive të Liderëve të dyshimtë. Nuk është vonë akoma mundet populli të këndjellet e të zgjohemi si në kohërat Kreshnike.Po të mos zgjohemi dhe ta marim fatin në dorën tonë nuk do të ngelë nga ne asgjë vetëm si histori  e shkruarë nëpër bibliotekat nëntoksore. Ta gjejmë rrugën tonë në udhëkryqin pa udhërrëfyes..



(Vota: 31 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora